• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Si ndikoi Kosova për metamorfozën e Rusisë nga anëtarësimi te NATO tek agresioni i Ukrainës?!

by Ben Andoni
05/03/2022 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për të parë kaosin e qëndrimeve në Ballkan mjafton të shikosh dhe të kuptosh ngrefosjen e fundit të shumë individëve dhe qeverive, të cilat direkt apo indirekt po përkrahin invazionin e tmerrshëm të Putinit mbi Ukrainë. Në Serbi dhe në qarqe në Malin e Zi apo në Republikën Srpska në Bosnjë pati një trandje të vërtetë, ndërsa shumë nga partitë e opozitës ishin kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Disa prej tyre: “Dveri”, që bashkon nostalgjikët patriotë për riardhjen në fron të Mbretërisë Serbe bashkë me partitë dhe Lëvizjet e Djathta, do shprehej se: “Populli serb është kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe pasojat e pakuptueshme në sigurinë, subjektivitetin tonë ekonomik dhe historik”. Forca politike “Dosta je Bilo” qëndronte në të njëjtën valë dhe frymë me partitë e tjera të krahut të djathtë por deklaronte se Serbia duhet të jetë neutrale e të mos”marrë anën në konflikt dhe të mos vendosë sanksione ndaj askujt, por edhe që të heqë sanksionet ndaj Bjellorusisë”. Për ta, lufta në Ukrainë është “pasojë e konfliktit gjeopolitik të fuqive të mëdha në tridhjetë vitet e fundit në Evropën Lindore”. E më poshtë: NATO-ja me ndarjen e Kosovës dhe Metohisë “hapi kutinë e Pandorës për braktisjen e parimit të paprekshmërisë së kufijve të vendeve sovrane”!!!

Në fakt, Rusia me aktin e fundit e ka bërë gati të pamundur pretendimin e Serbisë, të ringjallur sërish mbi Kosovën, pasi ndryshe nga kohë më parë nuk ka ditur të parashikojë pasojat e situatës me invazionin ndaj Ukrainës. Tashmë, Rusia megjithë nxjerrjen e dhëmbëve do t’i duhet të matet mirë për trashëgiminë e saj afatgjatë, pasi morali i saj është në kreditet më të ulëta, por më shumë se kaq parashikohet zezonë ekonomike me realitetin e saj afatmesëm dhe të gjatë, e përveç kësaj nuk do llogaritet më për shumë kohë në planet gjeostrategjike të botës. Tashmë Rusisë i kanë kthyer krahët shumë nga shtetet potenciale të OKB-së, bash ato që arritën të mendonin dikur se ajo mund të kishte deri partneritetin special me NATO-n.

Gjithsesi, serbët me rusët do të tregonin dhe njëherë politikën e tyre ndryshe, ose më saktë anti-NATO, kur muaj më parë në një artikull të përbashkët, botuar njëkohësisht në mediat serbe dhe ruse, ministri i jashtëm Lavrov me atëherë ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç, deklaruan se asnjë zgjidhje për Kosovën nuk mund të ndodhë jashtë rezolutës 1244!!! Kur mendoje sublimitetin e shtirë të këtij akti, pasi rezoluta ka vite që është tejkaluar dhe Kosova është në realitete të tjera kuptoje se: vërtet Ballkanit po i afrohej diçka ogurzezë: Planet ndryshe sllave! Dhe, ashtu si mund të merret me mënd në ditët e fundit, presidenti serb Vuçiç, që duhej të ishte më shumë i informuar se të gjithë kolegët e tij evropianë për agresionin e Ukrainës nga Putin, do shprehej çuditshëm se:“Unë pres që brenda gjashtë muajve Kosova të pranohet në NATO dhe të detyrojnë katër shtete, Greqi, Rumania, Sllovaki dhe Spanjë ta njohin Kosovën”, e mbyllte deklaratën e tij.

Në fakt, Vuçiç dhe aleati i tij i madh Rusia nuk kuptuan asnjëherë si duhet se: Kosova i shërbeu shumë perceptimit të NATO-s të konsideronte ashtu si duhet rrezikun rus dhe atë sllav ballkanik. Ish-shefi i NATO-s, Javier Solana në fjalimin në Berlin në qershor 1999, pak para përfundimit të Operacionit Aleat Forca, do të tregonte konceptin real të këtij grupimi me Kosovën: “Ajo që e bën NATO-n kaq të bashkuar në këtë krizë është fakti se në Kosovë konvergojnë interesat tona afatgjata dhe vlerat tona. Kjo sepse pas problemeve të kosovarëve është edhe më shumë në lojë: e ardhmja e projektit të Evropës. Konflikti midis Beogradit dhe pjesës tjetër të bashkësisë ndërkombëtare është një konflikt midis dy vizioneve të Evropës. Një vizion – si ai i Millosheviçit – është një Evropë e shteteve etnikisht të pastra, një Evropë e nacionalizmit, autoritarizmit dhe ksenofobisë. Vizioni tjetër, i mbështetur nga NATO dhe Bashkimi Evropian dhe shumë vende të tjera, është për një Evropë të integrimit, demokracisë dhe pluralizmit etnik. Ky është vizioni që e ka kthyer Evropën dhe Amerikën e Veriut në komunitetin më të afërt, më demokratik dhe më të begatë të ndërtuar ndonjëherë…”. Ndrysho vetëm emrin e Millosheviçit me atë të Putin, në ditët tona, dhe kupton sesa afër është ky koncept dhe qëllimin e reagimit në bllok që kanë bërë vendet e NATO-s ndaj agresionit rus.

