• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po shet zyrtarët e PD-së Lulzim Basha, për të mbrojtur veten!

by Mero Baze
10/03/2018 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Qysh prej fillimit të skandalit me financimet e dyshimta të Lulzim Bashës në fushatën elektorale të vitit të shkuar, Lulzim Basha po përsërit sa herë pyetet, të njëjtën frazë: PD ka vepruar në rregull me ligjet shqiptare dhe amerikane.

Në fakt, PD formalisht është në shkelje të hapur të ligjeve shqiptare dhe atyre amerikane, por problemi është më i thellë se kaq. Përse Lulzim Basha thotë PD dhe nuk flet për veten e vet?

Në gjithë vendim-marrjen për të paguar lobistë amerikanë, për të paguar për fotografi me Trumpin, për të paguar për takime në Kongres, për takime me zyrtarë amerikanë, nuk ka ndonjë vendim-marrje politike apo protokollare të PD-së. PD nuk ka marrë kurë ndonjë vendim në forume partie, që Lulzim Basha të marrë 1 milionë dollarë e të shkojë t’i bëjë rrushë e kumbulla në Uashington.

Për të takuar kongresmenë apo zyrtarë amerikanë, nëse je një politikan pro-amerikan,  mjafton një biletë avioni, se takimet t’i rregullon Ambasada në Tiranë. Vetëm nëse ke një axhendë personale apo më keq akoma, siç po i del Bashës, dhe në shumë raste në kundërshtim me vijën zyrtare të Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës amerikane, atëhere të duhen lobistë që të bësh sikur takon njerëz, për të gënjyer mbështësit e tu në Tiranë.

Pra, në gjithë vendimet që ka marrë Lulzim Basha për të prishur 1 milionë dollarë në SHBA, nuk ka ndonjë vendim të forumeve të partisë. Ka vetëm një vullnet okult të tij dhe kunatit të tij, që kanë marrë çantën me para të lejeve të ndërtimit dhe tenderave, dhe janë nisur të bëjnë Lulin udhëheqës në SHBA.

PD jo vetëm që nuk është njoftuar, por PD-së dhe i është mbajtur fshehur udhëtimi i Bashës drejt Uashingtonit. Ai ikte ilegalisht me gruan dhe Kunatin, në përpjekje për t’i bërë surprizë PD-së, por dhe nga frika se mos dikush nga të vjetrit në PD i prishte takimet.

Pra, ai nuk i ka bërë me vendime të PD-së ato takime, por i ka bërë për të mposhtur PD-në, për ta sunduar atë, për t’iu imponuar si i dërguar i zotit nga SHBA, dhe natyrisht për të ngritur moralin e rënë të saj, para dhe pas çadrës.

Tani që gjithë ai operacion i pistë financiar dështoi, dhe akoma më keq, përfundoi në duart e rusëve, Lulzim Basha bën sikur atë gjë e ka bërë PD, dhe ky është vëzhgues.

Deklarata e tij se, PD është në rregull me ligjin, është tipike akt i një lideri burracak, një mashtruesi që tani që e shikon se do përballet me ligjin, nxjerr përpara Ristanin si kokë turku, dhe e degëdis në Prokurori.

Do të ishte mirë që çdo drejtues i PD-së dhe çdo zyrtar i saj që thirret në Prokurori, të dëshmojë që nuk kanë marrë ndonjëherë  vendime politike për paratë e paguara për llogari të lobistit të Bashës, dhe nuk kanë dalë para nga arka e PD-së, siç dhe ka ndodhur realisht. Lulzim Basha le t’u dalë zot parave të tij të zeza dhe burimeve të zeza, që për faqe të zezë, disa dalin dhe ruse. Po së pari të heq dorë nga fjalia: “PD është në rregull me ligjin…”. Të lusë zotin që ligji do të tregohet i mëshirshëm me të, jo me PD. PD vërtet s’ka asnjë faj, se nuk e ka pyetur njeri. Si për çdo gjë tjetër!

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

LSI në knockdown, edhe pse grushtet po i pëson PD dhe PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In