• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ndikon moti i nxehtë në trup dhe kush rrezikohet më së shumti?

by A R
17/07/2023 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra miliona njerëz janë duke u përballur me temperatura shumë të larta në gjithë botën.

Moti i nxehtë në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi, konsiderohet një prej shembujve se si rrezikohet bota nga ngrohja globale. Temperatura mesatare globale e ka prekur një rekord të ri në javën e parë të Korrikut. I nxehti mund të ndikojë te secili mirëpo disa grupe janë më të cenueshme, sikurse të moshuarit dhe foshnjat.

Çfarë i bën i nxehti ekstrem trupit tonë?

Teksa trupi bëhet më i nxehtë, nisin të hapen enët e gjakut.

Kjo rezulton me tension më të ulët të gjakut dhe e bën punën e zemrës më të vështirë për ta lëvizur gjakun nëpër trup. Diçka e tillë mund të shkaktojë simptoma të lehta, siç janë kruarjet apo këmbët e ënjtura.

Në të njëjtën kohë, djersitja ndikon në humbje të lëngjeve dhe kripës, prandaj edhe ndryshon balanci i tyre në trup.

E gjithë kjo, e kombinuar me tension të ulët të gjakut, mund të çojë në dërrmim nga nxehtësia.

Disa prej simptomave janë:

  • marramendje
  •  të përziera
  •  të fikët
  • ngërçe të muskujve
  •  dhimbje koke
  • djersitje e madhe
  •  lodhje
  •  lëkurë e zbehtë

Nëse tensioni i gjakut bie shumë shpejt, rritet rreziku për sulm zemre.

Pse trupat tanë reagojnë në këtë mënyrë?

Trupat tanë tentojnë ta mbajnë temperaturën në rreth 37 gradë Celsius, qofshim në borë, apo mot të nxehtë. Kjo është temperatura në të cilën është mësuar të punojë trupi.

Mirëpo kur moti të nxehet, trupi duhet të punojë më shumë për ta ulur temperaturën. Prandaj i hap enët e gjakut afër lëkurës për ta nxjerrë nxehtësinë dhe nis të djersijë.

Si të qëndrojmë të sigurt në mot të nxehtë?

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara i kanë disa këshilla:

  • Vishni rroba të përshtatshme që janë të lehta dhe të gjera.
  • Qëndroni në vende me kondicionerë, sa të keni mundësi. Nëse shtëpia juaj nuk ka kondicionerë, shkoni në qendër tregtare apo në biblioteka publike.
  • Mund ta telefononi edhe departamentin lokal shëndetësor për të parë nëse kanë vende të lira për t’i ikur vapës.
  • Kufizojeni aktivitetin në ambiente të jashtme apo ndërrojeni orarin kur është më freskët.
  • Pini shumë lëngje dhe mos pini shumë alkool.
  • Qëndroni në hije, përdorni krem kundër diellit me mbrojtës të lartë dhe vendosni kapele me mbulim të gjerë.
  • Keni kujdes që t’iu ndihmoni atyre që kanë nevojë, personave të moshuar, atyre që kanë ndonjë sëmundje, apo atyre që jetojnë vetëm.
  • Mos e lini askënd, sidomos foshnjat, fëmijët e vegjël apo kafshët nëpër makina të mbyllura.

Si të bëni gjumë të mirë?

Përdorni mbulesa të holla, ftohni çorapet tuaja në frigorifer para se t’i mbathni dhe krijojeni një orar të saktë të gjumit, sugjerojnë ekspertët.

Çfarë të bëni nëse e shihni dikë që e ka dërrmuar i nxehti?

Nëse ata mund të freskohen brenda një gjysme ore, atëherë lodhja e madhe nuk është shumë serioze.

Por, CDC këshillon:

  • Dërgojini në një vend të freskët
  • Freskojuani lëkurën me ujë të ftohtë
  • U jepni që të pinë shumë ujë

Megjithatë, nëse nuk e marrin veten brenda 30 minutave, atëherë ajo që pason njihet si goditje nga i nxehti. Një situatë e tillë është urgjente dhe duhet të thërrisni menjëherë emergjencën.

Njerëzit me një gjendje të tillë mund të mos djersijnë më, edhe pse kanë temperaturë shumë të nxehtë në trup. Temperatura e trupit mund t’iu shkojë në mbi 40 gradë Celsius dhe mund ta humbin vetëdijen.

Kush është më i rrezikuar?

Moshat e shtyra dhe personat me sëmundje kronike, sikurse sëmundje të zemrës, mund ta kenë më të vështirë funksionimin në këto kushte. Diabeti mund ta bëjë trupin që të humbë ujin më shpejt dhe disa komplikime të sëmundjes mund t’i ndryshojnë enët e gjakut dhe aftësinë për të djersitur.

Edhe fëmijët janë të cenueshëm. Personat që vuajnë nga harresa rrezikohen, po ashtu, sepse nuk janë të vetëdijshëm se çfarë është nxehtësia dhe si të veprojnë. Njerëzit e pastrehë janë po ashtu të ekspozuar shumë ndaj diellit.

A e rrisin rrezikun disa ilaçe?

Po – por njerëzit duhet të vazhdojnë t’i marrin ilaçet si zakonisht dhe duhet të bëjnë përpjekje të qëndrojnë të hidratuar. Diuretikët – që ndonjëherë quhen edhe “pilula uji” e rrisin sasinë e ujit që trupi e largon. Ato merren në shumë raste, përfshirë ato për komplikime të zemrës. Mirëpo, në temperatura të larta, ato e rrisin rrezikun e dehidrimit dhe çrregullimit të balancit të mineraleve në trup.

Më pas janë ilaçet për ulje të tensionit të gjakut, pasi në kombinim me enët e gjakut që tentojnë ta nxjerrin nxehtësinë, mund të nxisin ulje të shpejtë të tensionit. Disa ilaçe për epilepsi dhe Parkinson mund ta bllokojnë djersitjen dhe mund ta bëjnë më të vështirë uljen e temperaturës trupore.

A vret i nxehti?

Më shumë se 700 persona në Shtetet e Bashkuara vriten nga i nxehti ekstrem çdo vit, sipas CDC-së.

Shumica prej tyre e pësojnë nga sulmi në zemër dhe sulmet e shkaktuara nga përpjekjet e trupit për ta mbajtur temperaturën stabile. Shkalla e vdekjeve rritet sapo termometri të tejkalojë temperaturat 25-26 gradë Celsius. Megjithatë, të dhënat sugjerojnë se vdekjet shkaktohen më shpesh nga temperaturat e larta në pranverë, apo fillim të verës, sepse në pikun e verës.

Kjo për faktin se ne nisim të ndryshojnë përditshmërinë dhe nisim të mësohemi dalëngadalë me të nxehtin. Të dhënat nga valët e kaluara të të nxehtit tregojnë për rritje të shpejtë të vdekjeve në orët e para të rritjes së temperaturave./REL

Next Post
Asgjësohen 1844 bimë kanabis në Lezhë

Asgjësohen 1844 bimë kanabis në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In