• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!

by Poli Hoxha
17/03/2023 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Poli Hoxha

Është e pabesueshme se si është mbajtur me shiringa Sali Berisha, që nga dita që Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentarë i PD-së, menjëherë pas shpalljes non grata nga SHBA.

Shiringa nga Edi Rama dhe oligarkët e tij, shiringa nga Ilir Metaj, shiringa nga një tufë e madhe analistësh e mediesh, ish-ministrash, drejtorësh, tatimorësh kryepolicësh, biznesmenësh, të cilët ishin fryrë me para korrupsioni dhe krimi gjatë pushteteve të tij në 32 vite. Shiringë Sorosi, McGonigal, Neza, Duçka e ambasadorja Kim. Shiringë e fortë nga gjyqtari Zhukri dhe e fundit nga Ilirian Celibashi i KQZ.

Vendimi i prerë dhe i qartë i KAS, çmontoi edhe lojën përpëlitëse të radhës së Trekëndëshit. Miku dhe ish-ministri i Ramës në mënyrën më të pabesueshme, tentoi që t’i jepte Berishës emrin e Luzim Bashës, për ta hedhur këtë herë me rastin e zgjedhjeve si ushqim mes lukunisë së tij, siç ka bërë plot një vit e gjysmë.

Edhe pse dështuan, dëmi është i madh për Partinë Demokratike dhe demokratët e ndershëm. Por pas daljes së morfinës të marrë nga shiringa e radhës, vjen lëngimi i radhës dhe ndoshta i fundit. Edhe kufomat e kanë një datë skadimi dhe duket se 14 maji është pikërisht ajo ditë.

Që nga koha kur Sali Berisha nisi turneun rreth-rrotullues të Foltoreve, kanë rrjedhur shumë ujëra.

Nëse i bën një përshkrim të shpejtë këtij marshimi, ai ngjason fiks me përpëlitjen e Sizifit që vazhdon pafundësisht të ngjisë gurin në majë të malit dhe sapo duket se ja mbërrin, ai i bie sërish poshtë. Sizifi është dënuar nga Perëndi(të)mi që të ndëshkohet për të kaluarën e zezë, kurse të tjerët ta shohin si një shembull dhe nën një torturë që nuk mbaron kurë.

Nuk ka dënim më të madh dhe torturim më të rëndë se sa të përpëlitesh për një “kauzë”, e cila dihet se nuk do të fitohet kurrë.

Por Sali Berisha e bën këtë pasi e shpojnë gjithandej me shiringa dhe ky është problemi i tij. Hallin e vërtetë e kanë ata që shpresojnë dhe ende besojnë, se një ditë ai do ta ngulë gurin në majë të malit.

Që kur nisi Foltoret, menjëherë pas damkosjes globale si i korruptuar dhe minues i demokracisë familjarisht, Sali Berisha, ka pasur vetëm një qëllim: të mbetet në lojë.

E nisi si një betejë personale duke u betuar, se nuk do të përziente Partinë Demokratike në përballjen e tij me SHBA, për “nongratën” fatale. Por ja ku jemi: e ka kapur për qafe këtë forcë politike dhe vazhdon që ta përçajë dhe drobitë. Aq shumë e urren pse nuk e pranon më, sa që është gati që t`ja dorëzojë në tepsi Ilir Metajt.

Bëri lojën e një gjyqi në Paris i cili rezultoi një farsë, ose më shqip: një mashtrim. Pastaj hodhi tezën e Sorosit i cili kishte arritur të korruptonte komplet agjencitë inteligjente dhe Departamentin e Shtetit, për ta hequr qafe!

Aktualisht Soros është zhdukur nga fjalori i tij dhe është zëvendësuar me McGonigal dhe guvernatoren Kim. Pastaj shpiku një shiringë tjetër dhe ua nguli në tru demokratëve të shkretë që e ndjekin: Po më bëtë kryetar të PD-së, vetëm unë e mund Edi Ramën!

