Nebojsha Medojeviç, drejtuesi i “Lëvizjes Malazeze për Ndryshim” ka premtuar se kur të vijë në pushtet do të ndërtojë një muri mes Kosovën dhe Shqipërisë, për të bërë kështu të mundur ndalimin e bandave të drogës që operojnë fuqishëm në këtë rajon. Menjëherë pas kësaj deklarate shokuese ka reaguar fort edhe faktori politik shqiptarë në Malin e Zi.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, njëherësh ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, është i shokuar nga pikëpamjet e një prej drejtuesve kryesor të Frontit Demokratik.
“Shokuese. Thjesht e pabesueshme. Në kohën e kufijve të hapur, të thuash diçka të tillë në të nxehtin e një lufte politike është e papranueshme”, deklaroi Gjeka me këtë rast.
Por Medojeviç më vonë shpjegoi se, “muri me Kosovën dhe Shqipërinë nuk do të ngrihet as për shkak të popullit shqiptar ose malazez, por ekskluzivisht kundër mafies malazeze dhe shqiptare, e cila e ktheu kufirin në Eldorado për kontrabandë.”
g.kosovari