• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si shkova me 70 euro në Francë nga Prishtina, pasi më kërkuan 250 nga Rinasi

by A R
01/05/2017 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet me pagat më të ulta në Europë, sa i përket të ardhurave për frymë, por sa i përket fluturimeve ajrore drejt vendeve të BE-së ose edhe jashtë BE-së, ajo ka çmimet më të kripura. Shumë shtetas shqiptarë, të detyruar edhe nga kushtet ekonomike, janë në kërkim të fluturimeve ajrore me kosto të ulët drejt Parisit, Londrës, Gjermanisë, Milanos etj., dhe ato gjenden vetëm në vendet fqinje si Kosovë e Maqedoni, ku tarifat e fluturimeve ajrore janë disa herë më të ulëta se ato që ofron aeroporti i Tiranës. Për këtë po sjell një shembull personal, duke bërë përllogaritjen e kostove që m’u desh të shpenzoj në udhëtimin nga Tirana drejt Parisit. Për të gjetur një tarifë sa më të përshtatshme për buxhetin familjar, m’u desh të bëj disa kontakte me agjenci të ndryshme fluturimi nga Tirana drejt Parisit.

Këto tarifa, nëse do të nisesha nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, luhateshin nga 114 deri 123 euro vetëm vajtje. Pra mesatarisht 246 euro për person vajtje ardhje nga Tirana në Paris. Duke shumëzuar këtë për 4 (aq persona sa përbëhet familja ime) shuma që do më duhej të paguaja shkonte 984 euro. Një shifër kjo goxha e lartë dhe thuajse e pabërballueshme. Në këto rrethana m’u desh të merrja në konsideratë edhe mjaft oferta që kishin këto agjenci për fluturime me kosto të ulët që niseshin nga aeroporti i Prishtinës. Ofertat ishin mëse të leverdisshme dhe shumë më të ulta nga ato që ofroheshin për linjat që niseshin nga aeroporti i Tiranës. Për çdo person kostoja e udhëtimit ishte 70 euro vajtje ardhje, pra në total 280 euro. Duke llogaritur dhe 40 euro vajtje- ardhje me makinë ngta Tirana drejut aeroportit të Prishtinës, kostoja e udhëtimit shkonte 320 euro. Shto këtu dhe 20 euro parkim në aeroport për tre ditë dhe totali shkon në 340 euro. Pra 644 euro më pak. Një kursim ky jo i vogël i cili me pak ekonomizim të siguron 2 ditë qëndrimi në Paris për të vizituar jo pak vende të mrekullueshme dhe për tu argëtuar pa fund.

U nisa nga një përvojë personale për të nxjerrë në pah një problematikë mjaft shqetësuese që ka të bëjë me tarifat e udhëtimeve nga aeroporti ‘Nënë Tereza’, tarifa të cilat po rrjepin qytetarët më të varfër të Europës. Koncesioni i aeroportit i firmosur nga qeveria Nano ka qenë një nga më rrënuesit për xhepat e shqiptarëve dhe është një shembull klasik ku koncesionet nuk jepen për të ndihmuar qytetarët, por për t’i zhvatur ata në mënyrë të pamëshirshme.

As ndërrimi i pronësisë nga duart e gjermanëve në ato të kinezëve nuk ka çuar në një reflektim për të zbutur sadopak kostot e udhëtimeve që rëndojnë drejtpërsëdrejti mbi xhepat e shqiptarëve. Në dukje ndërhyrja me mekanizma ligjorë për të zbutur kostot duket një mision i pamunduir, pasi, siç shprehen edhe zyrtarët e qeverisë është e vështirë që të detyrosh koncesionarët që të ndryshojnë politikat e çmimeve nëpërmjet vendimeve të qeverisë. Ajo që kuptojmë nga gjithë kjo situatë është fakti se në dukje jemi të pafuqishëm për ta ndryshuar. Por nga ana tjetër kemi lirine për të zgjedhur. Thjeshtë duke braktisur rrugën drejt Rinasit dhe duke iu drejtuar aeroportit të Prishtinës apo të Shkupit. Rruga duket e gjatë, por është shumë më ekonomike. /Javanews.al/

Next Post
Deputetja e PD së Tropojës, sulmon Topallin, Bregun e Selamin: Çadra ka rëndësi! Doni vetëm pushtet!

Deputetja e PD së Tropojës, sulmon Topallin, Bregun e Selamin: Çadra ka rëndësi! Doni vetëm pushtet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Trump përsërit kërcënimin për../  Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

January 17, 2026
11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

January 17, 2026
“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

January 17, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 18 janar 2026

January 17, 2026
Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

January 17, 2026
Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

January 17, 2026
U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

January 17, 2026
Berisha-diasporës: Protestoni para ambasadave! Gjuani me vezë, domate…

Berisha-diasporës: Protestoni para ambasadave! Gjuani me vezë, domate…

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In