• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si lepuj, që i hakërrehen njëri-tjetrit…

by Astrit Patozi
15/07/2020 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Marrëveshja e 5 qershorit ishte një ndyrësi politike, ngado që ta kapësh. Le të jenë vendas apo ndërkombëtarë ata, që e mbrojnë apo e dashurojnë, ajo sërish do të mbetet një monument i dëshirës për ta mbajtur Shqipërinë në vendnumuronë e krizave të rënda, që ka prodhuar dhe do të vijojë të gjenerojë abuzimi i frikshëm me pushtetin prej dekadash. Nuk ka rëndësi, nëse votohet apo rrëzohet më 30 qershor, dita kur është parashikuar fundi i kësaj sage të lodhshme dhe hipokrite, që vetëm me interesin publik nuk ka të bëjë fare.

Edhe kjo hapja me përqindje e listave, që ka shpikur Edi Rama për t’ia vënë si samar marrëveshjes, me pretendimin se kështu ndoshta mund të quhet reformë elektorale, bie erë të keqe. Aq sa, sipas meje, nuk ia vlen fare diskutimi, se kush është më e mirë nga të dyja, pisllëku i pastër i 5 qershorit, apo hollimi i saj me livando, që po na shitet si plotësim i dëshirës së popullit për t’i zgjedhur vetë përfaqësuesit e vet.

Nëse do ta kishin lexuar realisht vullnetin e njerëzve për ndryshim, sot do të kishim kryer punë me një reformë të qënësishme zgjedhore, që nuk përfshinte thjesht dhe vetëm hapjen e listave, sepse ai nuk është qëllim në vetvete.

Por tek e fundit, le të çajnë barkun me njëri-tjetrin Edi Rama me Lulzim Bashën, për këtë çështje, sepse vetë e kanë sjellë punën deri këtu. Acarimi i debatit politik është ndoshta i vetmi moment ndoshta, kur Shqipëria mund të përfitojë diçka prej tyre. Të paktën nuk humbet aq shumë, sa në rastet e pazareve të pista, të cilat jo domosdoshmërisht lidhen me një datë të caktuar. Fjala vjen, 17 maji apo 5 qershori.

Dhe sot ata të dy ngjajnë me ata lepujt e frikësuar njëkohësisht nga njëri-tjetri, që vrapojnë në drejtim të kundërt, pa e ditur se çfarë po ndjen dhe bën kundërshtari.

Sepse i pari sheh ëndrra shumë të këqija për shkak të zullumeve të mëdha të pushtetit të vet në këto 7 vjet. Dhe, siç e thotë edhe vetë, populli nuk është asnjëherë budalla kur mendon dhe voton.

Kurse tjetri ka frikë të dalë në rrugë vetëm, ndonëse pretendon se po e pret një fitore madhështore, ngaqë ka parasysh se e ka thënë edhe herë të tjera këtë përrallë dhe s’para i ka dalë llafi.

Kjo është në fakt mrekullia e vetme, që ka sjellë deri tani debati për hapjen e listave, duke i trembur njëkohësisht dy pengmarrësit më të mëdhenj të demokracisë në Shqipëri. Natyrisht, secilin për arsyet e veta. Edhe kaq nuk është pak, por le të shohim deri në fund.

Next Post
Zëri i Amerikës publikon raportin e Freedom House: Shqipëria, hapa prapa në demokraci

Zëri i Amerikës publikon raportin e Freedom House: Shqipëria, hapa prapa në demokraci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In