• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si janë shpikur blu xhinset

by
13/09/2015 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Historia sesi u krijuan veshjet që pushtuan botën. Që nga Levi Shtraus dhe deri te rruga të cilën ai ndoqi për ta bërë prodhimin e tij, një nga më të preferuarit e botës. Nevoja e minatorëve dhe punëtorëve amerikanë krijoi mrekullinë me emrin Xhins

Levi Shtraus erdhi në San Françisko në vitin 1853, kur ishte vetëm 24 vjeç. Qëllimi i tij ishte i thjeshtë. Donte të shtrinte në Bregun Perëndimor një biznes të vëllezërve të tij, që kishte të bënte me rrobat. Megjithëse ishte 24 vjeç i ishte dashur që të përshtatej shpejt me tregun e Nju Jorkut, pasi kishte emigruar atje nga vendi i tij Gjermania. Ai e ngriti biznesin e tij të ri brenda pak kohësh në një nga operacionet më të suksesshme, të asaj kohe në Amerikë. Dhe për gati 20 vjet më pas, ai do të bënte emër për veten, jo vetëm si biznesmen shumë i respektueshëm, por nga ana tjetër edhe si një filantropist i madh. Një nga klientët e shumtë të Levit ishte një rrobaqepës që quhej Jakob Davis. Ai ishte me origjinë nga Lituania dhe në atë kohë banonte në Reno pranë Nevadës. Rregullisht shkonte dhe blinte sasi rrobash tek një nga dyqanet me shumicë, që i përkisnin Levi Strauss &Co. Ndërmjet punëtorëve të Jakob ishte një njeri tepër i vështirë si karakter, që i pëlqente të mbante edhe rrobat ndryshe nga kolegët e tjerë. Përshembull, ai e kishte zakon që të shqepte xhepat e rrobave të punës, që vetë Jakobi kishte përgatitur për të. Ishte kjo koha kur Jakob filloi të mendonte sesi të forconte tegelat e pantallonave të burrave, që punonin për të. Madje, një ditë i ka shkuar ndërmend që të vendoste nga një perçinë metali, në pjesë të ndryshme të pantallonave, si përshembull në cepat e xhepave dhe tek vendi ku mbërthehen pantallonat. Perçinat që ka vendosur ai tek pantallonat ishin një “goditje e papritur” tek klientët e Jakobit. Por, ai vetë, pas hovit të parë, është shqetësuar se ndoshta dikush mund të vidhte idenë e tij të madhe. Atëhere ai ka vendosur që të aplikonte për të një patentë, që do t’i ligjëronte prodhimin e tij. Por, që të bëhej kjo, i duheshin 68 dollarë, një shumë e admirueshme për kohën, për të mbushur dokumentacionin për patentën. Kështu, ai kishte nevojë për një partner në biznesin e tij dhe ishte koha kur i ka shkuar ndërmend papritur, që mund t’i drejtohej Levi Strauss. Jakobi i ka shkruar pastaj Levit duke i sugjeruar biznesin e tij dhe nga ana  tjetër duke e kujtuar se nuk do të ishte ndonjë gjë e madhe sikur të mbanin sëbashku patentën. Levi, i cili ishte tepër i jashtëzakonshëm për të kuptuar novacionet, e ka parë menjëherë leverdinë e këtij produkti të ri. Ai madje i ka dhënë menjëherë akordin propozimit të Jakobit. Në 20 maj të vitit 1873, të dy njerëzit e talentuar kanë marrë patentën me numër 139.121  nga Zyra e Markave të Patentave amerikane. Më vonë, nga njerëzit që janë munduar që të bëjnë historinë e xhinsit, ajo është konsideruar si dita zyrtare e “ditëlindjes” të blue xhinsit.

Ndërkohë, doku, që do të përdorej për këtë sipërmarrje, ishte një mall, i cili njihej nga të gjithë vetëm si një gjë e thjeshtë që përdorej vetëm nga punëtorët. Pra, nga ky lloj doku dhe duke përdorur perçinat u krijuan pantallonat e reja, të cilat ne në kohën tonë i quajmë xhins. “Kominoshet me brez” (Waist overalls) ishte emri tradicional i kësaj sajese, me të cilin janë thërritur fillimisht këto pantallona. Në fakt, emri xhins është bërë popullor rreth vitit 1960, kur në bumin e madh të këtyre viteve, brezi i ri ka adoptuar këtë term për një tip pantallonash të ngjashëm.

