• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Si kaluat”/ Zbardhen dëshmitë e punonjësve që panë vrasjen e Nikulajt: Na përshëndeti, nxori armën e nisi të qëllojë

by Java News
21/04/2023 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banakieri i lokalit ku u vra biznesmeni Ardian Nikulaj dhe një mik i viktimës, panë gjithçka nga ekzekutimi me 7 plumba që ndodhi në pak sekonda.

Miku i Nikulajt ishte pranë viktimës dhe vrasësit, i cili në një moment i drejton edhe armën, teksa largohet me shpejtësi për nga dera.

Ai ka qenë ndër të parët që është marrë në pyetje nga policia. Në dëshminë e siguruar nga Tv Klan, personi i identifikuar si Dëshmitari X, veç dinamikës, tregon disa karakteristika të fizionomisë së vrasësit.

“Isha te dera edhe isha me fytyrë nga lokali nga Ardiani, kur më erdhi nga mbrapa nga ana e djathtë e imja, një burrë i gjatë. Ai më tha veç “largohu” dhe hyri brenda në lokal dhe shkoi në drejtim të Ardianit dhe qëlloi ndaj tij. Autori ishte i gjatë, trup i mbushur, kishte një zë të trashë, por theksin nuk e mbaj mend”.

Edhe banakieri i lokalit, që ishte në pronësi të viktimës, ka dhënë disa detaje mbi autorin, që mund t’i shërbejnë hetimit. Ai thotë se nga përshëndetja që bëri vrasësi, kishte kuptuar që ai fliste me dialekt nga Veriu, ose nga Shqipëria e Mesme.

“Rreth orës 12:30-13:00, unë kam qenë në banak, dhe i ulur në tavolinën përballë ka qenë pronari Ardiani, i vetëm. Në këtë kohë ka hyrë në lokal një person mashkull, i cili ishte trup i gjatë rreth 190 cm, i shëndetshëm, i cili mbante veshur një veshje të trashë dhe një jelek pune jeshil sipër rrobave, ndërsa në kokë kishte skafandër dhe dorën e kishte në çantë, me rrip të lidhur në trup.

Pasi është afruar afër banakut na ka përshëndetur duke na thënë “si e kalut” dhe është afruar tek tavolina ku ndodhej Ardiani dhe pasi ka nxjerrë armën nga çanta ka filluar të qëllojë.

Nuk kam arritur ta fiksoj fytyrën e tij, pasi ndodhi gjithçka shumë shpejt. Gjithashtu nuk jam në gjendje të them se nga cila zonë mund të ketë qenë, por mendoj se nga Veriu ose Shqipëria e mesme, pasi nuk m’u duk dialekt jugor”.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Tv Klan, thuhet gjithashtu se në kuadër të hetimeve janë pyetur dy persona, babë e bir, me të cilët viktima ka pasur një konflikt 3 vite më parë me Nikulajn. Që të dy kanë mohuar që të kenë lidhje me vrasjen, ndonëse babai ka pranuar se biznesmeni 50-vjeçar i kishte rrahur të birin, ndërsa i biri e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Grupi hetimor po ndjek disa pista, kryesisht atë të konflikteve të mëparshme të viktimës./m.j

Next Post
“Kokë më kokë” Kiara, Efi e Bledi/ Për herë të parë televotim për 3 ‘të rikthyerit’ në BBVIP, njëri eliminohet të shtunën

"Kokë më kokë" Kiara, Efi e Bledi/ Për herë të parë televotim për 3 'të rikthyerit' në BBVIP, njëri eliminohet të shtunën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin”. Kush është demokrati tjetër që po hetohet nga SPAK pas kallëzimit të Bardhit

January 13, 2026
“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

January 13, 2026
VIDEO-“Gënjeshtar patologjik!”, Braçe i kthehet Berishës: 900 mln në 9 muaj të vjedhura? Lajthitje!

“Jo veç të paguajmë dëme”/ Braçe kritikon menaxhimin e argjinaturave: S’mund të kthehemi në shtet që…

January 13, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

January 13, 2026
Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

January 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

January 13, 2026
Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

January 13, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In