• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po e rrisin distancën në pushtet, Rama dhe Basha?!

by Ben Andoni
02/04/2019 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mund të këqyret një fakt interesant në pushtetin e kryeministrit Edi Rama dhe mëtuesit për pushtet Lulzim Basha. Të dy mundohem të përfitojnë por edhe të kopjojnë nga njëri-tjetri. Koreografitë e zhurmshme të kryeministrit me të cilën drejtoi propagandën e tij për të ardhur në pushtet, pothuaj janë bërë të tijat nga mëtuesi për pushtet, Lulzim Basha. Ke dukuri në gjuhën e trupit, në artikulime por edhe në taktika, ku një njeri i zakonshëm shikon me kujdes sesi këta dy liderë që i takojnë pothuaj një areali kohor bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin. Taktika e befasisë që bën Basha me mitingjet e tij të fundit ka përgjigjet e befasisë të kryeministrit, që i ka shtuar dhe përzgjedhjet e befta. Një vëzhgues politik mund të bëjë vërejtje shumë më të sakta, por një gjë është e saktë: Liderët shqiptarë për shkak të politikave të komunikimit, paçka prapambetjes ideologjike respektive dhe varfërisë leksikore e konceptive, po modernizohen. Dhe, këtë po e bëjnë duke rritur kultin e vetes përmes njerëzve që i zgjedhin dhe që kanë bajagi distancë shumë të madhe me ta.

Le të bëhemi më të qartë: Në “Sjelljen Organizative”, një nga lëndët më interesante të menaxhimit, kjo dukuri njihet si “Distanca në pushtet”.  Ky koncept ka të bëjë me shkallën e pabarazisë në një marrëdhënie pushteti. “Teoria e Distancës në pushtet” merret jo thjesht me filozofinë, por edhe mënyrën sesi ruhet apo ngushtohet kjo distancë lidërshipi. Ideja është se liderët e sotëm përpiqen vazhdimisht ta zhvillojnë dhe të thellojnë diferencën me vartësit. Kjo distancë që mendohet si negative, në fakt ka pozitivitet sepse sjell ndjesi kënaqësie në përpjekje për ta zvogëluar. Nga ana tjetër, liderët, këtë e bëjnë duke qëndruar me njerëz të takëmit të tyre dhe duke mos u shoqëruar me njerëz që ata i konsiderojnë si nivele më të ulëta, duke i bërë këta më të varur, qoftë dhe bashkë-partiakët. Por duke qëndruar me persona të fuqishëm në ekonomi, kulturë, ata kanë mundësi të menaxhojnë informacionin dhe gjithçka që synon pushtetin dhe distancën me të. Në thelb të kësaj teorie është fakti se njerëzit me statuse më të ulëta luftojnë që ta zvogëlojnë distancën. Kurse solidaritetet njerëzore mbesin të bëhen në grupime të të njëjtit lloj, pra të këtyre distancave, i referohemi studiueses Mimoza Kasimati.

A e keni parë mënyrën sesi ecën Rama dhe Basha dhe njerëzit që i ndjekin gati me vrap? A i keni parë sesa mospërfillës janë ndaj njerëzve përreth që mundohen t’u thonë gjëra? A i keni parë sa fallco janë kur u afrohen njerëzve që janë shumë më poshtë se ta në rangje sociale?

Dhe, çfarë bën kjo gjendje? Kur distanca është e vogël, qëllimi që njerëzit e thjeshtë të marrin pushtet është më e afërt dhe sa më afër të jetë aq më i afërt është ndjella për pushtetin, fakt që nuk ndodh në Shqipëri.

Nano, Berisha, Rama nuk lejuan dhe lejojnë që kjo diferencë të ndryshojë sepse në deje kanë rrjedhën e mësimeve të autoritarizmit komunist dhe drejtimit të liderit, ku diferenca e figurës së Enver Hoxhës ishte gati absolute. Ndaj në parti nuk ka zgjedhje dhe kandidatura reale alternative, sepse nga kjo teori kemi argumentimin interesante:  Lufta për pushtet bëhet realisht më e ashpër kur distanca në pushtet bëhet më e vogël, fakt që nuk ndodh me zgjedhjet e brendshme. Ndaj Rama dhe Basha ecin përpara, indiferentë dhe cinikë, kurse vartësit i ndjekin të pagojë në një distancë që nuk njeh kurrë zbritje. (Homo albanicus)

 

 

Next Post

Procedohet penalisht kryetari i PD Librazhd, akte sulmi kundër eskortës së kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com