• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si më shpallën armike kur thashë se PD nuk fiton dot me Berishën

by Java News
13/05/2025 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Hajdari

Zgjedhjet e 11 majit, ashtu si edhe ato të mëparshmet, e gjejnë qytetarin shqiptar të zhgënjyer dhe të lodhur. Megjithatë, vota mbetet mënyra më e mirë për të shprehur revoltën edhe përballë një sistemi elektoral që punon kundër çdo shprese, sado të vogël. Problemi i parë i këtij rezultati zhgënjyes që pritet është mbi të gjitha sistemi elektoral.

Për sa kohë ai mbetet proporcional me lista të mbyllura në një të tretën e tij, ky sistem vijon të riciklojë një model të kalbur pushteti, që nxit servilizmin dhe mbyt konkurrencën e vërtetë brenda partive. Pakti i 2008-ës, Rama-Berisha për Kodin Zgjedhor nuk ishte kompromis për stabilitetin, por një marrëveshje për ruajtjen e status quo-së.

Ai u projektua për të mbyllur çdo hapësirë për forcat e reja. Ishte një aleancë mes së shkuarës dhe së tashmes, ku humbësit e vërtetë janë qytetarët dhe vetë demokracia. Përmes listave të mbyllura, shumica e votave preferenciale rezultojnë të pavlefshme për kandidatët që mbështeten realisht nga qytetarët. Listat “e hapura” janë vetëm në letër, ato shërbejnë më shumë për të nxitur konflikte të brendshme, pasi kandidatët nuk garojnë në kushte të barabarta.

Sistemi aktual, që promovon bindjen dhe nënshtrimin ndaj kryetarit të partisë, i shërben vetëm atyre që e mbajnë peng opozitën dhe pushtetin, mbi të gjitha Edi Ramës, gjë që na çon te problemi i dytë. Problemi i dytë është krimi i organizuar. Bandat nuk aktivizohen vetëm gjatë zgjedhjeve, por punojnë për pushtetin gjatë gjithë mandatit katërvjeçar, duke përgatitur terrenin që Rama ta ketë sa më të lehtë ruajtjen e pushtetit. Vota tjetërsohet jo gjatë numërimit, por shumë më herët, në terren.

Trafiku i drogës, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë kthyer në një sistem paralel me lidhje të drejtpërdrejta me politikën. Shteti, në vend që të jetë garant i interesit publik, është kthyer në mburojë për mbijetesën e këtij sistemi kriminal. Problemi i tretë është korrupsioni i përhapur në çdo nivel të administratës. Në këto zgjedhje ai u shfaq hapur, përmes shkeljes së ligjit zgjedhor dhe përdorimit të pushtetit për të bërë premtime që lidhen drejtpërdrejt me xhepin e qytetarit. Legalizime, rritje pagash, leje ndërtimi apo vende pune u përdorën si mjete për të ndikuar votën, duke e kthyer shtetin në një instrument elektoral. Kjo nuk është më fushatë, por manipulim institucional.

Në këtë realitet, krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk janë fenomene të ndara, janë pjesë e të njëjtit sistem, që siguron vazhdimësinë e pushtetit. Shteti nuk është më një garant i interesit të përgjithshëm, por një mjet për një elitë që mban pushtetin përmes patronazhit, propagandës dhe kapjes së institucioneve që duhet të garantonin zgjedhje të lira. Nga ana tjetër, opozita nuk ofroi zgjidhje.

Nuk kishte asnjë plan të qartë për të luftuar krimin e organizuar apo korrupsionin, e as për të ndërtuar një Shqipëri ku standardet europiane të jenë realitet. Në mungesë të një vizioni të besueshëm, opozita nuk arriti të ngjallte frymëzim. Me Sali Berishën në krye, ajo nuk u perceptua si alternativë e besueshme për qeverisjen e vendit.

