• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si po e dobëson Turqinë Erdogani

by A R
27/01/2016 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dominique Moisi

Realiteti është se, kryesisht falë qasjes së Erdogan për të forcuar presidencën e tij, Turqia po humbet terren diplomatik dhe po bëhet gjithnjë e më e dobët përpara terrorizmit. Do të ishte i nxituar largimi i Erdogan, që ka treguar më shumë se një herë aftësi të jashtëzakonshme për elasticitet politik; por nuk është shumë herët për të dënuar qasjen e tij. Në fund të fundit, një Turqi e dobët krijon një Perëndim të dobët – dhe një Lindje të Mesme edhe më e dobët, që ka nevojë dëshpërimisht për shtylla stabiliteti

Pesë vite më parë, kur e ashtuquajtura “Pranvera Arabe” shpërtheu, ora e Turqisë dukej se kishte mbërritur. Pasi u poshtërua nga Bashkimi Europian pas vitesh negocime për pranimin – bisedimet të kryesuara nga premtime false prej BE-së – kryeministri i atëhershëm (dhe presidenti) aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kishte planin perfekt për rikthimin e krenarisë së vendit të tij dhe nxitjes së besueshmërisë.: do të ndihmonte të riformësohej një Lindje e Mesme në trazira. Nuk ka nevojë të thuhet se gjërat nuk kanë shkuar tamam sipas planit.

Turqia ishte sigurisht në një pozicion të fuqishëm për të bërë një ndryshim. me demokracinë funksiononte, ekonominë e tregut në lulëzim dhe histori të pasur kulturore, Turqia dukej se ofronte një model tërheqës ekonomik, social dhe politik për rajonin. Ashtu si Indonezia, ishte provë e gjallë se islami është, në fakt, në përputhje me demokracinë dhe modernitetin – një vëzhgim që nuk humbi në protestat e Sheshit Tahrir të Kajros.

Edhe atëherë, megjithatë, kishte arsye për shqetësim. Erdogan po jepte ndërkohë përshtypjen se ai mund të kërkonte përqendrimin e pushtetit në duart e veta, duke rrezikuar kështu demokracinë në Turqi dhe ambiciet për lidership rajonal. Për fat të keq, kjo është ekzaktësisht ajo që ka ndodhur.

Filloi kur Erdogan u përpoq me vetësigurinë më të madhe, të demonstronte ndikimin e tij rajonal; ai këmbënguli, për shembull, që presidenti Sirian Bashar al-Assad, me të cilin Turqia ka pasu rmë parë marrëdhënie miqësore, të largohej. Ai kishte aq shumë besim që thirrja e tij do të dëgjohej dhe se ai do të ngjante si një lider rajonal tepër i nevojshëm, saqë ndjeu lirinë ta distanconte veten nga Perëndimi dhe forcoi qëndrimin e tij ndaj Izraelit.

Në fakt, ndikimi i Erdogan doli më i dobët nga sa kishte pritur. Duke i bërë çështjet më keq dhe duke zgjeruar trazirat në rajon filloi të ekspozoheshin problemet me rrënjë të thella të Turqisë; në veçanti, nacionalizmi kurd, për të cilin Erdogani kishte kaluar dhimbje të mëdha për ta mposhtur, u rigjallërua. teksa ëndrra demokratike e Pranverës Arabe degradoi, së pari në konfuzion dhe pastaj në dhunë, edhe ëndrra e Erdogan u shkatërrua.

Por, në vend që të merrte mësime nga eksperienca dhe të krijonte një vizion të ri për vendin e tij, të zhgënjyer, në mos të zemëruar, Erdogan dyfishoi përpjekjet e tij për të konsoliduar pushtetin. Deri në vitin 2014, ai kishte marrë postin e presidentit dhe e rrethoi veten nga një rojë që synonte të ndillte një shkëlqim osman, një përpjekje transparente për të kompensuar paaftësinë e tij për t’i dhënë formë zhvillimeve rajonale sipas interesave të tij – shumë pak të vendit.

Kjo qasje pasqyron atë të presidentit rus Vladimir Putin, që përdori zbukurimet e kushtueshme dhe burimet e pafundme të zyrës së tij për të marrë meritë për rikthimin e krenarisë kombëtare të vendit të tij, veçanërisht kur po përpiqet të bindë rusët e zakonshëm të bëjnë sakrifica ekonomike. Po ashtu, Erdogan e ka pozicionuar veten si një lloj mbrojtësi të dinjitetit të turqve dhe ndjesisë së tyre për ndërtimin e një fuqie të madhe.

Me konfliktin sirian te dera, pretendimet e Erdogan janë larg nga të qenët bindëse. Turqia po përballet me një krizë refugjatësh që e eklipson atë të përballjes me Europën; një shtim të sulmeve terroriste mbi territorin e saj; dhe tensione të larta me Kremlinin, pas rrëzimit të avionit të luftës pranë kufirit me Sirinë në nëntor.

Qasja e Erdogan ka degjeneruar në një situatë të keqe. Pavarësisht se është pajtuar me Perëndimin dhe Izraelin – një lëvizje që mund t’i ketë kërkuar atij përtypje të krenarisë – ai ka refuzuar t’i japë prioritet luftës kundër Shtetit Islamik mbi nevojën për të mbajtur Partinë separatiste të Punonjësve Kurdë në kontroll. Kjo ka sjellë largësi mes Turqisë dhe aleatëve perëndimorë, që e shohin çështjen kurde si një problem të brendshëm.

Nga perspektiva e Turqisë, megjithatë, kjo nuk është veçanërisht e vërtetë, për shkak të influencës që zhvillimet ndërkombëtare – veçanërisht në lidhje me ISIS – kanë te PKK. teksa kurdët janë shfaqur si një forcë e fuqishme në luftën kundër ISIS, ata kanë siguruar rritjen e pavarësisë në Siri dhe Irak. Ndërsa Perëndimi, që preferon më shumë kurdët ndaj ISIS, mirëpret fitoret e kurdëve, Turqia po i sheh ata me ankth e bindur se ato lidhen me mundësinë e një pavarësie të kurdëve.

Në këtë kontekst, Erdogan duket se nuk ka qëllim ta ndryshojë qasjen e tij, megjithëse po rrit izolimin e Turqisë nga aleatët Perëndimorë. Ai duket i vendosur që Perëndimi ka nevojë për të – si për të kontrolluar krahun jugor të NATO-s dhe për të filtruar dhe ndalur rrjedhën e refugjatëve sirianë ndaj Europës – më shumë nga sa ai ka nevojë për Perëndimin. Por kjo nuk do të jetë hera e parë kur vetësiguria e Erdogan kthehet për keq.

Realiteti është se, kryesisht falë qasjes së Erdogan për të forcuar presidencën e tij, Turqia po humbet terren diplomatik dhe po bëhet gjithnjë e më e dobët përpara terrorizmit. Do të ishte i nxituar largimi i Erdogan, që ka treguar më shumë se një herë aftësi të jashtëzakonshme për elasticitet politik; por nuk është shumë herët për të dënuar qasjen e tij. Në fund të fundit, një Turqi e dobët krijon një Perëndim të dobët – dhe një Lindje të Mesme edhe më e dobët, që ka nevojë dëshpërimisht për shtylla stabiliteti.

Project Syndicate-BIRN

Next Post

Këto janë komplimentet më të bukura që mund t'i bëni femrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

February 23, 2026
“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

February 23, 2026
Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In