• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po e justifikon Berisha, garën e pandershme të Bashës në PD

by Mero Baze
07/06/2021 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

E vetmja “rezervë” e fortë e Berishës për fushatën brenda Partisë Demokratike, është fakti që gara u afrua më 13 qershor, ndërkohë që duhet të shtyhej, pas atyre shumë problemeve. Në dukje është një kritikë e drejtë.

Por në fjalinë pasuese, Berisha shpreh habinë se si ranë dakord gjithë konkurrentët me këtë gjë. “Kjo mu duk
e çuditshme”, tha ai.

E gjitha është një manipulim i pacipë i situatës. Të tre kandidatët në garë përballë Bashës, nuk kanë pranuar afrimin e datës së garës më 13 qershor. Të tre kanë kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve edhe përtej 22 korrikut.

Thjesht Lulzim Basha nuk i ka pyetur dhe nuk ka respektuar asnjë kërkesë të tyre, as shtyrjen e zgjedhjeve, as akses në listën e votuesve të PD-së, as përfaqësues në komisione etj.

Dhe Sali Berisha e di këtë. Ai e di që rivalët kanë kërkuar të shtyhet dita e zgjedhjeve, e di që kanë kërkuar listën, e di që kanë kërkuar përfaqësues, por Basha nuk i ka pyetur. E ka bërë fakt të kryer datën 13 qershor.

Mirë që e ka bërë, por tani duhet të dëgjosh dhe Berishën, që ta noterizojë këtë arrogancë, si vendim të përbashkët të gjithë kandidatëve, “nga i cili ai ka mbetur i çuditur”. Është i njëjti stil me të cilin ai ka mbrojtur zgjedhjet e Bashës më 2017, përballë Eduard Selamit. Procesi ishte skandaloz edhe formalisht, me njerëz që votonin nga 20 herë, dhe Eduad Selami ishte i izoluar nga strukturat e partisë.

Pas votimit, Berisha ka takuar Eduard Selamin dhe i ka thënë: “Ke përgjegjësi nëse nuk denoncon vjedhjen e votave. Kjo është thikë pas shpine për Partinë Demokratike”. Eduard Selami denoncoi në Kuvend të PD-së, manipulimin e procesit dhe rastet flagrante të vjedhjes së votave, me shpresë që PD do mbante qëndrim. Por as PD, as Berisha, nuk u ndjenë më. Thjesht Berisha donte t’i kujtonte Lulzim Bashës se votat i vodhe, por “ke fat që
më ke mua që hesht”.

Është e qartë se Berisha është edhe në këtë farsë me Lulzim Bashën dhe po përpiqet t’i legjitimojë atij farsën.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë ka një arsye më të madhe. Kandidatët e tjerë janë shprehur rreth vendimit të SHBA ndaj Berishës dhe kanë mbajtur anën e SHBA, duke shpresuar që Berisha do ta përballojë këtë betejë privatisht. D.m.th nuk do të jetë pjesë e PD-së.

Berisha nga ana e vet ngeli duke thënë se ai është ndëshkuar se është pjesë e PD-së. Vetëm Lulzim Basha nuk ka folur për këtë çështje. Ai i ka dhënë më shumë siguri Berishës në këto momente, që nuk do marrë qëndrim pas vendimit të SHBA. Dhe deri më 13 qershor do jetë kështu.

Në shtator pastaj pritet të shikojmë, nëse Berisha do të jetë votuesi i fundit i zhgënjyer nga Lulzim Basha, apo i pari që Lulzim Basha nuk do gënjejë në jetë.

Next Post
I jepet lamtumira regjisorit Pirro Mani, pamje nga ceremonia mortore në ShBA

I jepet lamtumira regjisorit Pirro Mani, pamje nga ceremonia mortore në ShBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In