 Gjatë vitit 1873, veshjet e para me perçina, që u prodhuan janë shitur menjëherë.(Nuk ka të dhëna të sakta, për shkak se të gjitha kanë humbur në tërmetin e tmerrshëm të San Françiskos dhe zjarrit, që ka ndodhur më pas). Ndërsa, prodhuesi i tyre Jakob Davis ishte i zënë me prodhimin e rrobave, Levi Strauss &Co, partneri i tij, ka çelur në San Françisko dy fabrika të reja.

Doku për të prodhuar pantallonat e punës me perçina ka ardhur nga Amoskeag Mill, nga Mançesteri në Nju Hampshire, një kompani shumë e njohur për kualitetin e fabrikave të saj të këtij materiali. Kaq pak kohë, sa u përhapën këto, ishin të mjaftueshme që të gjithë punëtorët të blinin pantallonat e tipit të ri. Dhe madje edhe të përhapeshin nëpër botë, për shkak të ruajtjes së formës së tyre. Gjatë vitit 1890 pantallonave u është sigluar numri 501, të cilin e mbajnë ende edhe sot e kësaj dite.

Duke mbajtur këtë patentë, në këtë proces dhe për gati 20 vjet, Levi Strauss & Co ishte e vetmja kompani që i ishte lejuar të përdorte dhe të prodhonte. Këtë ajo e vazhdoi deri në vitin 1891. Kur mbaroi afati i patentës dhe ajo u la për përdorim publik pas vitit 1891, atëhere një numër i madh manifakturash veshjesh filluan që të prodhonin dhe të imitonin veshjet me perçina dhe sidomos pantallonat që ishin bërë aq popullore nga Levi Strauss & Co.

Pra në çdo kohë kur mund të shikosh në rrugë një palë xhinse Levi’s® ose 501®, ato mund t’i marrësh si pasardhëse të xhinseve që kanë ardhur që nga viti 1873. Dhe për këtë mjaftoi mendja e jashtëzakonshme e dy emigrantëve Levi Strauss dhe Jacob Davis, që të kthenin nga doku, filli dhe metali, veshjen më popullore që është sot në botë dhe që quhet thjesht blue-jeans.

Materiali është marrë nga studimi i Lynn Downey, LS&CO. Historian. Përgatiti B.an

Periudhat në të cilin kaloi xhinsi
300—Serge de Nimes —Kështu thuhet frëngjisht për “rrobat nga Nimes,”. Ato ishin të thurur në Nimes në Francë gati 300 vjet pas Krishtit. Aktualisht “ de Nimes” ka kuptimin dok

1492—Kristofor Kolumbi ka vendosur që në kërkim të zbulimit të Indisë të pajisej me tre anije, të cilat quheshin Nina, Pinta dhe Santa Maria dhe që të gjitha ishin të pajisur me vela doku.

1597-Lundruesit italianë nga Xhenova mbanin pantallona pambuku.Që në momentin që francezët e quanin Gjenovën dhe popullin që jetonte atje “Genes”, atëhere emri ka shkuar edhe për pantallonat.

1829—Levi Strauss ka lindur në  Bavari.

1853—Rrobaqepësi i ri Levi Strauss ka udhëtuar drejt veriut të Kalifornisë. Ai udhëtonte sëbashku me të motrën dhe kunatin në San Françisko duke hapur më pas një dyqan. Ai filloi të shiste për minatorët, të cilët i kërkonin pantallona që të mos të shqyheshin. Kështu ai ka prodhuar pantallonat, që do t’i paraprinin xhinsit, e që kushtonin 22 cent.

1872-Jakob Davis i shkruan Levi Straus dhe i propozon një patentë të përbashkët.

