• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Si je Ardian?”/ Zbardhet komunikimi i vetëm mes autorit dhe biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin

by Java News
20/04/2023 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja në Shëngjin një ditë më parë ku u vra biznesmeni dhe eksponenti politik Ardian Nikulaj.

Ekzekutori i maskuar si motorist, hyri në ambientet e lokalit në pronësi të Nikulaj dhe qëlloi disa herë ne drejtim tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Bëhet me dije se në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja. Autori rezulton të ketë përdorur një armë zjarri pistoletë tip TT.

Gazetarja e Euronews Sara Demushi ka zbuluar dhe komunikimin e vetëm mes autorit dhe viktimës.

Gazetarja bën me dije se pasi ka hyrë në lokal, autori i maskuar si postier, i ka thënë vetëm “si je Ardian” dhe më pas ka qëlluar ndaj tij.

“Pasi autori ka hyrë në lokal i ka thirrur “si je Ardian”. Ky ka qenë komunikimi i vetëm dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tij”, tha Demushi.

Pas kryerjes se krimit mendohet se autori eshte ndihmuar nga një tjetër person i cili e ka larguar me një ‘Range Rover’ me targa angleze.

Ardian Nikulaj që njihej dhe si Ardian Marku lëvizte me makinë të blinduar për shkak të hasmërisë së vjetër dhe konflikteve në biznes. Ai dispononte disa biznese, përfshirë bar-restorant “Coral”-in ku e ekzekutuan.

Nikulaj në 2021 ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Social-Demokrate të Tom Doshit. Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 majit.

Prokuroria po heton të paktën në dy pista; Hasmëria me fisin Palaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë dhe disa vite më pas nga Palajt janë vrarë dy anëtarë të familjes.

Policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Palaj në Lezhë, por askush nuk është gjetur pasi siç behet e ditur nga fqinjet  anëtarët e kësaj familje ndodhen jashtë vendit prej disa vitesh.

Por nuk përjashtohen as pistat e konflikteve në biznes, apo për shkak të angazhimit të tij në politik.

 

/s.f

Next Post
3200 euro për një deftesë, arrestohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në Hot të Ri

3200 euro për një deftesë, arrestohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në Hot të Ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In