• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si mori fund martesa disavjeçare e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit

by Java News
17/02/2024 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bes Kallaku nuk është në ditët e tij më të mira. Prej disa javësh, lajmi i ndarjes nga Xhensila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Dyshja, e cila ishte një ndër më të dashurat e publikut, i kanë dhënë fund pas disa kohësh që kishin probleme mes tyre.

Madje, këtë herë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, thuhet se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Sipas lajmeve që qarkullojnë, Besi nuk ka qenë dakord për këtë vendim të këngëtares. Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert.

Në rrjetet e tyre sociale të dy janë shfaqur në shoqërinë e fëmijëve, por jo të njëri-tjetrit, duke “vulosur” kështu edhe ndarjen mes tyre. Kjo nuk është hera e parë që dyshja flitet për një ndarje, ndonëse këtë herë divorci është pranë zyrtarizimit. Vetëm pak muaj më parë, aktori i humorit, Bes Kallaku ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Çifti, disa herë janë përballur me thashetheme në mediat rozë se janë ndarë, dhe aktori tregon se fjalët e përhapura rreth marrëdhënies së tyre i “vrasin” shumë. “Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai shkurtimisht.

Ndërsa u pyetur rreth “sekretit” të martesës së tyre, aktori tregoi se: “Është merita e Xhensilës, mirësia e saj që dashuria jonë vazhdon prej kaq shumë vitesh. Jeta është e gjatë, nuk i dihet kurrë. Por deri më tani, kjo është arsyeja”.

Por tashmë, që ndarja është zyrtarizuar, të dy kanë vijuar me angazhimet e tyre. Teksa Xhensila ka një agjendë të ngjeshur, me koncerte dhe produksione të reja, edhe Besi ka gjetur tashmë një format të ri televiziv që do ta sjellë më pranë publikut. Bes Kallakun do e shohim në “Ferma VIP”. Faqja zyrtare e programit ka publikuar një video të Besit në fermë, duke na zbuluar se aktorin shumë të dashur për publikun do e shohim në “Ferma VIP”.

Por Besi nuk do të jetë njëri nga konkurrentët, por do të jetë pjesë aktive e shfaqjes që do të zhvillohet. Pasi ka provuar disa formate, ku më i fundit ishte “Zemër Luana”, tashmë Besi po rikthehet në identitet, ku do të jetë më pranë pasionit të tij, fshatit.

Duket se ftesa për t’u rikthyer në ekran, do ta distancojë disi Besin nga problemet e tij familjare. Situata e krijuar rreth ndarjes së tyre, ka sjellë për herë të parë edhe reagimin e Xhensilës.

E kushtëzuar nga lajmet që qarkullonin rreth një lidhjeje të re të saj, këngëtarja ka bërë një ndër reagimet e saj më të ashpra. Reagimi i artistes ka ardhur, pasi siç shkruan ajo dikush i ka dërguar një video të një personi që hedh baltë mbi emrin e saj.

Xhensila Myrtezaj shkruan mes të tjerash se deri tani ka heshtur për shpifjet që janë bërë ndaj saj, por theksoi se personat që e kanë bërë diçka të tillë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Sapo më nisën një video që një monstër ‘Tik Tok’-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ia kam dëgjuar kurrë.

Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite, por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në “insta story”. E tashmë që dy personazhet e njohura i kanë ndarë rrugët si çift, kanë ndarë edhe drejtimet në karrierën e tyre, ku Xhensila do të fokusohet te muzika dhe Besi te televizioni.

Next Post
Nikolla thirrje pas tensioneve në Veri: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun, s’ka rrugë tjetër për paqen në rajon

16-vjetori i pavarësisë/ Nikolla: Kosova prioritet kombëtar i Shqipërisë, dialogu me Serbinë rruga e vetme për paqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In