• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si ishte Gjermania kur Angela Merkel para 13 vitesh u zgjodh kancelare – dhe si është sot?

by Java News
24/11/2018 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në faqen e tretë «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ) i bën një bilanc epokës së kancelares Angela Merkel.

Ajo u zgjodh më 22 nëntor 2005, kur bota ishte krejt ndryshe, kur s’kishte iPhone, as iPad. (iPhoni doli në treg tek dy vite më vonë, tableti më 2010). Facebooku në gjermanisht nuk ekzistonte, as Whatsapp apo Instagram.

Gjermania, shkruan FAZ, ishte një shkretëtirë digjitale. Mrekulli teknike nuk kishte më 2005, por një gjerman u bë Papë dhe e quajti veten Benedikti i XVI dhe një grua nga Gjermania Lindore u bë për herë të parë kryeministre e Gjermanisë. Rrjedhimisht, fjala e vitit në Gjermani më 2005 ishte – «Bundeskanzlerin», kancelare federale.

Ky ishte një sinjal se edhe gratë mund të ushtrojnë funksionet më të larta shtetërore. Më 1987 në parlamentin gjerman numri i deputeteve gra për herë të parë kaloi dhjetëpërqindëshin.

Më 1997 parlamenti gjerman e shpalli vepër penale dhunimin gjatë bashkëshortësisë – edhe ky një sinjal ndaj burrave se nuk mund të keqpërdorin gratë e tyre si plaçkë. Sot, shkruan FAZ, është e vetëkuptueshme që Merkel po kërkon paritet të gjinive në të gjitha fushat e jetës – në politikë, ekonomi e kulturë. Edhe në Gjermani ka shumë për të bërë sa i përket barazisë gjinore, por nën qeverisjen 13-vjeçare të Merkel kanë ndodhur mjaft përparime.

Gjatë kësaj kohe ka ndryshuar edhe qëndrimi i gjermanëve ndaj homoseksualitetit. Kur Merkel u bë kancelare, vetëm politikani socialdemokrat dhe kryetari i mëvonshëm i Berlinit Klaus Wowereit kishte pranuar publikisht se është homoseksual. Nën Merkelin bënë karrierë politikanët homoseksualë Guido Westerwelle (ministër i Jashtëm), Ole von Beust (kryetar i Hamburgut), në ministrinë e Mbrojtjes një lezbejkë me tre fëmijë u bë sekretare e shtetit.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, i cili dëshiron të bëhet pasardhës i Merkel në krye të partisë, është homoseksual, por edhe mjaft politikanë të tjerë. Vitin e kaluar parlamenti lejoi martesën mes gjinive të njëjta. Merkel nuk e luftoi këtë vendim, por as nuk e përkrahu.

Gjatë qeverisjes së Merkel u forcuan të drejtat e grave, por ndryshimi më i madh vërehet në botën e digjitalizuar. Interneti ka depërtuar në çdo pore të shoqërisë. Kur Merkel ishte ministre në Bonn, politikanët pyesnin njëri-tjetrin: a ke numër të telefonit mobil?

Sot pyetja tingëllon kështu: a ke numër fiks? (Nëse vërtet shtrohet kjo pyetje). Kur tri vjet pas ardhjes së Merkel në pushtet startoi Facebooku në gjermanisht, ishin vetëm 1,2 milionë shfrytëzues.

Sot janë 32 milionë. Një pjesë e jetës profesionale dhe private është zhvendosur në rrjet – kjo i sjell njerëzve shumë përparësi. Jeta është individualizuar, në vitin e parë të Merkelit në pushtet Gjermania kishte 5500 studio fitnesi, në fund të vitit 2017 i kishte gati 9000.

Në vitet e para të Merkelit njerëzit njoftonin partnerin në diskotekë, shkollë apo në aktivitete sportive, sot krijimi i lidhjeve përmes internetit është bërë diçka e zakonshme. Në fushën e online dating më 2005 harxhoheshin 82 milionë euro, vitin e kaluar mbi 210 milionë euro.

Njëkohësisht vërehet një largim i njerëzve nga feja. Në vitin 2005 në Gjermani 50 milionë njerëz i përkisnin kishës katolike apo evangjeliste, 12 vjet më vonë qenë pesë milionë më pak.

Gjatë qeverisjes së Merkel Gjermania u konsolidua si superfuqi ekonomike, gjë që shumë gjermanë, veçanërisht ata që nuk kanë përfituar drejtpërdrejtë, e harrojnë shpejt.

Numri i qytetarëve me origjinë të huaj është rritur dukshëm. Më 2013, para valës së madhe të refugjatëve nga Siria, 16,5 milionë banorë të Gjermanisë kishin prejardhje të huaj. Deri vitin e kaluar ky numër ka arritur në 20 milionë.(DW)

Next Post
Bie në greminë punëtori i HEC-it, niset me urgjencë drejt Tiranës

VLORE/ Aksident i rëndë në punë, punëtori pret dorën, niset urgjent drejt Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In