Po të kthehemi pak pas në fillimvitet ’90, kur Çështja e Kosovës e ndihu deri diku Rusinë: Nën drejtimin kaotik të Boris Jelcin, ditën e fillimit të bombardimeve mbi ish-Jugosllavi, Rusia preu pjesën më të madhe të lidhjeve të saj institucionale me NATO-n. Kjo kuptohet se ishte sa për fasadë, pasi reagimin real e bëri vetëm me disa axhustime të vogla që lidheshin me kontingjentin e saj të SFOR-it në Bosnjë. Rusët tërhoqën zëvendëskomandantin e njësitit dhe ushtarakët që kishin komunikimet me NATO-n. Por jo më shumë se kaq, pasi në anën diplomatike i ruajti marrëdhëniet e saj me të gjitha qeveritë e NATO-s. Ashtu si në rastin e Ukrainës, ku agresorët rusë po hasin pengesa reale, por në kohën e Kosovës shumë më tepër, Rusisë i mungonin mjetet për të ndërmarrë masa të tilla edhe sikur të kishte dashur. Më thjesht nuk donte të rrezikonte mbështetjen financiare dhe ekonomike që ajo mori nga vendet dhe institucionet perëndimore si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe që e oksigjenuan. Llogarite sot kur po merr goditje si ajo me Sistemin SËIFT, ku ka të ngjarë që ekonomia e saj të kthehet menjëherë shumë pas dhe me panikun ekonomik që ka nis në Rusi! Në pranverën e vitit 1999, ekonomia ruse mezi kishte filluar të rikuperohej nga efektet e krizës valutore. Presidenti Jelcin kuptoi atë që nuk e kupton dot sot pasardhësi i tij Putin, kur deklaroi: “Megjithë veprimet agresive të NATO-s, ne nuk mund të shkëputemi me vendet perëndimore” dhe “ne nuk mund ta çojmë veten në izolim sepse jemi në Evropë dhe askush nuk do të na dëbojë nga Evropa”.

Kryeministri rus i asokohe Primakov ishte personazhi që u investua më shumë për të ndërtuar një paketë të pranueshme zgjidhjesh me fokusin te NATO për fleksibilitet lidhur me “Kosovën”, në vend të luftës së vazhdueshme të ftohtë me Shtetet e Bashkuara. Paqtimi i asokohshëm me Gjermaninë dhe Francën, dy fuqi të tjera të Aleancës, do kishte madje lidhje direkte me Kosovën. “Rossiiskaya” gazeta citonte asokohë “burime diplomatike franceze” që shkruanin se: “dera e vogël që çon drejt paqes në Ballkan ka një çelës, ai është në duart e Rusisë”. Kurse, po në atë kohë, Ministria e Jashtme gjermane deklaronte se: “qeveria gjermane beson se zgjidhja e konfliktit në Kosovë mund të gjendet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me Rusinë’.