Që kur nisi Foltorja opozita është shkatërruar, kurse Rama vetëm është fuqizuar edhe pse po mbytet në skandale të paprecedenta. Sa herë që Berisha bën si egër me “regjimin”, Ramës i mjafton që të shqiptojë një “Z” dhe Berisha me gjithë revolucionin fut bishtin ndër shalë dhe shkon e qan te Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj e të tjerë.

Në gjithë çoroditjen e tij për të mbajtur veten në skenën politike të Shqipërisë deri në momentin që SHBA ti dhurojnë “një kthim koke”, spikat “dashuria” e tij patologjike për Lulzim Bashën. Kjo është shiringa që ja ngul vetes pafundësisht dhe pastaj nis dhe me emrin e tij në gojë, mbledh radhët e shkalafitura të foltoristëve.

Nëse ndonjë ditë do të inventarizohet balta, shpifjet, akuzat fantazmagorike, dhuna, urrejtja, mllefi, frika që Sali Berisha ka lëshuar lumë ndaj Lulzim Bashës, atëherë do të shihnim gjithë ligësinë e botës të mbledhur në një vend.

Shto edhe një armatë të tërë analistësh të majtë e të djathtë, hordhi të tëra në rrjetet sociale që linçojnë Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeajn dhe të tjerë qëndrestarë ndaj berishizmit dhe do të kuptojmë, se me çfarë errësire kemi të bëjmë.

Rama i ngul shiringë Berishës, Berisha- Ramës dhe Metajt dhe të tre bashkë, ja ngulin njëri- tjetrit. Nuk është puna se po ju mbaron morfina, se kanë 32 vite që grabisin këtë vend në mënyrë më makabre.

Çështja është se që të tre nuk ke ku ti shposh më!

Next Post
Emri/ Berisha prezanton kandidatin e tij për Vlorën, ‘kapërcen’ nga viti 1992 tek 2023-i, harron ’97-ën: I dalim zot…!

Emri/ Berisha prezanton kandidatin e tij për Vlorën, 'kapërcen' nga viti 1992 tek 2023-i, harron '97-ën: I dalim zot...!

Comments 1

  1. Moni Çepanllari says:
    3 years ago

    Poli Hoxha, si letrar nuku je keq.
    Si gazetar, je një çikëz hileqar.
    Dikur bëje bè, për Sali Benë, nashti që nuku të vijnë më “verdhucka” bën kakardhi me mendimet e të tjerëve, duke bërë një tip rezymeje, dhe ne i ofron si prodhime të kokës tënde prej fyli e kajrafili.
    Je një çikë si ujë lavamani që ka larë enët.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten”, Berisha-Gjiknurit: U harrove, e ke vetë parasysh ti

“Kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten”, Berisha-Gjiknurit: U harrove, e ke vetë parasysh ti

December 11, 2025
Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

35 vjetori i PD, Berisha: Rama dhe Soros më shpallën non-grata, por sot narkoshteti po shkërmoqet!

December 11, 2025
Pse nuk u zgjodh edhe Drejtori i BKH-së si u Zgjodh K/Prokurori i SPAK?

Pse nuk u zgjodh edhe Drejtori i BKH-së si u Zgjodh K/Prokurori i SPAK?

December 11, 2025
Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

December 11, 2025
Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

December 11, 2025
Khloé Kardashian flirtoi publikisht me mësuesin dhe rrjeti ‘u çmend’!

Khloé Kardashian flirtoi publikisht me mësuesin dhe rrjeti ‘u çmend’!

December 11, 2025
Aktorja Rajmonda Bulku elozhe Berishës në 35-vjetorin e themelimit të PD: Krenare që ju kam ndjekur! Do vazhdojmë t’ju besojmë

Aktorja Rajmonda Bulku elozhe Berishës në 35-vjetorin e themelimit të PD: Krenare që ju kam ndjekur! Do vazhdojmë t’ju besojmë

December 11, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK/ Ish-prokurori: Gara ishte e vështirë! Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin

December 11, 2025
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

“Diplomatët në sallë ishin protektorë”/ Zgjedhja e Klodian Brahos, Meçe: Ishte e parapërgatitur

December 11, 2025
Opozita e Stacionit të trenit!

Opozita e Stacionit të trenit!

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In