• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si PD e LSI, po fshehin pas tryezës zgjedhore, dorëzimin pa kushte

by Mero Baze
26/01/2020 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shumë mbështetës të opozitës por një pjesë e madhe e shoqërisë, ende janë të paqart, ose në kërkim të ndonjë shpjegimi, mbi uljen e papritur në tryezë të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës, nën alibinë e nevojës urgjente për reformën zgjedhore.Biles konspiracioni bëhet dhe më I madh, kur dhe Berisha megjithëse lëshon gjithë njerëzit e vet kundër Bashës, e mbron idenë e reformës zgjedhore. LSI shkon dhe më tutje, kur thotë se pas Reformës zgjedhore do të shkojmë në zgjedhje.Po çfarë ka mbetur nga idetë e Reformës Zgjedhore që pritej dhe nga ato që ka propozuar OSBE/ODIHR?

Fillimisht çështja e mundësisë së ndryshimit të sistemit që u hodh nga partitë jo parlamentare dhe aktivistë civilë, duket se tashmë u varros. Për të janë shprehur kundër Berisha, Basha, LSI dhe mbështetësit e tyre ndërkohë që as OSBE/ODIHR nuk e ka pas në agjendën e vet. Kështu që gjithçka mbetet, është të shikojmë, cilat janë pikat më të forta të propozimeve të OSBE.Pika më e fort dhe që do të ndryshoj historinë e zgjedhjeve është depolitizimi i komisioneve.

Depolitizimi i komisioneve, dhe bërja e zgjedhjeve me tre komisionerë të zgjedhur me short nga listat e mësuesve apo gjyqtarëve të vendit, do të ul në mënyrë drastike, korrupsionin, peshën financiare dhe mbi të gjitha vjedhjene votës në tavolinë për partitë e vogla që nuk kanë komisionerë.Ajo që bllokon ndryshimin në Shqipëri, si një forcë e padukshme, është pikërisht dështimi I partive të vogla për të kaluar pragun, pasi votat e tyre, përveçse janë pak janë në duar çakejsh. Do të mjaftonte të hiqje 2 vota për një kuti, që një partie ti hiqje dhjetë mijë vota në rang vendi. Dhe kjo bëhet rregullisht.

Depolitizimi I komisionerëve, do të ul kostot financiare dhe do të rris vlerën e votes, pasi do të shmang vjedhjen.

Deri tani sipas asaj që po flitet në tryezë, PD është kundër edhe këtij rekomandimi.Nëse dhe ky nuk bëhet, atëhere propozimet e tjera të OSBE janë gjëra krejt teknike, pa asnjë peshë për reformën zgjedhore. Fjala vjen mund të bëhen propozime të caktohet java e zgjedhjeve, të jetë e fiksuar në Maj apo Tetor, dhe gjëra të tjera që nuk ngrejnë peshë.Kërkesat e vetme të PD deri tani janë rritja e financimit të partive në fushatë nga qeveria. Pra duanca lek më shumë.Nëse përfundon kështu, nuk është ndonjë dramë e madhe pasi partitë kryesore, realisht nuk kanë problem me zgjedhjet, por PD dhe LSI kanë një problem serioz me opinionin publik, për mitin e Reformeës zgjedhore që po përdorin si alibi, për t’u ulur në tryezë me Edi Ramën.

Me kaq sa po shikohet, ata jo vetëm që nuk janë për reformë zgjedhore, por janë duke bllokuar dhe ato hapa që do të bëj OSBE në këtë drejtim. Kjo rrëzon çdo alibi të tyre, jo vetëm pse janë ulur tani në tryezë, por mbi të gjitha, pse nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje vitin që shkoi dhe pse e lanë opozitën rrugëve pa përfaqësuar.I vetmi shpjegim është se ata kanë kuptuar çmimin e hidhur të bojkotit, dhe janë dorzuar pa kushte, duke gjetur shpëtim uljen në tryezë si alibi. Nuk u ka shkuar mendja keq, po të paktën të bëjnë ndonjë reformë që tu quhet alibia. Se kështu dalin më keq.

Next Post
Zëri i Amerikës për etikën në media: Krahas problemeve, institucionet raportojnë përmirësime

Zëri i Amerikës për etikën në media: Krahas problemeve, institucionet raportojnë përmirësime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In