1873—Levi Strauss dhe Jacob Davis shpenzuan 68 dollarë dhe morën patentën. Ata filluan që të përdornin perçinat, një dok blu dhe e paraqitën prodhimin e tyre në Kaliforni. Doku ka ardhur nga Anglia.

1878—Kimisti gjerman Adolf von Baeyer ka perfeksionuar një formulë për bojën sintetike indigo.

1886—Për të vendosur siglën “501” Straus ka përdorur një lëkurë të shënuar, që tregonte publicitetin e kompanisë të vizatuar me “ dy kuaj të ngritur përpjetë”.

1890—Levi’s kishte tani një xhep të vogël mbi një nga xhepat e parë të pantallonave, i cili duhej për të vendosur monedhat e vogla ose orën e xhepit.

1902— Vdes Levi Strauss.  Ai e ka dhuruar në testament kompaninë e tij për dy nipërit Sigmund, Jakob Luis dhe Abraham Stern.

1905—Levi’s e kishin tani masivisht xhepin e pestë

1906—“I Madhi”, emri që personifikon tërmetin e rëndë të San Françiskos, i ka shkatërruar gjithçka Kompanisë Levi Strauss. Ajo gjithsesi rifillon punën dhe konstrukton një fabrikë krejt të re.

1915-Pantallonat e reja Levi’s kanë fituar “Çmimin e Lartë” në Ekspozitën Ndërkombëtare në Panama-Paqësor në San Françisko.

1922—Levi’s shton iliqet (vendet ku mbahen rripi) duke zëvëndësuar butonat. Por konsumatorëve, që donin të mbanin Krahëzat e pantallonave, u janë përshtatur butonat e veçantë.

1928—Walter Haas u bë president i Levi Strauss dhe ka shërbyer në këtë post deri në vitin 1955. Ai shpëtoi nderin e fabrikës dhe e përçoi forcën e saj edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Veçanërisht kjo u bë gjatë rritjes së madhe që ka ndodhur në vitet ’60.

1930—Blue Bell Globe ( paraardhësit e  Wrangler) u ngritën nga Depresioni (periudha e madhe e krizës) si prodhuesi më i madh i xhinsit. Imazhin e copës së saj e bënë më të famshëm pamjet e kohës të kaubojsave që këndonin.

1936—Levi Strauss qepi një flamur të kuq, në xhepin e prapëm të pantallonave të tij. Kjo ishte edhe etiketa e parë që vihej diku në rroba.

1939—Filloi Lufta e Dytë Botërore dhe ushtarët amerikanë dhe punëtorët e saj përhapën kudo modën amerikane të xhinsit. Kjo ishte arsyeja e madhe e popullaritetit të xhinsit dhe madje edhe çarjes që i bëri ai “Perdes së hekurt”, gjatë kohës së ndarjes së dy kampeve.

1948—Ndërsa ishte duke u endur në shkretëtirën e Kalifornisë Barbara Hunter ka gjetur një palë xhinse Levi’s me fjalët “For over 17 years”. Kjo ka qenë edhe sigla e kompanisë për prodhimet e vitit 1890.

1954— Një kolonel i Ushtrisë amerikane, i vendosur në një bazë në Frankfurt të Gjermanisë shpalli përdorimin e blu xhinsit nga trupat ushtarake, duke thënë se kjo ishte një mënyrë për të treguar se gjithçka reflekton tërësisht nga SHBA.

1959—Xhinset Levi’s shfaqen në “American Fashion Industries Presentation” në Moskë.

1964—Instituti Smithsonian i shtoi xhinset në historinë e koleksioneve të Amerikës.

1969—Levi Strauss filloi të shiste xhinse me kopsa.

1990s—Një rrjet dyqanesh në Paris, Francë, blejnë një manikin që mban veshur një palë xhinse të vjetra Levi’s për një shumë prej 25.000 $. Të njëjtat xhinse më vonë janë shitur në Japoni dhe në të gjithë Europën për qindra dollarë.

1997—Levi Strauss fillon të shesë sërish kopsat me logon e tij të parë.

Next Post

Tragjedia e Mekës me 107 të vdekur: "Ashtu vendosi Allahu"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In