• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Si ndryshuan pagat pas karantinës së parë? Rriten të punësuarit me paga të ulëta, ndërsa ata me rrogë të lartë…

by Java News
04/01/2021 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillimet në sektorin e pagave pas karantinës së parë tregojnë se, pesha e punonjësve me pagë të ulët ndaj totalit te të punësuarve me pagë është rritur.

Sipas të dhënave të INSTAT personat me pagë deri në 30 mijë lekë përbënin 38.7 për qind te të punësuarve gjithsej në tremujorin e tretë 2020, nga 37.1 % në tremujorin e dytë.

Në të kundërt kanë pësuar rënie grupet me paga të larta. Të dhënat tregojnë se grupi i të punësuarve me pagë nga 40 mijë deri në 50 mijë lekë përbën 11.4% të totalit te të punësuarve nga 11.7 për qind të totalit në tremujorin e dytë.

Rënie të peshës në punësim panë edhe grupet e tjera të pagave të larta. Të punësuarit me pagë 50 mijë deri në 60 mijë shënuan një rënie të peshën me 0.9 pikë përqindje, ata me pagë 60 mijë deri në 95 mijë shënuan rënie me 0.5 pikë përqindje dhe ata me paga mbi 120 mijë lekë zunë 4.5 % të totalit te të punësuarve në tremujorin e tretë nga 4.6% në tremujorin e dytë.

Të dhënat mbi pagat tregojnë modelin në të cilin po zhvillohet ekonomia shqiptare, ku gati 40% e të punësuarve marrin nivelin më të ulët të pagës rreth 300 mijë lekë në muaj, ndërsa 26.8% e të punësuarve marrin vetëm pagën minimale prej 26 mijë lekësh në muaj.

Megjithatë analizat e riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të tatimeve kanë gjetur informalitet të lartë në deklarimin real të pagave. Në Shqipëri është ende i përhapur nëndeklarimi i pagave, ku një pjesë e kompanive dhe sidomos profesioneve të lira raportojnë në tatime për efekt të sigurimeve shoqërore pagesa më të ulëta se sa realiteti.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se në zbatim të Planit Operacional 2020, ka marrë një sërë nismash të rëndësishme për realizimin e objektivave të përcaktuara. Një ndër nismat e marra është edhe aksioni për informalitetin në punë.

Pas kryerjes së analizës së të dhënave të muajit qershor të pagave të deklaruara, u konstatuan paga nëndeklarim në disa profesione të ndryshme si: inxhinier, Ekonomist, Farmacist, Mekanik, Murator, Saldator, Teknik etj., në vlerën 26.000 Lekë (në nivelin e pagës minimale). Nga profesionet e analizuara të lartpërmendura, u identifikuan me parregullsi në deklarimin e pagave një numër prej 5.359 tatimpaguesish dhe 10.785 punonjës.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu është drejtuar me letra të personalizuara si punëdhënësve, ashtu edhe punëmarrësve të identifikuar. Në këto letra iu është kërkuar të dy kategorive që të përmbushin detyrimin ligjor për deklarimin real të nivelit të pagës ana e punëdhënësit, por gjithashtu kërkohet bashkëpunim dhe ndërgjegjësim të njëjtë edhe nga punëmarrësit, të cilët duhet të kërkojnë deklarimin real të pagës nga këta punëdhënës./monitor

g.kosovari

Next Post
“Më lironi”/ Vrau dhe copëtoi çiftin nga Vlora, vendoset data kur Elona Kalesha del para gjykatës në Itali

“Më lironi”/ Vrau dhe copëtoi çiftin nga Vlora, vendoset data kur Elona Kalesha del para gjykatës në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

January 24, 2026
Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

January 24, 2026
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In