• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ndikon largimi i Britanisë nga BE në futbollin e Premierligës

by Java News
16/01/2019 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga lejet e punës dhe çmimi i lojtarëve të huaj, nuk ka asnjë dyshim që largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të ndikojë shumë në futbollin e Premierligës. Premierliga ekziston e ndarë nga pjesa tjetër e shoqërisë angleze për shumicën e kohës, megjithatë as kjo ligë, që njihet nga shumë si më e mira në botë, nuk do të mbetet e paprekur nga pasojat e BREXIT-it.

Dje, parlamenti anglez e kundërshtoi marrëveshjen e Theresa May për largimin nga BE-ja. Megjithatë, ky largim pritet të ndodhë prapëseprapë gjatë vitit 2019 dhe uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, i ka analizuar mënyrat se si do të ndikojë kjo marrëveshje në futbollin e Premierligës.

Të gjitha klubet e Premierligës ishin kundër BREXIT-it në vitin 2016. Arsyeja për këtë është sepse klubet e mëdha të Anglisë janë të përbëra nga një shumicë e lojtarëve të huaj. Për këto klube, suksesi në tregun për transferimin e lojtarëve shpeshherë përfundon me sukses edhe në gara të ndryshme. Por, çfarëdo kufizimi i lirisë së lëvizjes së njerëzve, që mund të shkaktohet nga BREXIT-i, mund t’i shkaktojë probleme klubeve të Premierligës. Pas BREXIT-it, është e mundur që lojtarët nga vendet anëtare të BE-së, të duhet t’i plotësojnë edhe disa kritere shtesë për t’u transferuar në ndonjë klub anglez.

Ata fillimisht do të duhej ta merrnin një leje për punë në Angli, mirëpo në vitin 2016, televizioni BBC raportoi se plot 332 lojtarë të cilët aktualisht luajnë në Premierligë nuk do t’i plotësonin kriteret për të marrë leje pune. Për më tepër, largimi nga BE-ja do ta bënte shumë më të vështirë për klubet angleze rekrutimin e lojtarëve të rinj nga klubet e tjera evropiane. FIFA e lejon transferimin e lojtarëve 16 deri në 18-vjeçarë brenda territorit të BE-së. Kur Britania e Madhe të dalë nga BE-ja, atëherë klubet nuk do të kenë mundësi të marrin lojtarë të huaj për t’i bërë pjesë të akademisë.

The Times pretendon se në skuadrën prej 25 lojtarëve të secilit klub të Premierligës do të lejohet maksimalisht 12 lojtarë të huaj, pesë më pak sesa rregulli aktual. Ky rregull i godet më së shumti klubet e mëdha, si Manchester Unitedi e Liverpooli, të cilët janë të mbushur më lojtarë të huaj.

Por, nga ky veprim nuk do të ndikohen vetëm lojtarët, pasi që nga 20 klubet e Premierligës, 14 prej tyre kanë trajnerë me nënshtetësi të huaj. Edhe këta trajnerë do të përballen me probleme të ngjashme me futbollistët dhe mund t’i humbin ekipet e tyre. /Gazeta Express/

a.cupaj

Next Post
FOTOT/ Rihanna nuk merret vetëm me muzikë…

Rihanna hedh në gjyq të atin, i kërkon dëmshpërblim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In