2004- Vdiq aktori amerikan Marlon Brando, një nga aktorët më me ndikim të gjeneratës së tij dhe fitues i Oskareve për rolet në filmat “Kumbari ” dhe “Në brigjet e Nju Jorkut.”
1804-Ka lindur shkrimtarja francez Zhorzh Sand, një emblemë paralajmëruese e feminizmit, autore e romaneve sentimentale, sociale dhe rurale dhe tregimeve të shumta (“Indiana”, “Lelia”, “Historia e jetës sime”). Ajo ka lënë dhe një korrespondencë voluminoze dhe kujtime.
1876-Vdiq anarkisti rus revolucionar Mikhail Aleksandroviç Bakunin. Për shkak të përhapjes së ideve të tij liberale, Senati rus e ka privuar nga titull i fisnikut në 1844 dhe e dënoi me punë të rëndë në Siberi, ku ai arriti të ikë në Evropën Perëndimore, e të vazhdoj veprimtarinë e tij revolucionare. (b.an)