Detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar të martën në Tiranë, ku u arrestuan 27 persona për shpërndarje droge në zona të ndryshme të kryeqytetit. Sipas burimeve, pjesa e madhe e tyre e shpërndanin drogën duke përdorur taksi e skutera për të mos rënë në gjurmët e policisë.
Katër nga personat e ndaluar ishin taksixhinj, të cilëve iu gjetën edhe doza me vete në momentin e ndalimit.
Sipas përgjimeve, blerësit pasi kërkonin të merrnin dozat e lëndës narkotike i specifikonin me fjalët “e mirë” dhe “e fortë”.
Një dozë kokaine shitej deri në 80 mijë lekë, një dozë ekstazi shitej 15 dhe 25 mijë në varësi të cilësisë së mallit. Ndërsa një dorë heroinë 0.3 shitej 10 mijë lekë.
Anëtarët e grupit, kokainën e siguronin nga Euxhenjo Manushi, i arrestuar më herët me kokainë në makinë. Ndërsa dozat ekstazi siguroheshin nga Ergis Noka, djali i pronarit të portalit Publik.live, që një muaj më parë u kap bashkë me 3 persona të tjerë nga policia.