1500 – Ka lindur skulptori italian dhe argjendari Benvenuto Cellini , mjeshtri më i famshëm i kohës së tij sa i përket punëve të argjendarive dhe objekteve të shtëpive mbretërore dhe fisnike.
Ai gjithashtu ka punuar skulptura dhe relieve me format të madh si “Perseu”, “Cosimo de ‘Medici”, “Nimfat e Fontainebleau” kurse autobiografinë e tij (“Jeta ime”, 1562), është një dokument i rëndësishëm për historinë kulturore të Rilindjes.
1509 – Publikisht për herë të parë u prezantua imazhi në tavan i Kapelës Sistine pikturuar nga Michelangelo.
1755 – Një tërmet në Lisbonë, i cili sot llogaritet rreth nëntë ballë të shkallës Rihter, por edhe cunami dhe zjarri që ka shkaktuar, kanë shkatërruan dy të tretat e qytetit, dhe vranë 60.000 njerëz. (b.an)