• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si mund të na dëmtojë paniku sot?

by Java News
14/03/2020 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Frika nga masat shtrënguese të qeverisë ka sjellë një reduktim të ndjeshëm të lëvizjeve të shumë shqiptarëve. Frika nga vetë koronavirusi ka ndikuar tek disa të tjerë. Frika (qoftë e shkaktuar nga masat shtrënguese të qeverisë apo nga ndërgjegjësimi vetjak ndaj rrezikut të virusit) është mekanizmi më efikas psikologjik në kundërpërgjigje të një epidemie.

Ndërkohë, paniku (që përkufizohet edhe si frika e ngritur në shkallën e absurdit), mund të përbëjë një rrezik për jetën e atyre që vërtet kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Rritja eksponenciale e telefonatave të bëra në numrin e mergjencave mjekësore (127) mund të shpjegohet vetëm me ndjenjën e panikut që ka pushtuar shumë shqiptarë. Një tempraturë deri në 38 gradë e shoqëruar me teshtima dhe rrjedhje hundësh nuk janë simptoma të COVID-19; janë thjesht simptoma të gripit stinor. Dr. Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, këshillon që asnjeri të mos shqetësohet nga këto simptoma të gripit stinor, sepse COVID-19 nuk i ka ato simptoma (ka tempraturë mbi 38 gradë dhe vetëm kollë të thatë e vështirësi në frymëmarrje).

Në qoftë se kushdo që ka ca teshtima e pak temperaturë merr në telefon 127-ën, linjat pastaj do të dalin të zëna për ata që vërtet mund të kenë COVID-19. Dhe kur linjat dalin të zëna, nga paniku, njerzit mund të nisen vetë drejt spitalit më të afërm. Disa nga ata mund të jenë vërtet të sëmurë me COVID-19, duke detyruar personelin e spitalit të karantinohet për 14 ditë. E kush do t’i shërbejë të sëmurëve të tjerë në 14 ditët në vijim?

Në qoftë se përhapet paniku se nuk ka kapacitete për të përballuar trajtimin spitalor të të sëmurëve me COVID-19, nga paniku, drejt spitaleve mund të turren sa më shpejt edhe ata që, në fakt, mund ta kalojnë sëmundjen në shtëpi (rreth 80%, sipas OBSH-së)…

Në qoftë se përhapet paniku se personeli mjeksor është i pambrojtur mirë nga infeksioni, disa njerëz që duhet të shkojnë në spital për shkaqe të tjera shëndetsore, nuk shkojnë nga frika. Si rrjedhojë, nuk do të marrin kujdesin e duhur…

Frika është normale; paniku është anormal!

Next Post
Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2020

Si do sillen shenjat e zodiakut ditën e sotme, 14 mars 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In