• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ndodhi dhe kush e nxiti përjashtimin nga rregulli?

by Bajram Peçi
31/07/2020 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

 Gjatë dy viteve të fundit në hapësirën shqiptare të zhvillimeve politike kanë ndodhur disa ngjarje, prej të cilave, nëse nuk do ishin shmangur, do krijoheshin precedente të pashembullt ligjor. Shmangja nga ligji themelor për formën dhe rrugën e ndërrimit të pushtetit ishte ajo çka përshkonte lëvizjet e opozitës. Në të vërtetë, të ashtuquajturat “lëvizje” s’ishin gjë tjetër përpos se orvatje për krijime të rrezikshme precedentësh, siç ishin:

 -Dalja nga Parlamenti përmes dorëzimit të mandateve.

 -Bojkoti i zgjedhjeve bashkiake.

 -…dhe së fundmi, vendosja e krijesës së çuditëshme, “Këshilli politik” (në emër të konsensusit) mbi Parlamentin.

 Mirëpo Kushtetuta është një përmbëledhje parimesh dhe rregullash, që janë vendosur si zgjidhje juridike detyruese.  Kështu, nëse tek ligji që rregullon jetën në shtëpinë tonë, përcaktohet se si sistemet juridike të së drejtës së shoqërisë dhe individit, i japin vlerë të madhe faktit se rezultatet dalin vetëm përmes votës; se pushteti ndërrohet përmes rezultatit të votës; se respektimi i kushtetutës është mekanizmi me të cilin arrihet ky qëllim.  Po të ishte pranuar, do krijohej një precedent për çdo palë zgjedhjesh të ardhshme, dmth: nuk marr pjesë në zgjedhje, nuk i njoh zgjedhjet, nuk hyj në zgjedhje, etj., tek të cilat do mbështetej juridikisht më pas çdo zhvillim i kësaj natyre. Me një fjalë, një rrokopujë që mund të çojë çdo administratë e shtet në kufijtë e dështimit!

 Ishte Sali Berisha që së bashku me disa “opinionistë” mediash të varura politikisht, e shtrënguan kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, të detyrojë shumicën e deputetëve, me e pa dëshirë të dorëzojnë mandatet. Në ndihmë të tyre ishin këpushat parazite të kryetarëve jetëgjatë të partive fantazma. Vjen më pas nxitësi President, me aparatin e institucionit dhe bashkëshorten e tij, që përmes partisë familjare të viheshin në mbështetje dhe frymëzim të kësaj ideje çmendurake. Ata, të gjithë së toku, kërkuan të ndikonin e diktonin krijimin e një klime ku Edi Rama, në mos se do detyrohej të jepte dorëheqjen, së paku do njihte e pranonte këtë realitet të ri, që do e çonte vëndin në zgjedhje të reja. Siç e jetuam, fatmirësisht kjo s’ndodhi!

 Falë kontrollit të vetvetes, Partia Socialiste dhe kryetari i saj nuk lejuan që vendi të shkonte drejt ndryshimeve që rrëzonin shtyllat kushtetuese, për shkak se ishin të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm për krijimin e një precedenti tej të rrezikshëm.

 “Precedenti”, një frazë latine kjo, me kuptimin e mirëfilltë të “që lë vendimin të qëndrojë”, është një lloj mekanizmi ligjor, që juristët e përdorin për t’a vënë në baza të barabarta me ligjin themelor. Pra, dalja nga rregulli pranohet përmes një ligji rregullues! Nëse do të ndodhte kjo, çdo parti, që rezultatet e zgjedhjeve nuk do ta kënaqnin, nuk do ja përtonte të përdorte si argument kundërshtues?

 Po të qe se nuk do injorohej apo anashkalohej sjellja aventureske e “Rubikonistëve”, që provuan të merrnin gjithçka, por morën për shoqërinë mësimin më të domosdoshëm historik të demokracisë shqiptare, lojrat politike, që mbështesin vendimin e gabuar në ligj ose të tejkaluar nga legjislacioni, do shkatërronin sistemin e së drejtës dhe shqyrtimin normal gjyqësor, të praktikuar nga gjykatat kushtetuese për shkak të një përjashtimi dukshëm antikushtetues. Lavdi Zotit, nuk ndodhi!

 Sa e ndyrë ishte kjo “lodër” politike ku e qorrollepsën Lulzim Bashën!? E përdorën keqazi, i hodhën trutë e gomarit! Sa e tmershme është kjo lodër për një djalë, në dukje me aspirata, por që u përdor si lodër, duke rënë ne duart e mjeshtrave të vjetër, ku “Kashei” i pavdekshëm luajti rolin e skuthit. Ndërsa tregtarët e vjetër të LSI-së, me përvojë po aq të fëlliqur, duke tundur elpazenë, e futën rioshin nën pushtetin e vet. Të dëmtuar shoh sidomos Partinë Demokratike.

 Ndërmarrjet çoroditëse të dorëzimit të mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve vendore, nuk u desh shumë kohë të kuptohej se ishin një gomarllëk i pa parë. Ndokush, me gjysëm zëri, apo zë të mekur, edhe e pohoi, por me zë të plotë nuk u dëgjua të pohohej nga Lulzim Basha. “Opinionistët” këshillues, ndërsa u morën me sulmet ndaj kryeministrit dhe vartësve të tij, nuk u dëgjuan të thonë ndonjë fjalë se pse e degraduan (përmes këshillave) opozitën të endet rrugëve? Sa i përket Presidentit, shkëlqesa e tij, i kudondodhur ku preket interesi i partisë së gruas, LSI-së dhe i aleatit të stinës, PD-së, ka bërë e po bën çmos për krijimin dhe mbajtjen ndezur të një klime të ashpër marrëdhënjesh, të dëmshme për Shqipërinë e qytetarët e saj. Arma që nuk përtoi të zgjidhte sot për të qëlluar ishte të qenit e kryeministrit “biri i komunistit”. Sa qesharak!

 Në lëshimet e Partisë Socialiste në shkelje të Kushtetutës, ndodhur nën dëshirën e krijimit të një klime konsenusi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe presionin e ndërkombëtarve, krijuan një organ këshëllimor, që nuk vonoi të rrëmbejë në mënyrë të njëanshme atributet e një organi vendimmarres e që sipas tyre, dilte mbi Parlamentin. Ato çka u vendosën sot në Parlament për koalicionet dhe listat, përfundimisht tregojnë se sa pak i domosdoshëm ka qenë ky organizëm, ku më së tepërmi u bë sherr, pa përjashtuar dhe konsumin e picave. Ky organizëm dhe 5 qershori i saj, ngritur për të bjerrur sadopak kufijtë ndarës, gjë që s’ndodhi, nga sa po shohim, është shkëmbi ku opozita jashtëparlamentare po kapet me të gjitha forcat. Rrini mbërthyer fort, trima, mos e lëshoni!

 Vëndin e qeveris ai që ka fituar votat! Kjo nuk ndryshon se do apo nuk do ti?! Çdo qeveri ka dy misione-shkruante shekuj më parë Viktor Hygo-të krijojë pasuri dhe ta ndajë atë në mënyrë të barabartë. Varfërimi është turpi njeriut! Me këtë mision, në kushtet e pasojave që la tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia globale e koronavirusit, qeveria po bën atë që duhet të bëjë: të jetë pranë njerëzve!

Next Post
Kur mund të jetë gati vaksina e Covid-19…

Gjiganti farmaceutik: Covid-19 mund të kërkojë vaksinim çdo vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In