• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si manipulohet me emrin “Imam”

by Aalison Pearse Stevens
17/06/2016 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hulumtimet më të reja thonë se institucionet shtetërore dhe fetare kanë qenë joefikase në pengimin e përhapjes së ideologjisë ekstremiste në vendet rurale në Kosovë, ku të rinjtë janë të izoluar më shumë janë të orientuar kah institucionet dhe drejtuesit fetar.

Në raste të caktuara, sipas hulumtimeve, të rinjtë kanë qenë të ndikuar nga ligjëratat e disa imamëve, të cilët tashmë janë në mesin e të arrestuarve për shkak të rekrutimit dhe bashkëpunimit me grupet ekstremiste.

Vesë Kelmendi nga Qendra Kosovare për studime të Sigurisë, ka thënë se rreth 65 për qind e banorëve të mjediseve rurale më shumë u besojnë institucioneve fetare, për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë që kanë me përfaqësuesit e këtyre institucioneve.

“Sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak se ata janë të neglizhuar nga institucionet shtetërore. Ndërsa, qëndrimet e tyre i kanë më të përafërta me prijësit e tyre fetarë”,ka thënë Kelmendi.

Sipas saj, banorët e mjediseve rurale ndjehen të izoluar dhe autoritetet shtetërore nuk i vizitojnë. Ky është edhe shkaku, siç ka thënë ajo që pakënaqësitë e tyre ata banorë t’ua paraqesin institucioneve fetare ose udhëheqësve të tyre fetar.

Në anën tjetër, Ahmet Sadriu, zëdhënës i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se besueshmëria, kredibiliteti dhe afërsia e këtij institucioni me qytetarët nëpër të gjithë Kosovën, ka ekzistuar gjithmonë.

Megjithatë, sipas tij, janë shumë faktorë që kanë ndikuar në indoktrinimin apo devijimin dhe ndër ta është edhe indoktrinomi fetar. Por, sipas tij, kleri fetar mysliman ka arritur ta ruaj ndikimin, autoritetin dhe respektin tek qytetarët, pavarësisht se siç thotë ai, me emërtimin “imam” është manipuluar shpeshherë.

“Është manipuluar shumë, nëpër mediume të ndryshme, me emrin “imam” kur janë bërë arrestimet. Të gjithë janë futur në një ‘thes’ me këtë termin ‘imam’ edhe pse nuk kanë pasur të bëjnë me imam”.

“Por, megjithatë, në fund rezulton se tash e kemi një prej imamëve, që ka qenë i angazhuar, që është dënuar. Kemi pasur disa të arrestuar, me dyshime, normalisht. Rezultatet kanë dalë se ata kanë qenë të pafajshëm dhe janë liruar. Por, Bashkësia Islame e Kosovës i ka xhamitë nën kontroll. E kemi thënë dhe po e themi prapë këtë”.

Sadriu ka shtuar se bazuar në politikat e veta, Bashkësisë Islame të Kosovës ka kërkuar nga imamët e saj që në vazhdimësi ta këshillojnë xhamtin e tyre që të rrinë sa më larg indoktrinimeve që i cytin drejt ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar.

Megjithatë, sipas Sadriut, shoqatat e ndryshme nga lindja dhe nga perëndimi, të cilat kanë ardhur në Kosovë pas luftës, nën petkun e humanizmit kanë ofruar krejtësisht tjetër gjë, duke ndikuar në indoktrinimin e personave të caktuar.

“Nën petkun e humanizmit kanë predikuar edhe diçka tjetër, kanë bërë indoktrinimin edhe nga lindja edhe nga perëndimi. Do të thotë e kanë shfrytëzuar ndikimin e tyre nën petkun e humanizmit. E kanë shfrytëzuar situatën e vështirë ekonomike dhe normalisht që kanë gjetur aso viktimash, tek të cilat kanë arritur që ideologjitë e tyre t’i bartin. Kjo edhe është rezultat i kësaj”.

Sadriu ka shtuar se në indoktrinim kanë ndikuar edhe portalet e ndryshme në të cilat të rinjtë kanë qasje. Por, sipas tij, ky trend është në rënie pas angazhimit të Bashkësisë Islame të Kosovës e cila ka sqaruar se kjo s’ka të bëj fare më “luftëne shenjtë” dhe me besimin islam.

Në anën tjetër, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk kanë dashur ta komentojnë perceptimin e qytetarëve që ka dalë nga hulumtimet, rezultati i të cilave thotë se qytetarët më shumë kanë besim në institucione fetare dhe udhëheqësit e tyre se sa në institucionet shtetërore, si dhe perceptimin se institucionet shtetërore dhe fetare kanë qenë joefikase në pengimin e përhapjes së ideologjisë ekstremiste në vendet rurale në Kosovë.

Aktualisht, sipas përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës, ky institucion ka rreth 800 xhami në Kosovë, si dhe rreth 2 mijë të punësuar.

Ndryshe, Policia e Kosovës, në vitin 2014 kishte arrestuar 40 persona nën dyshimin se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, duke ju ofruar mbështetje organizatave terroriste Shteti Islamik dhe Al-Nusra.

Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe imami Zeqirja Qazimi, të cilin Gjykata Themelore në Ferizaj, në muajin maj, e ka dënuar me 10 vjet burg.

Ai ishte akuzuar për keqpërdorje të detyrës zyrtare si imam i xhamisë “El -Kuddus” në Gjilan, për shkak se publikisht ka nxitjes së urrejtjen, dhe mostolerancën ndërmjet grupeve racore, etnike dhe fetare. (REL)

ma.me

Next Post

Në Kuvendin e Serbisë krijohet grupi parlamentar që përkrah pavarësinë e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In