Si ju përgjohet telefoni me anë të baterisë
A mendoni se rreziku ju vjen vetëm nga shfletuesi juaj apo interneti? Jo gjithmonë, së fundmi është zbuluar se dhe bateria e pajisjes suaj mund të përdoret për të kompromentuar privatësinë tuaj.
Një karakteristikë e HTML5 e njohur si Battery Status API i jep mundësi uebfaqeve të kontrollojnë statusin e baterisë suaj me precision aq të lartë sa mund t’ju përgjojë ju në intervale të shkurtra. Sipas hulumtuesve kjo mund të ndodhë dhe nëse ju jeni duke përdorur softuerin e sigurisë Tor.
Battery Status API mund të marrë informacion përsa i përket nivelit të karikimit, kohës që kërkon për karikim apo kohën e shkarkimit. Të kombinuara së bashku, këto të dhëna janë unike për çdo pajisje ndaj hakerat kanë mundësi të krijojnë një përmbledhje të tyre dhe të përgjojnë kështu aktivitetin tuaj në ueb. Për herë të par ky raport u bë i ditur për The Guardian dhe u konfirmua nga ekspertët e sigurisë franceze dhe belge. Sipas tyre, ky problem është pikasur që në vitin 2012.
Në fakt ky lloj përgjimi është shumë i vështirë për tu gjurmuar duke qënë se të gjitha pajisjet janë vulnerabël. Rreziku është më i lartë në bateritë e vjetra. Duhet të theksojmë se HTML5 operon që në qershor të këtij viti në shfletuesit Firefox, Opera dhe Chrome. Kjo do të thotë që rreziku i përdorimit të baterisë për të cënuar privatësinë mudn të jetë i madh. Por mund të bëhet diçka për ta eleminuar këtë gjë. Mjafton të vendosni që të dhënat e baterisë të jenë sa më pak preçize. Në këtë mënyrë përgjimi i të dhënave të saj do të jetë më i vështirë për tu kutpuar. (PC World Albanian)