• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si po e nderojnë njerëzit boksierin Azis Salihu

by
13/09/2015 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra njerëz, nga të gjitha profilet, janë treguar shumë humanë, duke u bërë pjesë të librit kushtuar Aziz Salihut, nga shitja e të cilit libër planifikohet t’i blihet një banesë legjendës së boksit. Por, autorit Cenë Pushkolli dhe Aziz Salihut u ka mbetur hatri te disa figura të njohura, që janë treguar injorantë. Tashmë ka hyrë në fazën finale realizimi i librit “Kush është Aziz Salihu”, kushtuar boksierit legjendar të Kosovës. Madje, shumë shpejt libri do të hidhet në treg dhe me paratë e mbledhura nga shitja e tij planifikohet t’i blihet një banesë Aziz Salihut, që ish-boksieri i famshëm ta presë më i qetë pleqërinë, bashkë me familjen e tij.

Autori i këtij libri, Cenë Pushkolli, në një prononcim për “Zërin” ka treguar përmbajtjen e këtij libri, i cili në fakt del të jetë mjaft interesant.

“Libri është përpiluar mbi bazën e një pyetjeje: Kush është Aziz Salihu? Ndërsa, përgjigjet janë të shumë njerëzve të njohur dhe më pak të njohur, qytetarë të të gjitha profileve, kategorive, moshave, profesioneve dhe niveleve të shkollimit”, thotë Pushkolli.

Ai tregon se nismës së tij humane tashmë i janë bashkuar qindra njerëz, të cilët kanë dashur të bëhen pjesë e këtij projekti, në përpjekjen e përbashkët për ta bërë krenarinë e dikurshme të Kosovës me një banesë. “Është e pabesueshme sa kemi pasur të interesuar që të kontribuojnë në këtë projekt, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishte e interesuar që të kontribuojnë rreth plasimit të librit në mënyrë që fondi i mjeteve të dhuruara të jetë sa më e madhe, vetëm e vetëm që me ato mjete t’i blihet një banesë familjare Azizit apo siç e quajnë të gjithë Zizit tonë të dashur”, shpjegon Pushkolli, duke i falënderuar të gjithë ata njerëz që me prononcimet e tyre e ndihmuan në finalizimin e projektit, i cili pritet të rrumbullakohet duke e bërë fituesin e një medalje olimpike me kulm mbi kokë. Por, Pushkolli ka edhe kritika për një klasë të shoqërisë. Ai thotë se është për keqardhje fakti që disa funksionarë të sportit, sportistë e ish-sportistë, nuk kanë gjetur kohë për t’i shkruar disa rreshta për sportistin e shekullit.

Next Post

Këto shenja tregojnë se organizmit tuaj i mungon diçka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In