• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si kërkon t’u falë Lulzim Basha 40 milion USD oligarkëve”

by Ilir Beqaj
10/07/2020 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj

Partia Demokratike, fillimisht me gojën e vetë kryetarit të saj, zotit Lulëzim Basha, dhe në vijim nëpërmjet disa figurave kryesore të saj po përpiqet të shpjegojë në opinionin publik e taksës së sheshtë 9 % që premton se do të zbatojë nëse do të votë përfitimet besohet nga shqiptarët për të qeverisur vendin.
Është e njëjta parti që çdo ditë, 24/7, sulmon, haptazi e shëmtuar, sipërmarrës të ndryshëm të mëdhenj duke i etiketuar edhe si “oligarkë”.

Në vijim do të përpiqem të ilustroj se çfarë do të thotë ulja e tatimit mbi fitimin për sipërmarrësit e mëdhenj (pra, përfshirë edhe oligarkët) nga 15 % që është aktualisht në 9 %.

Në vitin 2019, 30 kompanitë me qarkullimin vjetor më të madh janë në tabelën në vijim. Enkas i kam renditur sipas rendit alfabetik të gërmës së parë të emërtimit tregëtar, pasi nuk kam si qëllim të merrem me emra të përveçëm sipërmarrjesh.

Në listën e 30 kompanive me qarkullim më të madh, janë edhe tre kompanitë publike të sistemit elektroenergjitik. Në vijim analiza do të përqëndohet në 27 kompanitë jopublike.

Në vitin 2019, 27 kompanitë më të mëdha kanë:
• qarkullim vjetor prej 573 miliardë lekë ( të reja)
• fitim të tatueshëm vjetor prej 24,4 miliardë lekë (të reja)
• normë fitimi rreth 4,3 %
• tatim mbi fitimin prej 3,6 miliardë lekë (të reja)
3,6 miliardë lekë tatim mbi fitimin i korrespondon shkallës tatimore 15 %. Nëse shkalla tatimore do të kishte mbetur aq sa ç’ishte në shtator 2013 (10 %), këto kompani do të kishin paguar 2,4 miliardë lekë taksa apo 1,2 miliardë më pak. Por LB, me propozimin etij taksë e shështë 9 %, shkon përtej atit të tij politik. Nëse SB i taksonte me 2,4 miliardë lekë, LB don t’i taksojë me 2,2 miliardë klekë. Nëse shkalla tatimore do të jetë 9 %, tatim mbi fitimin i 27 kompanive më të mëdha do të jetë rreth 2,2 miliardë lekë apo rreth 1,4 miliardë lekë më pak. Dmth këto kompani do të paguajnë rreth 14 milionë më pak taksa mbi fitimin.
Le të shohim se si paraqitet situata sipas grupeve të kompanive.

Telekomunikacion
Për vitin 2019, fitimi i tatueshëm i katër kompanive është 3,9 miliardë lekë.
• Albtelekom
• Info – Telecom
• Telekom
• Vodafone Albania
Taksa 9 % e Lulit këtyre 4 kompanive u fal 236 milionë lekë apo rreth 2,36 milionë dollarë vetëm në një vit.

Banka
Për vitin 2019, fitimi i tatueshëm i tre bankave është 11,9 miliardë lekë.
• Banka Credins
• Banka Kombëtare Tregëtare
• Banka Raiffeisen
Taksa 9 % e Lulit këtyre 3 bankave u fal 714,5 milionë lekë apo rreth 7,1 milionë dollarë vetëm në një vit.
Nëse nuk përfshijmë kompanitë publike të elektorienergjisë, operatorët e mëdhenj telefonikë dhe bankat kryesore, 20 kompanitë më të mëdha mbeten :

Në vitin 2019, këto 20 kompani të mëdha kanë:
• qarkullim vjetor prej 333,3 miliardë lekë ( të reja)
• fitim të tatueshëm vjetor prej 8,5 miliardë lekë (të reja)
• tatim mbi fitimin prej 1,28 miliardë lekë (të reja)
Lulzim Basha, me taksën e sheshtë 9 %, do t’u marrë si tatim fitimi vetëm rreth 766 milionë lekë apo rreth 511 milionë lekë më pak. Pra do t’u falë rreth 5 milionë dollarë në një vit apo 20 milionë dollarë në një mandat qeverisës.
Kompanitë 31 – 100
Nëse vlerësojmë efektin e zbatimit të taksës së sheshtë 9 % mbi fitimin e kompanive, të renditura sipas qarkullimit, në vitin 2019 nga pozicioni 31 në 100 kemi këtë situatë:
• qarkullim vjetor prej 303 miliardë lekë ( të reja)
• fitim të tatueshëm vjetor prej 35 miliardë lekë (të reja)
• tatim mbi fitimin prej 5,25 miliardë lekë (të reja)

Lulzim Basha, me taksën e sheshtë 9 %, do t’u marrë si tatim fitimi vetëm rreth 3,15 miliardë lekë apo rreth 1,1 miliardë lekë më pak. Pra do t’u falë rreth 10 milionë dollarë në një vit apo 40 milionë dollarë në një mandat qeverisës.
Gjykojeni vetë se kush punon për oligarkët!

Fotografia e Ilir Beqaj
Fotografia e Ilir Beqaj
Next Post
Përballje gjigandësh në çerekfinalet e Champions League/ Ronaldo gati të sfidojë Realin

Përballje gjigandësh në çerekfinalet e Champions League/ Ronaldo gati të sfidojë Realin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In