• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si përkulej Michael Jackson? Shkenca tashmë e ka një përgjigje!

by Java News
22/05/2018 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Neurokirurgët kanë përshkruar në detaje sesi Michael Jackson arriti të realizonte përkuljen biomekanikisht të pamundur në videon e këngës së tij, “Smooth Criminal”.

Në vitin 1987, Michaeli anohet në një kënd 45 gradësh, ndërkohë që mban trupin e tij të tendosur. Iluzioni, që shumëkush është munduar ta kopjojë, krijohet falë këpucëve të veçanta dhe fuqisë së artistit.

Manjul Tripathi dhe kolegë nga Instituti i Edukimit Mjekësor dhe Kërkimeve në Chandigarh të Indisë, thonë se “kërcimtarët më të trajnuar, me një fuqi të madhe të shtyllës kurrizore, mund të arrijnë maksimumi në këndin 25 deri në 30 gradë të përkuljes, ndërsa performojnë një lëvizje të tillë. Michael Jackson realizoi ndërkohë një anim 45 gradësh, që sfidon gravitetin dhe që duket e pamundur për këdo që e sheh”.

Por si e ka arritur ai këtë? Nëse një person tenton uljen e “Smooth Criminal” do të vërejë se pesha dhe tensioni zhvendoset te tendina e Akilit në secilin kyç, e jo te muskujt e pasëm të shtyllës kurrizore.

Kjo lejon vetëm një shkallë të kufizuar përkuljeje edhe për dikë që mund të ketë aftësi të njëjta atletike me Michael Jacksonin. Por, ky i fundit ka fituar edhe disa gradë ekstra falë këpucëve të tij të posaçme.

Një çarje në formë V-je në takën e secilës këpucë e lejon atë të përkulet edhe më shumë përpara. Para shpikjes së patentuar të këpucëve, Michael bazohej te një litar që e nuk e lejonte atë të binte, e pajisje të posaçme përreth belit, për të krijuar iluzionin.

Thuhet se ai e ka huazuar idenë e këpucëve nga çizmet e astronautëve amerikanë, që mund të përdoreshin prej tyre kur punonin në mungesë graviteti. Sidoqoftë, edhe me këpucët e posaçme dhe fuqinë fizike, lëvizja është tejet e vështirë, veçanërisht kthimi në pozicion vertikal, ndaj dhe ekspertët paralajmërojnë fansat e Michael Jacksonit të mos tentojnë ta realizojnë atë, pasi edhe mund të dëmtohen. /b.d

Next Post
Tenton ta ç’montojë vetë bombën, por çiklisti e pëson keq (VIDEO)

Tenton ta ç'montojë vetë bombën, por çiklisti e pëson keq (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In