• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si lindën lajmet e pavërteta

by Java News
28/05/2019 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Tom Standage

Njerëz të mëdhenj me flatra si lakuriqë nate, që mblidhnin fruta dhe bisedonin; krijesa të ngjashme me dhitë me lëkurë të kaltër; një tempull i bërë me safir të lëmuar. Këto ishin pamjet që vëzhgoi John Herschel, një astronom i shkëlqyer britanik, në vitin 1835, kur i drejtoi Hënës një teleskop të përmasave të mëdha, nga një observator në Afrikën e Jugut. Ose të paktën kjo ishte ajo që iu tha lexuesve të “New York Sun” në një seri raportimesh në gazetë. Sigurisht që një lajm i tillë ishte sensacion. Njerëzit mezi prisnin të blinin numrin e radhës të gazetës. Tirazhi i saj u rrit nga 8 mijë në 19 mijë kopje, duke lënë pas “Times” të Londrës dhe duke u bërë gazeta e përditshme më e shitur në botë.

Kishte vetëm një kleçkë të vogël. Shkrimet me nota fantastike në fakt ishin bërë nga Richard Adams Locke, redaktori i gazetës. Herschel po bënte vërtet vëzhgime astronomike në Afrikën e Jugut. Por Locke e dinte se do të duheshin muaj që mashtrimi i tij të zbulohej, sepse mënyra e vetme e komunikimit me kryeqytetin afrikano-jugor Cape Town ishte me letra. E gjithë kjo ishte një mashtrim gjigant – ose, siç ne e quajmë sot, “lajm i rremë”. Ky rast klasik nxjerr në pah qëndrimet pro dhe kundër në lidhje me lajmet e rreme si strategji komerciale – dhe ndihmon për të shpjeguar pse ky fenomen u rishfaq në epokën e internetit.

Që lajmi i rremë e çon në “qiell” numrin e kopjeve të shitura të një gazete, kjo është ditur që në fillimet e shtypit të shkruar. Në shekujt e XVI dhe XVII, botuesit nxirrnin në treg pamflete ose buletine, në të cilat gjeje tregime të detajuara për kafshë monstruoze ose për ngjarje të pazakonta. Një botim i vitit 1654 në Katalonjë raportonte për zbulimin e një përbindëshi me “këmbët si të dhive, trup njerëzor, shtatë krahë dhe shtatë kokë”; një pamflet anglez i vitit 1611 rrëfente rastin e një gruaje holandeze që kishte jetuar për 14 vjet pa ngrënë e pa pirë. E çfarë pastaj nëse nuk ishin lajme të vërteta? Botuesit argumentonin, siç bëjnë gjigantët e internetit sot, se ata thjesht po siguronin një mjet shpërndarjeje dhe nuk ishin garantë për saktësinë e lajmit.

Por gazetat ishin ndryshe. Ato përmbanin një sërë historish të ndryshme, jo vetëm një, dhe përmblidheshin nën një emër të qëndrueshëm në treg. Pra, kishte një reputacion që duhej ruajtur. “The Sun”, i themeluar në vitin 1833, ishte gazeta e parë moderne, e financuar kryesisht nga reklamuesit në vend të abonimeve, kështu që fillimisht ajo u vu në kërkim të lexuesve me çdo kusht. Fillimisht, ajo çau në treg për shkak të “shakave” për Hënën, madje duke i mbledhur këto shkrime në një pamflet që rezultoi bestseller. Por ajo u ekspozua shpejt përballë konkurrentëve. Redaktorët gjithashtu kuptuan se një “minierë” e pafundme me drama njerëzore të vërteta mund të gjendej duke dërguar gazetarë në gjykata dhe stacione policore, nga ku do të raportonin histori të vërteta krimesh – një model shumë më i qëndrueshëm. Ndërsa dekadat e shekullit XIX ecnin, paanshmëria dhe objektiviteti filluan të respektoheshin gjithnjë e më shumë në gazetat më prestigjioze.

Por, vitet e fundit, motorët e kërkimit dhe mediat e kanë ndryshuar këtë realitet. Sapo hap Facebook-un, të dalin para syve materiale pa fund nga interneti. Klikon një titull interesant dhe mund të përfundosh në një lajm të rremë, të formuluar nga propagandues politikë ose një adoleshent diku në Maqedoni, me qëllim për të tërhequr trafikun e lexuesve dhe për të gjeneruar të ardhura nga reklamat. “Ambulantët” e lajmeve të rreme nuk kanë reputacion për të mbrojtur dhe asnjë nxitje për të qenë të ndershëm; atyre u interesojnë vetëm klikimet. Kujtoni lajmet e rreme, ndër më të popullarizuarat e vitit 2016, si ai që Papa kishte mbështetur Donald Trump, ose se Hillary Clinton i kishte shitur armë Shtetit Islamik. Shtysa pas tyre ishte më shumë komerciale sesa politike; tregoi se përkrahësit e Trump-it kishin më shumë gjasa të klikonin dhe të shpërndanin lajme të rreme.

Falë shpërndarjes në internet, lajmi i rremë mbetet një biznes fitimprurës. Ky lulëzim lajmesh të fabrikuara gërryen besimin te media në përgjithësi dhe ua bën më të lehtë politikanëve të paskrupullt të thonë gjëra gjysmë të vërteta. Organizatat e medias dhe kompanitë e teknologjisë po përpiqen të përcaktojnë se cila është mënyra më e mirë për t’i dhënë zgjidhje kësaj. Ndoshta do të ndihmojë një verifikim më i mirë i fakteve (fact-checking) ose përmirësimi i njohurive mediale. Por ajo që shihet qartë është se mekanizmi që mbajti nën kontroll lajmet e rreme për gati dy shekuj – pra një paketë raportimesh nga një organizatë me një reputacion që duhej ta ruante – nuk funksionon më. Do të na duhet të shpikim mekanizma të tjerë.

Revista 1843 – Përgatiti: Gazmira Sokoli

Next Post
Mosdekretimi i Cakajt/ Presidenti Meta: Jam komod që Rama drejton diplomacinë

Mosdekretimi i Cakajt/ Presidenti Meta: Jam komod që Rama drejton diplomacinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In