• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si po ecën imunizimi i popullatës në botë/ Izraeli thyen rekord vaksinimi, e pasojnë Emiratet dhe Britania

by Java News
04/02/2021 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksinimi kundër COVID19 ka nisur me shifra të larta në disa vende të botës ndërsa Evropa po përballet me vonesën në shpërndarje. Teksa miliona raste të reja shënohen në të gjithë botën çdo ditë, shpresa se përmes vaksinimit do të arrihet në normalitetin e ri është e lartë. Në disa vende, liderët politikë kanë arritur të deklarojnë me forcë se vera e vitit 2021 do të jetë e ngjashme me atë të para pandemisë, dhe se imunizimi i popullsisë do të ringjallë ekonominë.

Por si po ecën vaksinimi? 

Në përditësimin ditor të të dhënave në “Coronavirus (COVID-19) Vaccinations”,faqja zyrtare që jep bilancin e personave të vaksinuar në të gjitha shtetet, Izraeli sot ka “thyer” një tjetër rekord. Vendi me 9 milionë banorë ka arritur të vaksinojë sot 60.1 për 100 banorë, duke iu përmbajtur premtimit se në fund të marsit, çështja e imunizimit të popullatës do të jetë e mbyllur dhe njerëzit do të kenë në fokus vetëm ruajtjen e masave. Israeli arriti një marrëveshje që në vitin 2020 më Pfizer për të marrë 10 milionë doza të vaksinës, të shpërndara në masën 400-700 mijë doza çdo javë. Marrëveshjet e vaksinave janë edhe me Moderna dhe AstraZeneca.

Vaksinimi

Kush qëndron i dyti?

Ndryshe nga sa mund të pritej, vendi i dytë në botë për vaksinimin e popullatës nuk është Mbretëria e Bashkuar, por Emiratet e Bashkuara Arabe. Vendi ka arritur që të vaksinojë tashmë 36 persona për 100 banorë, duke u listuar i dyti. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur marrëveshjen edhe me Pfizer ndërsa vaksinimi masiv po bëhet me vaksinën kineze Sinopharm.

Vendi i tretë në botë dhe i pari në Evropë për shpejtësinë e vaksinimit është Mbretëria e Bashkuar me 15.5 persona për 100 banorë që tashmë e kanë marrë vaksinën. Britania po vaksinon me Pfizer/BioNtech, Moderna dhe Astra Zeneca.

Surpriza… Serbia

Serbia, vendi i afërt me Shqipërinë në rajon, po ia del me sukses të jetë vendi i dytë në Evropë për shpejtësinë e vaksinimit. Serbia ka vaksinuar tashmë 7.5 persona për 100 banorë. Sekreti duket se është kombinimi i vaksinave. Serbia ka marrë jo vetëm vaksina nga Pfizer/BioNtech, por edhe vaksinën ruse Sputnik V dhe vaksinën kineze Sinopharm. Një tjetër detaj interesant nga Serbia është fakti se qytetarët e Serbisë mund të zgjedhin se çfarë vaksine dëshirojnë të bëjnë dhe zgjedhja e tyre është vaksina ruse.

Ndërsa vendi ynë, siç edhe dihet nuk ka asnjë prezencë në këtë ndjekje ditore të vaksinimit. Teksa e gjithë bota planifikon të mbyllë çështjen e vaksinimit për t’i dhënë një shpresë ringritjes së ekonomisë, qeveria dhe autoritetet shqiptare nuk kanë asnjë plan publik për vaksinimin, kalendarin e vaksinimit, dhe më kryesoren, kur do të mbërrijnë dozat e premtuara. Covax ndau dje planin paraprak ku për Shqipërinë ishin ndarë 141 mijë doza të vaksinës AstraZeneca që sërish janë shumë pak për vendin tonë.

g.kosovari

Next Post
Raporti i “The Economist”/ Rama: Jemi në një klasë me SHBA dhe BE, vende të rajonit renditen te kategoria hibride

Raporti i “The Economist”/ Rama: Jemi në një klasë me SHBA dhe BE, vende të rajonit renditen te kategoria hibride

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In