• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Si shpëtoi shqiponja e flamurit falë Prof. Kristo Frashërit

by Aalison Pearse Stevens
10/02/2016 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aurel Plasari

Në vitet e para ’90, mes marrëzive të “politikës së re” për t’u marrë edhe me historinë, u bë edhe propozimi për të ndryshuar konfigurimin e shqiponjës së flamurit kombëtar me argumentin që shqiponja në të nuk duhej t’i kishte krahët “të hapur”, por “të mbyllur”, jo “horizontalë”, por “vertikalë” etj. dhe se konfigurimin ekzistues të saj e paskësh imponuar… Enver Hoxha. Fatmirësisht forcat politike ranë dakord që të thirrej për të dhënë mendimin e tij si historian i specialitetit edhe Kristo Frashëri. Më 1992 ai paraqiti në Kuvendin e Shqipërisë një varg argumentesh historike, juridike dhe politike, të shoqëruara me ilustrimet dhe burimet dokumentare, kundër propozimit për ndryshimin e konfigurimit të shqiponjës në flamurin kombëtar. Argumentet e paraqitura prej tij përmblidhen si vijon:

Flamuri kombëtar me shqiponjë dykrenore me krahë të hapur nuk ishte caktuar nga Enver Hoxha më 1946, por nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 1912, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga të gjitha viset shqiptare, nga Preveza deri në Mitrovicë. Si rrjedhim flamurin kombëtar mund ta ndryshonte një tjetër kuvend mbarëkombëtar. Kuvendi i Shqipërisë kishte të drejtë të caktonte vetëm flamurin e Republikës së Shqipërisë, i cili nuk do të ishte flamuri kombëtar, por vetëm flamuri i shtetit shqiptar.

Kështu shqiptarët do të kishin dy flamurë. Shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi nuk mund të hiqnin dorë nga flamuri kombëtar, i cili njihej si flamuri i Skënderbeut, për të përdorur flamurin e Republikës së Shqipërisë. Do të ndodhte kështu një përçarje midis pjesëtarëve të kombit shqiptar. Argument tjetër: me flamurin që ishte në përdorim shqiptarët kishin zhvilluar deri atëherë luftërat e tyre çlirimtare kundër zgjedhës osmane, veprimtarinë e qeverisë së Ismail Qemalit, luftën çlirimtare të Vlorës, Kongresin patriotik të Lushnjës.

Atë flamur kishte Shqipëria në kohën e monarkisë së mbretit Zog. Me atë flamur kishin luftuar jo vetëm partizanët, por edhe çetat balliste e legaliste. Me atë flamur zhvilloheshin demonstratat në Kosovë kundër zgjedhës serbe etj. Dhe argumenti i fundit: me ndryshimin e flamurit do të krijohej në rrafshin ndërkombëtar përshtypja se shqiptarët e ndryshojnë flamurin sa herë ndryshojnë regjimin, gjë që nuk e bëri as Enver Hoxha, i cili pretendonte se me fitoren e Luftës Nacionalçlirimtare dhe vendosjen e “pushtetit popullor” fillonte një epokë e re në historinë e Shqipërisë.

Në përfundim Kuvendi i Shqipërisë nuk e miratoi propozimin për ndryshimin e shqiponjës në flamurin kombëtar.

Next Post

Fjalimi i kryeministrit turk alarmon Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In