• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si ndihmoi Dhurata Saliaj në vrasjen e bashkëshortit? Ja çfarë bëri ajo kur ishte në një lokal me viktimën

by
05/06/2021 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje te reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e djeshme e ndodhur në Tiranë ku u vra Kudret Saliaj, dhe mbeti i plagosur avokati i tij Adriatik Camaj.

Sipas burimeve nga Policia Tiranës bëhet me dije se Dhurata Saliaj (bashkëshorja e viktimës, në proces divorci) ka qenë në lokalin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë. Hetuesit thonë se Dhurata Saliaj, ka qenë në rolin e vëzhgueses  duke informuar babanë e saj, Mexhit Picari mbi lëvizjet e viktimës.

Rezulton sipas policisë, se vajza ka njoftuar Mexhit Picarin dhe ku i fundit i pajisur me armë zjarri TT, ka shkuar në lokal dhe ka qëlluar me disa  plumba Kudret Saliaj.

Sakaq është zbardhur dhe dëshmia e Dhurata Saliajt, e cila u arrestua dje së bashku me të atin e saj Mexhit Picarin, si bashkëpunëtore në krim.

“Me Kudretin kemi pasur marrëdhënie të acaruara, sa herë që doja të takoja fëmijët na kërcënonte. Kudreti kërcënonte se do të më vriste. Rasti më i fundit ka ndodhur përpara katër ditësh, ku ai na ka kërcënuar. Kur vinte në shtëpi përballej me mamin tim. Familja ime ka jetuar në presion prej kaq shumë kohësh”, është shprehur Dhurata Saliaj.

Mes të tjerave Dhurata Saliaj ka thënë se e ëma e saj kishte urdhër mbrojtje nga viktima, dhe se gjatë ditës së djeshme babai e kishte shoqëruar për në Gjykatë, pasi i frikësohej Kudretit, se mund të hakmerrej ndaj saj.

“Kam shkuar me babain tek gjykata dhe ja kam bërë të qarte Kudretit se unë femijet nuk i lë. Doja të takoja djalin, t’i flisja. Aty ndodhi edhe ngjarja”, ka thënë më tej Dhurata Saliaj.

Historia e konfliktit mes çiftit Kudret dhe Dhurata Saliaj ka nisur në fundin e vitit të kaluar, ku ata janë përfshirë në akuza të ndërsjellta për tradhëti dhe dhunë, ndërkohë që viktima nuk e lejonte bashkëshorten e tij që të shihte tre fëmijët e mitur, të cilët jetonin me të atin

/b.h

Next Post
Byzylykë, ora e unaza! Kapet laçiani që grabiste shtëpitë e pasanikëve europianë

Byzylykë, ora e unaza! Kapet laçiani që grabiste shtëpitë e pasanikëve europianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

February 14, 2026
“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026

Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

February 14, 2026
VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

February 14, 2026
Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

February 14, 2026
I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In