• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si shpjegohet kjo valë ekstreme e të nxehtit në Europë?

by
02/08/2022 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Europa është nën darën e një vale ekstreme të të nxehtit, me temperaturat që këtë javë që do të thyejnë rekorde të reja, ndoshta shkaktuar mijëra të vdekur. Vala e re e të nxehtit që pritet të godasë Europën Perëndimore këtë javë, vjen pas ditëve të një vape zhuritëse në Gadishullin Iberik, ku besohet se kanë vdekur qindra njerëz.

Zyra e Meteorologjisë në Britaninë e Madhe, lëshoi ????alarmin e saj të parë për nxehtësinë ekstreme që ka përfshirë këto ditë Anglinë, me temperaturën që do të arrijë deri në 43 gradë Celsius. Ndërkohë, edhe në Francë, temperaturat i kanë kapërcyer 40 gradë Celsius, dhe në jugperëndim të vendit, mijëra njerëz janë evakuuar pas zjarreve që kanë djegur më shumë se 10.000 hektarë pyje.

Si shpjegohet kjo valë ekstreme e të nxehtit në Europë?

Edhe në disa pjesë të Gjermanisë temperatura mund të arrijë në 40 gradë Celsius nga mesi i javës. Nga vapa e madhe do të vuajnë edhe vendet e Europës Lindore. Autoritetet i tremben një përsëritje të valës së madhe të të nxehtit në vitin 2003 në Europë, e cila i mori jetën shumë se 70.000 njerëzve.

Deri tani, më shumë se 1.000 njerëz kanë vdekur nga efektet e lidhura me të nxehtin ekstrem në Spanjë dhe Portugali. Po si mund të jetë vdekjeprurëse nxehtësia ekstreme?

Rreziqet më emergjente vijnë nga goditja nga i nxehti dhe rraskapitja fizike, të cilat në disa raste mund të jenë fatale, sidomos te të moshuarit, dhe njerëzit që stërviten apo punojnë jashtë në temperatura të larta.

Kur rritet temperatura rritet, shtohet djersitja për ta ftohur trupin. Po ashtu, zgjerohen enët e gjakut pranë lëkurës, duke e lejuar gjakun të lëvizë nga qendra e trupit në ekstremitetet e tij. Pa një rihidratim, kjo situatë mund t’i shkaktojë zemrës një tendosje shtesë. Kjo do të thotë se presioni i gjakut bie në nivele rrezikshmërisht të ulëta, duke çuar në raste ekstreme në dështimin e funksionimit të organeve.

Kur temperatura e ambientit e kalon 37.5 gradë Celsius, pra a??të të trupit të njeriut, djersitja në vetvete bëhet më pak efektive. Goditja nga i nxehti, ndodh kur trupi nuk mund të ruajë më temperaturën e tij, dhe kjo mund të çojë në dëmtim të trurit dhe organeve, nëse nuk ka një trajtim të shpejtë në spital.

Si shpjegohet kjo valë ekstreme e të nxehtit në Europë?

Por numri i vërtetë i vdekjeve të një vale të nxehti, priret të jetë shumë më i lartë se ai që raportohet. Për shkak se i vendos nën stres qelizat dhe organet e trupit, i nxehti priret të përkeqësojë kushtet dhe dobësitë ekzistuese. Sidomos te të sëmurët, të moshuarit dhe fëmijët e vegjël, përballja për një kohë të gjatë me temperaturat e larta, mund të shkaktojë një dëm serioz edhe disa ditë apo edhe javë më vonë.

“Valët e të nxehtit vrasin në fakt një numër të madh njerëzish”- thotë Hana Klok, studiuese e rreziqeve natyrore në Universitetin Riding në Britani. Temperaturat e larta mund të përkeqësojnë problemet kardiovaskulare, që janë shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me të nxehtin te personat mbi 65 vjeç, shprehet Majk Tipton, profesor i fiziologjisë njerëzore dhe të aplikuar në Universitetin e Portsmuthit.

Ndërkohë, temperaturat e larta reduktojnë qarkullimin e ajrit, dhe çojnë në një rritje të ndotjes së ajrit, duke përkeqësuar problemet e frymëmarrjes si astma, deri në pasoja potencialisht fatale. Në shumë vende europiane, godinat nuk janë të projektuara për t’u bërë ballë temperaturave as 5 gradë mbi 20 gradë Celsius, thotë Mariam Zakaria, shkencëtare e klimës në Kolegjin Mbretëror në Londër.

Kjo është një çështje shumë më serioze në Europën veriore, ku shumica e shtëpive janë ndërtuar për ta kapur nxehtësinë, në mënyrë që t’i ndihmojë banorët ta përballojnë më mirë të ftohtin në dimër. Kjo bën që temperaturat e brendshme të rriten shumë gjatë një valë të të nxehtit.

Vetëm një pjesë e vogël e shtëpive atje kanë ajër të kondicionuar. Qytetet që nuk janë ndërtuar për t’i bërë ballë temperaturave të larta, kanë në shumë raste një infrastrukturë të papërshtatshme për t’i mbajtur njerëzit të freskët, si për shembull më shumë pemë për më shumë hije, dhe qasje tek hapësirat e gjelbra dhe uji.

A është kjo valë e të nxehtit pasojë e ndryshime klimatike? Po. Grumbullimi i dioksidit të karbonit (CO2) nga djegia e lëndëve djegëse fosile, i ka bërë valët e të nxehtit më intensive dhe më të shpeshta në të gjithë globin, duke përfshirë edhe Europën.

“Shanset që të kemi verës ditë me temperatura mbi 40 gradë Celsius në Britani, mund të jenë 10 herë më të mundshme me klimën aktuale, sesa në një klimë natyrore të pandikuar nga ndikimi njerëzor”- thotë Nikos Kristidhis, një ekspert i klimës. Sipas tij, ndryshimi i klimës nxit valët e të nxehtit në dy mënyra.

E para përmes bllokimit të më shumë nxehtësie në atmosferën tonë.

Ndikimi i dytë është “dinamik”, dhe kjo nënkupton ndryshim të modeleve të motit, të cilat mund të sjellin mot  shumë të nxehtë dhe shi në rajonet që normalisht nuk i përjetojnë ato. Në rastin e Europës, këtë vit një zonë e ngadaltë e presionit të lartë ka sjellë ajër përvëlues nga Afrika e Veriut.

Këto lloje valësh të të nxehtit, do të bëhen më të shpeshta në dekadat e ardhshme, edhe nëse qeveritë do të arrijnë të mbajnë premtimet e tyre për të ulur emetimet e gazrave serë, gjë që nuk është aspak e sigurt. “Edhe me premtimet aktuale për reduktimin e emetimeve, ekstreme të tilla mund të ndodhin çdo 15 vjet në klimën e vitit 2100”- thotë Kristidhis./ Nga Victor Jack & Karl Mathiesen “Politico.eu”

/e.d

Next Post
Tensionet/ Kina rrethon Tajvanin, po shpërthen një tjetër luftë e madhe?!

Tensionet/ Kina rrethon Tajvanin, po shpërthen një tjetër luftë e madhe?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In