• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ndryshon KQZ-ja dhe teknologjia në zgjedhje/ Ekspertët përfundojnë punën, Këshilli Politik ka gati amendimet për Kodin Zgjedhor

by Java News
15/06/2020 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Ekspertët e Reformës Zgjedhore për një javë kanë ‘zbërthyer’ dokumentin e firmosur në 5 qershor nga 4 anëtarët e Këshillit Politik, nënshkrim që u bë në sytë e ndërkombëtarëve. Gjatë javës së shkuar rinisi punën dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, por ekspertët e palëve dhe të pavarurit kanë vijuar punën dhe tashmë është gati drafti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të dorëzohet në Kuvend.

KOHA ZGJEDHORE: Tashmë është zyrtare që data e zgjedhjeve do të caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor dhe qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Ndryshime të shumta do të ketë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili tashmë do marrë emrin Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe do ketë në përbërje të tij Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Sipas draftit të ekspertëve Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do ushtrojë kompetencat ekzekutive dhe kryekomisioneri do të zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

KQZ-JA: Nga ana tjetët Komisioni Rregullator (Rregullator) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Rregullatori përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët njeri ushtron detyrën e kryetarit. Një institucion tjetër që krijohet do të jetë dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor. KAS-i përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 9-vjeçar, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj.

TEKNOLOGJIA: Një ndër pikat që hasi debate mes palëve në Këshillin Politik është dhe teknologjia në zgjedhje. Sipas draftit të ekspertëve, i jepet të drejtë KQZ-së të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve të teknologjisë së informacionit, për të mbuluar aspekte të vecanta të procesit zgjedhor. Por KQZ është e detyruar që përdorimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit ta zbatojë në zgjedhje nëpërmjet projekteve pilot, në jo më pak se 10 përqind të numrit të zgjedhësve për çdo fazë të implementimit. KQZ-ja ka të drejtë të instalojë dhe përdorë sisteme video-monitorimi në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave.

FINACIMI I PARTIVE: Në draftin e Kodit Zgjedhor është parashikuar dhe ndërhyrja për financimin e partive. Sipas dokumentit mësohet se partitë do të kenë mundësi që të bëjnë reklama gjatë fushatës, por media nuk mund të publikojë materiale të parapërgatitura. Për sa i përket finacimit të partivee, bëhet me dije se do të mund të përfitojnë para nga buxheti i shtetit, forcat politike që kanë siguruar jo me pak se 1% të votave në zgjedhjet e kaluara.

g.kosovari

Next Post
“A e di se sa të du…”/ Deputeti i opozitës shfaqet krah Dafina Zeqirit, vargje romantike këngëtares

“A e di se sa të du…”/ Deputeti i opozitës shfaqet krah Dafina Zeqirit, vargje romantike këngëtares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In