• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si mafia italiane po ‘fut duart’ te fondet e refugjatëve

by A R
21/08/2017 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mafia italiane pёrfiton nga biznesi me “pёrkujdesjen pёr refugjatёt”. Nё provinca janё manipuluar fondet. Policia ka arrestuar mё shumё se 60 mafiozё lidhur me abuzime me fondet publike pёr refugjatёt.

Fokus Europa Italien Flüchtlinge Mafia (SWR)

Aktualisht Italia është vendi me fluksin më të madh të refugjatëve që vijnë përmes Mesdheut, kryeisht nga brigjet e Libisë. Italianët njihen për gatishmërinë e tyre të ndihmojnë të huajt, nё kёtё sfond krahas shtetit italian qё ve nё dispozicion tё komunave para nga fondet publike edhe edhe BE-ja jep mjaft fonde. Por mafia ka depёrtuar nё kёtё biznes dhe synon tё nxjerrё pёrfitime milionёshe nё kurriz tё refugjatёve nё nevojё. Njё rast nёn hetim nga Kalabria ka nxjerrё nё pah edhe involvimin e kishёs nё afera tё tilla. Operacioni Johnny’ ka në shënjestër mafian ‘Ndrangheta’ të Kalabrisë. Ata besohet të kenë shpërdoruar miliona euro në qendrat e emigrantëve. Gjithashtu ndodhet nën hetim edhe Vëllazëria Katolike e Bamirësë. 68 të dyshuar janë arrestuar duke përfshirë edhe priftin, Don Edoardo S., dhe menaxherin e kampeve të refugjatëve, Leondardo S .

Prokurori Nicola Gratteri drejton hetimet. Ai thotë se mafia ka fituar miliona prej migrantëve për vite me rradhë:”Një mënyrë se si ata kanë fituar ishte, për shembull, duke pretenduar se në një kamp ishin strehuar dhe ushqeheshin 1000 vetë, ndërkohë që në të vërtetë aty kishte vetëm 500 vetë për të ushqyer. Dhe  në ditët e tjera kur ka pasur ndonjëherë vёrtetё edhe më shumë njerëz, ata nuk kanë mundur të ushqehen, sepse s’ka pasur mjaftueshëm ushqim. ”

Kur ekipi i gazetarёve viziton qendrёn e strehimit tё refugjatёve, në kampin e dytë më të madh të emigrantëve në Sant’Anna di Isola Capo Rizzuto, drejtuesit e kampit tregojnë gjendjen përreth, por nuk duan të dalin para kamerave. Dhe tё japin intervista. Aktualisht në kamp ka më shumë se 1100 emigrantë. Në përshtypjen e parë gjithçka duket e pastër dhe e rregullt. Ka në dispozicion shërbim mjekësor dhe konsulencë psikologjike. Ata duket se janë të përkushtuar ndaj njerëzve në nevojë.
Prokurori Nicola Gratteri, ve nё dukje, se “nga regjistrimi i telefonatave ne zbuluam, qё 186 000 euro ishin të destinuara për të blerë gazeta për emigrantët, ishin pezulluar. Mё pas ato para iu dhanë një prifti, për ‘mbështetje shpirtërore ndaj migrantëve’.”

Mafia nuk menaxhon vetëm qendra të emigrantëve, por edhe toka të mëdha bujqësore. Atje ato i punësojnë emigrantët duke u paguar fare pak. Kjo duket si skllavëri moderne në qendër të Evropës. Yvan Sagnet nga Kameruni, na tregon, se kur studionte në Torino, donte të fitonte pak para. Si ndihmës për të korrat ai paguhej me 3,50 euro për 300 kilogram të vjela. Pasi punoi pesë ditë ai u indinjua nga kushtet dhe organizoi një grevë. 700 afrikanë e mbështetën atë.

Yvan Sagnet: “Ishte shumë e rrezikshme, sepse kishte të bënte me luftimin e sistemit që ishte më shumë se sa vetёm shfrytëzim i thjeshtë, sepse pas kësaj qendron mafia.” Kemi pasur kërcënime me vrasje dhe sa më gjatë protestonim, aq më shumë shtoheshin kërcënimet, thotё ai

1,2 milionë njerëz punojnë në bujqësi në Itali. Sindikatat thonë se më shumë se gjysma po shfrytëzohen – gjithashtu nga mafia. Migrantët zakonisht nuk e kanë idenë se kush qendron pas kësaj skeme. Ata thjeshtë duan të fitojnë para për të mbijetuar.

Yvan Sagnet: “Këta njerëz kanë nevojë për mbrojtje, ata bien pre e shantazhuesve, ndaj duhet të angazhohen agjentë tё rregullt punësimi për emigrantët, madje ka edhe një sistem të rekrutimit, që nuk realizohet vetëm në getot e migrantёve apo në rrugë, por qё i rekruton ata në qendrat e emigrantëve”.

Nuk ka kontrolle të mjaftueshme në vendstrehimet e emigrantëve ose në bujqësi. 35 Euro në ditë i jepen kujdestarit, nga Vëllazëria e Bamirësisë, për trajtimin e një refugjati nё strehimoren e  Sant’Anna di Isola Capo Rizzuto. A janë këto shumë para apo pak, pyesim prokurorin Nicola Gratteri, nga Catanzaro: “Nëse furnizon ushqim të mirë, me të parë e të dytë, nëse shpërndan rroba të pastra, atëherë 35 Euro nuk janë shumë. Por nëse shpërndan vetëm supë me shumë lëng e disa fije makarona në mbrëmje dhe në mëngjes e në drekë gatuan vetëm spageti me salcë domatesh, atëherë kuptohet që 35 Euro janë shumë.”    

102 milionë Euro i paguan shteti qysh prej dhjetë vjetësh Vëllazërisë së Bamirësisë. 36 milionë para shkojnë në xhepat e mafies, gati 200 mijë në duart e priftit. Këtu kanë bashkëpunuar ngushtë prifti Don Edoardo S. dhe menaxheri i qendrës Leonardo S., thotë prokurori. “Bosi i mafies duhet të tregohet i afërt me priftin. Prifti është njeri i rëndësishëm në fshat. Ai zgjedh dhe zgjidhet. Priftin e vlerësojnë dhe i besojnë. Ai që shihet bashkë me priftin legjitimohet. Mafiozët nga ana formale janë zemërgjerë kundrejt kishës.”

Një dramë në kurriz të më të dobtëve. Biznese të ngjashme ka edhe në Sicili. E kjo s’ka të ndalur në sfondin e valës së refugjatëve. Prokurori Gratteri është i kënaqur, që të paktën përkohësisht i ka dhënë fund kësaj drame. Ai së shpejti mund të ngrejë padinë dhe shpreson, që procesi të fillojë deri  në fund të vitit./DW

Next Post
VIDEO/ Eklipsi i diellit në SHBA që nuk ndodhte prej 100 vitesh

VIDEO/ Eklipsi i diellit në SHBA që nuk ndodhte prej 100 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

March 9, 2026
Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

March 9, 2026
Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

March 9, 2026
Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

March 9, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Leja për arrest, një akt penal apo politik?

March 9, 2026
Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

March 9, 2026
Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

March 9, 2026
Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

March 9, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta arrin çmime rekord nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, por G7 nuk liron rezervat strategjike

March 9, 2026
Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In