• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Si po prishet qeveria e Kosovës prej mosmarrëveshjeve të PDK-LDK?

by A R
08/05/2017 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Qeveria e Kosovës duket se i ka orët e numëruara, nëse ndërhyrja amerikane nuk do të jetë vendimtare në orët e mbetura deri të mërkurën kur do procedohet për Demarkacionin me Malin e Zi. Megjithëse kryeministri i vendit Mustafa po bën akrobaci të ndryshme, që nga afatet dhe deri te procedurat, duket se dita e mërkurë do të jetë jo e lehtë për të ardhmen e tij. Zhvillimet e mëdha kanë ndodhur sot, që si ditë përkon me dy ditët para se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa të testojë qeverisjen e tij në Kuvend nga një mocion mosbesimi, që është realizuar nga opozita e përbërë nga VV-AAK-NISMA dhe që është mbështetur pa ndonjë habi të madhe edhe nga disa deputetë të PDK-së dhe pakicave.

Për hir të së vërtetës, LDK-ja ka humbur unitetin e saj të brendshëm para problematikës së demarkacionit, ndërkohë që ashpërsia e saj është shtrirë dhe me aleatin kryesor PDK, që është në pushtet. Në orët e fundit, deputetë të saj kanë deklaruar se nuk do të njohin edhe autoritetin e presidentit të vendit, Thaçi, ardhur nga PDK. Shkak për këtë është se LDK-ja e konsideron si tradhti prishjen e marrëveshjes së dhjetorit të vitit 2014 mes dy partive për të drejtuar sëbashku Kosovën.

Para një situate të tillë, duhet sqaruar se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancën e ditës së mërkurë ku do të votohet për rrëzimin e Qeverisë. Diplomatikisht Isa Mustafa ka bërë një përpjekje që dita e mërkurë të ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë të punimeve të votohet mocioni i mosbesimit, kurse më pastaj të procedohet me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Arsyetimi i kreut të qeverisë dhe njëkohësisht i LDK-së është i thjeshtë. PDK nuk mund të rrëzojë qeverinë ku është edhe vetë pjesëmarrëse dhe pastaj të votohet Demarkacioni, që PDK-ja nuk mund ta hedhë poshtë, nëse ka votuar për qeverinë. Në këtë mënyrë PDK-ja lidhet në parashikimin e Mustafës. Por kreu i PDK-së dhe njëkohësisht drejtuesi i Kuvendit ka ndërmarrë një rrugë tjetër. Ai i ka kërkuar aleatit Mustafa 33 nënshkrime të deputetëve të tij, që në këtë mënyrë përbën një lloj garancie se Demarkacioni do të votohet kur të hidhet në votim. Kjo është mënyra sesi kryetari Veseli i PDK-së e shikon angazhimin e mëvonshëm.

Ndërkohë që llogaritjet nuk po rezultojnë aq pozitive pasi paraditen e të hënës ka dështuar mbledhja e Qeverisë, ngaqë munguan anëtarët e PDK-së. Më pas ka pasur zhvillime ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, ku i pranishëm në bisedimet e gjata mes tyre ka qenë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka qenë me sa duket arsyetimi sepse është bërë shtyrja e procedimit të demarkacionit nga Qeveria në Kuvend.

 Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës ku është pritur argumenti për shtyrjen e mbledhjes së Qeverisë që duhej të merrte vendim për procedimin e demarkacionit në Kuvend, nuk janë dhënë fare arsyet sepse ka ndodhur kjo shtyrje.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj të plotë, që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, të adresojë me prioritet dhe përkushtim të plotë çështjen e Ratifikimit të Kufirit Shtetëror me Malin e Zi, si një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”, është thënë në deklaratën për shtyp.

Ajo që dihet deri më tashmë është se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka votat e mjaftueshme për demarkacionin, kjo sepse një numër i konsiderueshëm i deputetëve të këtij subjekti po e kundërshton demarkacionin me arsyetimin e vazhdueshëm se vendi ka humbur tokë nga marrëveshja me Malin e Zi.

Ndërkohë që zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, ka shkuar një hap më tej, kur ka thënë se pasi të kalojë Demarkacioni në Kuvend 90 ditë pas kosovarët do të lëvizin pa viza!

Kështuqë paçka optimizmit të disa aktorëve të LDK-së, situata më problematika është brenda këtij formacioni. Këtë e ka kuptuar dhe ambasadori amerikan që nesër do të jetë prezent në mbledhjen e kësaj force politike, ku do të flitet për të ardhmen e demarkacionit. Ashtu si në Kosovë po kuptohet qartë se aleanca e dy partive në pushtet nuk mund të vazhdojë më prej prishjes së shumë ekuilibrave, fakt që po qëllon gati fatal me kohën e trazuar ku jeton Kosova. (Javanews)

Next Post
VIDEO skandaloze/ Shikoni si zihen me shkelma gjimnazistet në Lezhë për një djalë

VIDEO skandaloze/ Shikoni si zihen me shkelma gjimnazistet në Lezhë për një djalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

December 31, 2025
Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

December 31, 2025
Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

December 31, 2025
Ndryshojnë tarifat e ndërtimit, 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

Ndryshojnë tarifat e ndërtimit, 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

December 31, 2025
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Pagat si pensionet, do të indeksohen për të mbuluar efektet e inflacionit

December 31, 2025
Mund të jetë fatale! Çfarë duhet të keni patjetër parasysh nëse festoni me fishekzjarre

Mund të jetë fatale! Çfarë duhet të keni patjetër parasysh nëse festoni me fishekzjarre

December 31, 2025
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Qeveria miraton krijimin e sistemit SMIAL, të gjitha të dhënat për studentët nga regjistrimi deri te diploma në një regjistër unik

December 31, 2025
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

374 miliardë lekë deri në nëntor. Kredia zgjerohet pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

December 31, 2025
Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

December 31, 2025
CIA pas sulmit me dron në portin e Venezuelës; Trump: Goditëm strofullën e karteleve

CIA pas sulmit me dron në portin e Venezuelës; Trump: Goditëm strofullën e karteleve

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com