Oreksi rus do të rritej nga kjo këndellje dhe Presidenti Jelcin vendosi të përfshihej, duke vendosur  ish-kryeministrin Viktor Çernomerdin si “përfaqësues special për konfliktin në Jugosllavi”. E veçanta ishte se kryeministri Primakov po mënjanohej. Ashtu si merret me mënd, Çernomerdin pranoi se prania ndërkombëtare e sigurisë duhet të udhëhiqet nga NATO. Kjo u përfshi në Rezolutën e KS të OKB-së 1244, i cili vendosi zgjidhjen e rënë dakord. Por Rusia do të sillte natyrën tjetër të saj, që tashmë po e tregon në një shkallë shumë më të madhe: Një ditë pas miratimit të Rezolutës 1244, rreth 200 trupa ruse u shkëputën nga kontingjenti rus i SFOR-it në Bosnje dhe përfunduan ​drejt aeroportit të Prishtinës, duke mbërritur para trupave të para të NATO-s,  KFOR-it, si do të njihej. A ishte ky fillimi i kalkulimeve të këqija ndaj Kosovës? Në fakt jo tamam. Vremya MN e pranonte me elegancë varësinë e Rusisë: “Gjatë luftës ballkanike, Rusia bëri zgjedhjen më të rëndësishme në historinë e fundit të vendit tonë. Ne nuk u bëmë aleat me NATO-n, por, falë Zotit, nuk u bëmë as armiku i saj. Tani, Rusia dhe Perëndimi mund të bëhen partnerë që mund të mos kenë asnjë arsye për ta dashur njëri-tjetrin, por duhet të punojnë së bashku vetëm sepse nuk ka largim nga njëri-tjetri”.  Igor Ivanov në tetor 1999 do e thoshte edhe më hapur: “Duam apo jo, NATO është një realitet në arenën e sotme ndërkombëtare, në radhë të parë në Evropë por edhe në botë në përgjithësi”. Pak muaj më vonë, pasardhësi i panjohur i Jelcin, Vladimir Putin, më i favorizuari për zgjedhjet e ardhshme presidenciale jo vetëm kërkoi rregullimin e lidhjeve me NATO-n, por kërkoi edhe çuarjen përpara në aspektin cilësor. Që do të thoshte se Putin gati po lutej për të qenë pjesë e NATO-s. Dhe, jo më kot, në mars të vitit 2000, një deklaratë e Putin shkaktoi bujë në Rusi , kur në një interviste televizive britanike, kërkoi anëtarësimin e vendit të tij në NATO!!! Do pasonte një qetësi relative teksa Rusia e Putin ishte e kursyer me oreksin e saj, por edhe NATO po këndellej në qetësi. Veçse po fillonte epoka e Putinit.

…

Pak vite më vonë, realiteti ka ndryshuar frikshëm dhe Rusia që gjithsesi fitoi përmes tërheqjes prej Çështjes së Kosovës një lloj respekti, po kërkon me aleaten e saj të vogël Serbinë për të krijuar kinse pretekste të tensioneve dhe të ndërhyrjes në Republikën e re, njohur nga shumica e vendeve të OKB-së. Tashmë, kuptohet se nuk ishte thjesht provokim deklarata e ministrit të jashtëm rus Lavrov në 18 shkurt kur tha se: në Ukrainë luftojnë mercenarë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Në të njëjtën gjatësi Vuçiç më 19 shkurt njoftoi se do “të kërkojë në Moskë informacione për mercenarët nga Kosova në Ukrainë”. Për ironi të fatit harronte se bota po fliste vërtetë për mercenarë por duke pasur parasysh qindrat nga vendi i tij rekrutuar nga kompania e njohur privato-shtetërore ruse e mercenarëve “Vagner”.

Kjo ishte metamorfoza e Rusisë që e shfrytëzoi Kosovën, qoftë në deklaratat e Kremlinit por edhe në kthimin e saj nga një vend që duke e përkrahur dhe duke i kërkuar anëtarësimin NATO-s rregulloi imazhin, ashtu si në kohën tonë me statusin e Kosovës po mbulon oreksin e saj tejet të frikshëm, që kalon llogaritë e thjeshta. Megjithatë integrimi i Kosovës në NATO kërkon kohë, kurse predispozita e paktit të Atlantikut të Veriut, subjektit që po i garanton pavarësinë duket e plotë, veçse duhet ende pak kohë. Kosova do jetë pjesë e NATO-s. Sa për Rusinë ajo është tashmë në krahun e gabuar të historisë. Tek e fundit, Kosova nuk mund të rrijë e veçuar mes vendeve që janë pjesë e NATO-s, kurse Rusia me dëmin ndërkombëtar dhe moral që i krijoi vendit të saj, nuk do mundet ta përdori më Kosovën, ose më saktë nuk do merret parasysh qoftë edhe kur ta përmendi si argument. (Homo Albanicus)

 

Next Post
Rossiya në ajër/ Avioni i Putin-it niset drejt Washington-it?! Lavrov në bord?!

Rossiya në ajër/ Avioni i Putin-it niset drejt Washington-it?! Lavrov në bord?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

December 19, 2025
Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

December 19, 2025
32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

December 19, 2025
Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

December 19, 2025
Botë e çuditshme, habiten pasagjerët/ Ndërron jetë e moshuara pak para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Botë e çuditshme, habiten pasagjerët/ Ndërron jetë e moshuara pak para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

December 19, 2025
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

December 19, 2025
“Europa përballet me periudhën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”

“Europa përballet me periudhën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”

December 19, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Momente përplasjesh dhe Berisha e përjashtoi nga drejtimi i njësisë 6 në Tiranë/ Ervin Salianji bën thirrje për protestë

December 19, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Debati për USB tregon për “drejtësinë popullore” që kemi vendosur

December 19, 2025
Avokati i Ballukut dhe kreu i SPAK përplasje te “Mandatet”/ USB-ja me 16 mije faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët

Avokati i Ballukut dhe kreu i SPAK përplasje te “Mandatet”/ USB-ja me 16 mije faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In