• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si mund të rimëkëmbemi, rasti i Polonisë

by Java News
13/10/2021 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mateusz Morawiecki

Kryeministër i Polonisë*

Polonia është një nga vendet e para evropiane që është kthyer në rrugën e rritjes së shpejtë. PPB-ja e saj në tremujorin e dytë të 2021 ka kapërcyer tashmë nivelin e para-pandemisë. Jo vetëm që rimëkëmbja u bë më shpejt nga ç’pritej, por gjithashtu provoi efektshmërinë e masave kundër krizës në vend. Stabiliteti i financave publike ka bërë të mundur krijimin e një tamponi fiskal që mund të mbrojë interesat e mijëra kompanive dhe miliona punonjësve. Ne kemi arritur të sigurojmë si vendet e punës, ashtu edhe rritjet e pagave, sepse pa rritje reale të këtyre të fundit, PPB në rritje do të ishte një tregues bosh, një kurth që mbart kërcënime ndaj politikës sociale dhe ekonomisë.

Pas vitit 1989, rritja afatgjatë e Polonisë u pasqyrua vetëm pjesërisht në rritjet e pagave. Në vend të një ekonomie thelbi i së cilës do të ishte solidariteti, na u desh të merreshim me një ekonomi që ishte më e prirur t’i nënshtrohej mbizotërimit të fitimeve të kapitalit dhe prandaj, e dënuar për të prodhuar pabarazi. “Marrëveshja e Re” polake, e zbatuar nga qeveria, propozon të ndreqë këtë gjendje. Ne duam që frytet e rritjes të ndahen me respektin për drejtësi sociale dhe për pagat e punëtorëve polakë që më në fund të fillojnë të arrijnë nivelin evropian. Meqë Polonia është e vendosur të jetë një nga promotorët e zhvillimit të Evropës, ajo duhet të largohet nga modeli bazuar në reduktimin e kostove të punës për të shkuar tek konkurrenca e lirë.

Pjesa më e madhe e punës është bërë tashmë në vitet e fundit. Në lidhje me rritjen e pagave, Polonia është ndër vendet kryesore në OECD: paga mesatare  duke nisur nga viti 2015 është rritur me 25%, ndërsa mesatarja e OECD-së për këtë periudhë është vetëm 5%. Norma jonë e papunësisë është nga më të ultat në BE. E gjithë kjo shoqërohet me një rritje të rendimentit të punës: nga 2015 në 2019, ai u rrit me rreth 5% çdo vit, që është rezultati më i mirë i të gjitha vendeve të OECD.

Shpejtësia e daljes nga recesioni pas pandemisë është një sinjal se ekonomia polake ka lëvizur në drejtimin e dëshiruar. Tani është gati të përballojë sfidat e botës bashkëkohore. Fillimi i proceseve të riindustrializimit në kuadrin e Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm është vërtetuar i dobishëm në kontekstin e epidemisë që ka prekur më shumë sektorin e shërbimeve. Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm se fenomene të tjera negative globale në horizont mund të ngadalësojnë efektivisht rimëkëmbjen. Në këtë drejtim, destabilizimi i situatës në Lindjen e Mesme shihet me shqetësim të veçantë; ai mund të shkaktojë ndryshime të mëdha në rajon dhe të ketë një ndikim negativ global, veçanërisht për shkak të dobësimit sëfundmi të  hegjemonisë absolute të  SHBA. Ndërsa gjeopolitika e urren boshllëkun, vendin e zënë më parë nga amerikanët do ta marrë dikush tjetër, gjë që mund të rezultojë me një ndryshim në yjësitë e interesave globale.

Prandaj nuk është për t’u habitur që sot kemi të bëjmë me një rivendosje të mendimit mbi ekonominë si një nga themelet e sigurisë së sistemeve politike dhe shteteve. Ashtu si në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë fuqia e një shteti u mat nga potenciali i tij ushtarak, në shekullin XXI  ai do të matet me nivelin e tij të përparimit teknologjik.

Gjithsesi do të ishte gabim nëse do të qëndronim tek mendimi se rritja e potencialit ekonomik mund të bëhet gjithnjë sipas parimeve neoliberale. Nëse duam ta vëmë ekonominë në qendër të mendimit tonë mbi sigurinë, duhet të mbështetemi në sinergjinë e tregut dhe të shtetit. Çfarë ndodh nëse shteti braktis ekonominë kur shumë nga institucionet e tij janë të paefektshme? Shembulli i Polonisë, e cila ka jetuar prej kohësh nën sundimin e neoliberalizmit, është përgjigjja: në vend që të nxisë zhvillimin e tregut të lirë, shteti krijoi ndërprerje të konkurrencës dhe rritjen e pakontrolluar të krimit të taksave, siç dëshmohet nga përhapja e mafias së evazionit fiskal dhe rimbursimit të TVSH-së, mes të tjerash.

Thembra e Akilit  për Polonisë ka qenë gjithmonë sistemi i taksave me të metat e tij të shumta. Ne vetëm u zgjuam nga kjo letargji disa vjet më parë, duke demonstruar se roli qendror në rindërtimin e efektshmërisë së ekonomisë së tij i përket shtetit. Neglizhenca në këtë çështje ishte kaq e madhe, saqë pagimi i taksave me ndershmëri u mor në Poloni si një aberracion. Për të riparuar financat publike, nevojitej një ndryshim qëndrimi, por edhe kjo nuk mjaftonte. Zgjidhjet konkrete duhej të zbatoheshin me qëllim që të lidhnim sistemin e taksave. Për këtë, ne kemi krijuar Administratën e Taksave kombëtare, ndërsa fokusohet në digjitalizimin e procesit të kontrollit. Rezultatet nuk vonuan. Nga një nivel prej 24%, vrima e TVSH-së ka rënë në 12%, pra përgjysmë. Nëse i shtojmë kësaj një administratë të efektshme taksash, kuptojmë se fusha e manovrës së shtetit në fushën e politikës sociale vetëm sa është zgjeruar. Në të vërtetë Polonia ka qenë në gjendje të arrijë në të njëjtën kohë tre objektiva që duket se përjashtojnë veten: të ndjekin një politikë ambicioze sociale dhe të investimeve, ndërsa reduktojnë barrën e taksave dhe deficitin buxhetor.

Reduktimi i borxhit publik dhe krijimi i një sistemi të efektshëm financiar publik i kanë mundësuar shtetit t’i përgjigjet siç duhet krizës ekonomike. Sistemi i mbështetjes së mburojës së krizës dhe mburojës financiare vënë në dispozicion të punonjësve dhe bizneseve është provuar vendimtar në ruajtjen e vendeve të punës, programeve kryesore sociale dhe investimeve në infrastrukturë. Kjo është provë pothuajse eksperimentale: nëse sistemi i taksave riparohet, siguria e vendit forcohet automatikisht.

*Titulli në origjinal është Një ekonomi e fortë në shërbim të sigurisë 

Teksti është botuar në të përmuajshmen Wszystko Co Najważniejsze (Poloni), si pjesë e një projekti edukimi nga Bursa e Letrave me vlerë në Varshavë.

 

Next Post
Sërish të shtëna me armë në Tiranë, raportohet për një të plagosur. Policia jep detaje

Sërish të shtëna me armë në Tiranë, raportohet për një të plagosur. Policia jep detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In