• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po “vret” Yuri Kim autoritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

by Denis Dyrnjaja
22/10/2022 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Në mënyrë të vazhdueshme, herë më dendur e herë më rrallë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim po shfaqet në ambientet e gjykatave apo prokurorive në takime me trupat e këtyre institucioneve që janë produkt i reformës në drejtësi. Në mesazhet e saj znj. Kim përmend në mënyrë të përsëritur mbështetjen e pakursyer të SHBA për trupën gjyqësore që duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Sigurisht që pas çdo takimi të saj organizatorët e takimeve bëjnë gjithnjë kujdes për një set fotosh ku ambasadorja shfaqet mes gjykatësish apo prokurorësh. Ky zakonisht komentohet si një mesazh inkurajues për ta dhe një mesazh dekurajues për ata që pretendohet se do duhet të përballen me drejtësinë.

Zakonisht takime të tilla nuk ndodhin rastësisht. Ato përgatiten me kujdes për të qenë si një dedikim i nënkuptuar se njerëzit e drejtësisë në këtë vend nuk janë vetëm dhe se nuk duhet të stepen nga politikanë e pushtetarë në punën e tyre për të vënë para ligjit çdo shkelës. Pra ky është pak a shumë mesazhi i nënkoduar i ambasadores, i artikuluar edhe gojarisht se mbi ligjin nuk është askush.

Por çështja është se kjo prezencë e saj dhe këto mesazhe, mund të përkthehen edhe ndryshe. Psh si një ndjekës i aktualitetit sa herë shoh takime të tilla dhe këtë foton e duarve të shtrënguara apo të ambasadores në mes të një grupi prokurorësh ose gjykatësish, ata më duken jo më të fortë në kontekstin e statusit që kanë, por më të dobët madje të pafuqishëm.

Angazhimi për të dhënë e bërë drejtësi nuk bëhet me paterica, por me forcën e karakterit vetjak dhe personalitetit profesional të gjithsekujt. Nëse për çdo çështje me ndjeshmëri publike dhe për më tepër me implikime politike ambasadorja amerikane duhet të shkojë për t’iu dhënë gajret a kurajë prokurorëve e gjyqtarëve, kot që pretendojmë të kemi drejtësi dhe për më tepër rezultatet që presim prej saj.

Është e pakuptimtë të marrin injeksione diplomatike ata njerëz që forcën duhet ta gjejnë të ligji dhe integriteti i tyre, jo te një nëpunëse diplomatike. Shqipëria vend i NATO-s me aspirata për t’u anëtarësuar në BE ka një trupë gjyqësore që e merr për dore një ambasadore.

Mendoni për një çast psh në Italinë fqinje, ku është shtëpia ku ka lindur mafia, të bëhet lajm e të shkojë te takojë ambasadori amerikan gjykatësit e prokurorët për t’i dhënë kurajë për punën dhe misionin që kanë si detyrim ligjor e kushtetues dhe në fund edhe administrativ e njerëzor se paguhen për atë që kanë marrë përsipër, që ta kryejnë pa frikë dhe hezitim.

Kujtoj se në Itali janë vrarë prokurorë e gjykatës në përballje me mafien, por kjo nuk e ka stepur apo dobësuar por e ka forcuar drejtësinë atje. Ndërsa kjo që ndodh në Shqipëri është jashtë çdo logjike funksionale. Pra paraqitja e vazhdueshme e ambasadores amerikane në krah të njerëzve të drejtësisë tregon se ata nuk kanë këllqe dhe krijon efektin e kundërt, jo të forcës, por të dobësisë se tyre.

Ata duhet dhe e marrin forcën nga ligji, jo nga shtete të tjerë apo diplomatët e tyre. Autoriteti krijohet përmes aktesh dhe vendimesh kurajoze me bindje profesionale, që skalitin më pas edhe reputacionin e nevojshëm institucional. Ndryshe është e kotë që shpresojmë të kemi drejtësi. Kjo që shohim kronikave të lajmeve dhe faqeve të portaleve si kartolinë e ambasadores amerikane në takime me gjyqtarë e para prokurorë nuk është forcë për ta por dobësi. Dhe sigurisht të tilla çudira ndodhin vetëm në Shqipëri.

Next Post
Emrat/ Katet shtesë të kullave dhe pallate pa leje, vihen nën hetim shefi i komisariatit dhe 3 oficerë të policisë

Vajza shkon nga Tirana në shtëpinë e të atit në Mallakastër për t'i vjedhur para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In