Kam qenë ndër të vetmet që në Këshillin Kombëtar të PD-së i kërkova Sali Berishës të bënte një hap pas, për t’i hapur rrugë një kandidati tjetër për kryeministër, bashkë me disa rekomandime të tjera. Jo vetëm që nuk u morën parasysh, por menjëherë u shpalla “armike”.

Prandaj, sot është e qartë: Partia Demokratike nuk është më në një betejë për pushtet, por për mbijetesën e saj si monopol opozitar dhe për shpëtimin personal të Sali Berishës nga statusi “non grata”. Partitë e reja janë viktimat më të mëdha të këtij sistemi. Ato nuk kanë burime të barabarta, nuk kanë klientelën e pushtetit dhe nuk kanë akses në makinerinë e vjetër elektorale.

E vetmja hapësirë e lirë për ide të reja dhe votë të ndërgjegjshme mbetet Tirana, ndoshta edhe Durrësi, qarqe ku votuesit janë më të pavarur ekonomikisht dhe më të informuar. Por edhe shumë prej partive të reja po përsërisin të njëjtat modele të vjetra: drejtim autoritar, mungesë transparence dhe strukturë “one man show”. Nëse një parti nis si kopje e kundërshtarit, me shumë gjasa do përfundojë si ai, ose më keq. Kur nuk ke pushtet, para apo patronazh, e vetmja armë e vërtetë është morali: sinqeriteti, demokracia e brendshme dhe argumenti.

Aty duhet të fillojë ndryshimi. Partitë e reja nuk duhet të premtojnë fitoren e shpejtë, por të ndërtojnë një model të ri me durim: me vlera, ide dhe pjesëmarrje të vërtetë. Vetëm kështu ndërtohet besimi. Koha e kompromisit me të keqen duhet të marrë fund. Dhe kjo nis me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nëse Shqipëria do të kishte një sistem me lista të hapura në nivel kombëtar si në Kosovë, Rama nuk do të guxonte të deklaronte “Iki kur të dua”. Edi Rama është në prag të mandatit të katërt si kryeministër.

Partia Socialiste mund të sigurojë shumicën e cilësuar me 84 nga 140 vende në Kuvend, mjaftueshëm për të zhbërë çdo reformë, përfshirë edhe atë në drejtësi. Si ka mundësi që qeveria e tij fiton terren edhe pse bashkëpunëtorët më të ngushtë janë sot në burg apo në arrati?! Edhe përballë këtij realiteti, Rama u thotë shqiptarëve përralla me mbret se Shqipëria do të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030. E vërteta është se ne duhet të ndërtojmë një shtet vërtet europian në Shqipëri, të bazuar në transparencë dhe llogaridhënie. Lajmi i mirë i këtyre zgjedhjeve ishte se, për herë të parë, u lejua vota e diasporës. Një arritje simbolike, por aq peshë sa ka.

Me rezultatet e këtyre zgjedhjeve, realiteti bëhet edhe më i zymtë: opozita humbet çdo rol kontrollues në parlament dhe nuk do të ketë më forcën për të imponuar as ndryshimin e sistemit zgjedhor, as për të ndalur zhbërjen e reformës në drejtësi. Në këtë situatë, krimi dhe korrupsioni do të vazhdojnë të lulëzojnë. Opozitës i mbetet vetëm një mundësi reale, një bashkim forcash me individë të rinj, që kanë spikatur në këto zgjedhje duke e ndarë qartësisht nga e kaluara dhe nga figurat e përfolura për korrupsion. Shpresa e vetme është që vendi të përballet me zgjedhje të parakohshme, me protesta masive të rinjve dhe opozita duhet të jetë gati pa Sali Berishën.

Next Post
Akuzat për vjedhje votash, Kokalari i kthehet Këlliçit: Keni manipuluar çdo garë në PD

Akuzat për vjedhje votash, Kokalari i kthehet Këlliçit: Keni manipuluar çdo garë në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In