• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si po vriten talebanët në luginën e pamposhtur? Kurthi i “luanëve” të Panjshirit i futi mes minave

by Java News
03/09/2021 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Talebanët morën pushtetin në Afganistan, por ende një krahinë e pamposhtur vijon që të bëjë rezistencë të fortë duke mos u dorëzuar. Bëhet fjalë për Luginën Panjshir.

Rebelët e kësaj krahine të njohur si “luanët” e Panjshir, emër që e morën nga lideri i tyre që u vra nga Al Kaeda shumë vite më parë, shprehen se nuk do të dorëzohen përballë talebanëve.

Mijëra luftëtarë anti -talebanë raportohet se po luftojnë kundër militantëve në një luginë të largët me një hyrje të ngushtë pak më shumë se 48 kilometra nga kryeqyteti Kabul.

Nuk është hera e parë që Lugina dramatike dhe imponuese Panjshir ka qenë një pikë ndezjeje në historinë e trazuar të Afganistanit duke qenë një fortesë kundër forcave sovjetike në vitet 1980 dhe talebanëve për herë të parë në vitet ’90.

Grupi që qëndron atje tani Fronti Kombëtar i Rezistencës së Afganistanit (NRF) kohët e fundit i kujtoi botës fuqinë e luginës.

“Ushtria e Kuqe [Sovjetikët], me fuqinë e saj, nuk ishte në gjendje të na mposhte … Dhe talebanët gjithashtu 25 vjet më parë … ata u përpoqën të merrnin luginën dhe ata dështuan, ata u përballën me një humbje dërrmuese” tha Ali Nazary , shefi i marrëdhënieve me jashtë me NRF, thotë për BBC.

Luftime të rënda janë raportuar mes talebanëve dhe luftëtarëve të rezistencës në Luginën Panjshir të Afganistanit. Fronti i Rezistencës Kombëtare, një grup multi-etnik i përbërë nga milicitë dhe ish-pjesëtarët e forcave afgane të sigurisë, është besnik ndaj qeverisë afgane të rrëzuar.

Panjshir është e vetmja provincë që nuk ka rënë në duart e grupit islamik dhe mijëra luftëtarë të opozitës besohet të jenë mbledhur atje. Është një distancë e shkurtër në veri të Kabulit dhe ka qenë tradicionalisht një qendër e rezistencës ndaj talebanëve.

Ish-nënkryetari i Afganistanit dhe presidenti i vetëshpallur në detyrë ka pohuar se luftëtarët talebanë po përdorin të rinjtë për të pastruar minat tokësore ndërsa përparojnë në Luginën Panjshir.

/m.j

Next Post
Denoncon babai i futbollistit të Kombëtares: Na kanë kërcënuar me kërkesë të njerëzve të fuqishëm! Ja statusi

Denoncon babai i futbollistit të Kombëtares: Na kanë kërcënuar me kërkesë të njerëzve të fuqishëm! Ja statusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In