• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si po sulmohet “Perdja e Hekurt Dixhitale” e Kremlinit/ Hakerat nga e gjitha bota po informojnë rusët e thjeshtë për luftën në Ukrainë!

by Java News
02/04/2022 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i ashpër i mediave nga Kremlini lidhur me luftën në Ukrainë ka bërë që hakerë dhe vullnetarë nga e gjithë bota të dërgojnë mesazhe direkt në telefonat e qytetarëve rusë për t’i informuar ata mbi situatën në Ukrainë.

Disa po e quajnë atë “Perdja e Hekurt Dixhitale”.

Që nga fillimi i sulmit në Ukrainë, qeveria ruse ka rritur kontrollin e saj mbi lajmet që mediat ruse japin për qytetarët e saj. Ajo ka bllokuar shumicën e mediave sociale në vend dhe ka censuruar mediat e pavarura përmes një ligji të ri që kriminalizon raportimet mbi luftën.

“Nuk kemi nevojë të blejmë armë. Armët tona janë telefonat inteligjentë.”

Duke përdorur një bazë të dhënash të vjedhur me miliona numra telefoni rusë, një grup aktivistësh kibernetikë me bazë në Poloni ka krijuar një mënyrë të thjeshtë për këdo që të dërgojë lajme mbi luftën drejtpërdrejt tek qytetarët rusë.

“Falë gjithë këtyre njerëzve, ne ishim në gjendje të dërgonim më shumë se 40 milionë mesazhe me tekst, email, dhe aplikacionin ËhatsApp për rusët”, thotë themeluesi i grupit “Squad303”, Jan Zumbach.

Duke përdorur një pseudonim që nderon heroin polak të luftës, “Jan Zumbach”, themeluesi i këtij grupi thotë se ai u frymëzua nga përpjekje të ngjashme gjatë Luftës së Ftohtë.

“Më kujtohet kur unë dhe prindërit e mi dëgjonim emisionet e Radios Evropa e Lirë, sepse ishte burimi i vetëm i informacionit të vërtetë për botën”, thotë ai.

Faqja e internetit 1920.in ofron një numër telefoni dhe mesazh në rusisht. Dërgimi i një mesazhi zgjat vetëm disa sekonda.

Kathy, një mësuese në San Francisko, e cila kërkoi të mos i përmendej mbiemri i saj për arsye privatësie, përdor faqen për t’u dërguar mesazhe direkte rusëve.

“U thashë atyre se spitalet e fëmijëve, maternitetet dhe një teatër ku flinin qytetarët u bombarduan. Është një tragjedi për Rusinë, si dhe Ukrainën.”

Ajo përfshinë në mesazhet e saj tituj dhe foto nga një sërë mediash.

“Dërgova 95 ose 96 mesazhe dhe mora përgjigje nga rreth 12 njerëz.”

Disa rusë vënë në dyshim vërtetësinë e lajmeve.

“Ajo mu përgjigj duke thënë ‘Më vjen keq që beson këtë informacion. Është larg realitetit.”

Shpresoj që përmes këtyre mesazheve të ofroj lajme që do t’i bënte ata të mendonin dy herë mbi atë që po ndodh.

19-vjeçari Anis Jerbi nga Tunizia, i cili publikon veprat e tij artistike në mediat sociale, ka dërguar mbi njëqind mesazhe.

“Kam marrë vetëm një përgjigje deri më tani, nga një person që më tha se jam një gënjeshtar dhe se ajo që po ndodh në Ukrainë është një akt i ligjshëm, heroik.”

Megjithatë, Anis Jerbi i ka përmirësuar mesazhet e tij, duke i bërë ato më personale.

“Unë mendoj se ka shpresë për t’i bindur ata ta kuptojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë. Pra, unë sinqerisht kam besim tek populli rus”, thotë ai.

Frika nga përgjimet e qeverisë mund t’i shkurajojë disa rusë të përgjigjen, megjithatë Jan Zumbach thotë se mesazhet kanë ndikim dhe qeveria ruse është përpjekur të godasë faqen e internetit 1920.in.

“Është e tmerrshme të mos kesh qasje në informacion nga Perëndimi dhe pjesa tjetër e globit. Në thelb, kjo është një barrë. Pra, besoj se një ditë më shumë njerëz do të angazhohen në këtë dialog”, thotë ai./VOA

Next Post
Fantazmat e ushtrisë së Putinit/ Rrugët e Kievit po kthehen në ‘varreza’ për tanket ruse, kurse vendasit po zbulojnë shumë viktima nën rrënoja

Fantazmat e ushtrisë së Putinit/ Rrugët e Kievit po kthehen në ‘varreza’ për tanket ruse, kurse vendasit po zbulojnë shumë viktima nën rrënoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In