• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ka mundësi që askush nuk jep dorëheqje?

by Afrim Krasniqi
12/12/2018 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Një javë që studentët janë në protestë. Ka ndodhur më 1990 dhe 1991. Asnjëherë tjetër. Edhe tek armët kimike protesta zgjati vetëm pak ditë. Nuk ka pamje më të trishtuar sesa zërat e protestës së një brezi të ri që vjen nga auditorët dhe që kërkon të dëgjohet në vendin që ka jetike nevojën për tu ringritur dhe të rifitojë kohën e humbur historike.

Protesta e parë që nuk ka asnjë incident, asnjë thyerje apo djegie, që kërkon sakrificë në kërkim të dijes, në kërkim të arsimit cilësor. Cila qeveri tjetër në botë e ka luksin që të rinjtë ti kërkojnë më shumë libra, shkolla, cilësi mësimi dhe standarde studimi?

Por jo, në vendin ku 5-6 oligarkë kanë marrë peng politikën, ekonominë, median, parlamentin, partitë dhe hapësirën publike, – kërkesat për dijen shihen si herezi, studentët fyhen, investohet për t’i përçarë ose përdorur jo për t’i ruajtur e dëgjuar, harxhohen energji për ta shuar shpirtin e protestës dhe jo për ta ushqyer atë me motive e vlera të reja demokratike.

Si është e mundur që pas një jave ende ministrja shkon në zyrë kur universitetet e shkollat janë në rrugë kundër saj? Shqipëria de facto nuk ka sot Ministri Arsimi.

Si është e mundur që asnjë rektor dhe dekan, asnjë trupë drejtimi universitare dhe asnjë bord administrimi nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe as dorëheqje, dhe se çdo mëngjes vijojnë të shkojnë në zyrë sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur nuk janë pjesë e kësaj bote?

Si është e mundur që kryeministri del në TV e tij dhe me logjikën e çunave të lagjes thotë, do ua plotësoj kërkesat nëse më vini në takim? Si është e mundur që ai telefonon të rinj për tu kërkuar e kërcënuar ti shkojnë në takim?

Si është e mundur që ai dhe ekipi i tij i PPP-ve nuk po kupton se ky brez rinor ka lindur kur vetë ata ishin ministra, presidentë e kryeministra dhe kjo është edhe revoltë kundër establishmentit politik?

Si është e mundur që shoqëria civile, media, grupet liberale, sindikatat, këshillat bashkiakë, por edhe shumë prej ambasadorëve që kanë investuar në vite nevojën e reagimit publik, – kanë zënë heshtjen dhe kalojnë ditët në konferenca rutinë pa asnjë produkt real për jetën e këtyre të rinjve dhe të ardhmen e tyre?

Si është e mundur që deputetët e rinj në parlament, profesorët që janë deputetë, prindërit deputetë që kanë fëmijët në universitete e shkolla, – bëhen palë me të gabuarën dhe nuk kanë kurajë të dalin nga recitimi i mesazheve partiake?

Si është e mundur që opozita e mbyllur prej vitesh në luksin e vet, refuzuese ndaj ndryshimit, të mos kuptojë se kjo protestë është edhe kundër saj, është mesazh për ndryshim, është nevojë për ndryshim, është kusht për ndryshim?

Në fillim te vitit 1997 një diplomat i njohur perëndimor pati thënë në takimin me median në Rogner, se rrallë i ka rastisur të shohë një elitë politike që shkon me kaq qetësi e bindje orientale drejt humnerës si elita shqiptare. Të gjithë e dinin se është gabim, por të gjithë zgjodhën rrugën e gabuar. Pasojat dihen. Po sot pas më shumë se dy dekadash a nuk kemi forcë të mësojmë nga gabimet dhe të reflektojmë? Elitat politike nuk janë zgjidhja, ata janë problemi, ata mendojnë njësoj, sillen njësoj, tallen njësoj, vjedhin njësoj, denigrojnë njësoj, amnistojnë njëri tjetrin njësoj, kanë partinë mbi shtetin njësoj.

Por pjesa tjetër e shoqërisë, ajo që ende ka forcë të mendojë, të shikojë, të dëgjojë, të arsyetojë, si është e mundur që e lejon rënien e lirë pa ujë në pishinë? Studentët janë krenaria e këtij vendi, janë ndër pak pasuritë e vyera që kemi, janë arsyeja përse ekzistojmë, janë e ardhmja dhe e sotmja. Ata sot po i kërkojnë shoqërisë dhe shtetit të merret me dijen, me librin, me shkencën, me sekretin për një shoqëri më të mirë, më të lirë dhe më të integruar e të zhvilluar.

Askush nuk mund ti zëvendësojë, askush nuk mund ti injorojë. Bëjnë gabime, kanë emocione, nuk arrijnë të artikulohen mirë, por në çdo rast të gjitha gabimet e tyre janë shumëfish më pak sesa fajet e atyre që kanë kthyer politikën në pronë private, shtetin në bunker dhe partitë në gestapo kundër tyre.

Next Post
Mourinho nuk e honepste Pogban, por Unitedit i duhej për reklama

Mourinho nuk e honepste Pogban, por Unitedit i duhej për reklama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In