• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ia fali Berisha Ramës mandatin 4?

by Java News
24/04/2025 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Indrit Vokshi

Logon e PD e çmitizoi Sali Berisha me 6 mars 2022, kur tha mos votoni logon e PD, dhe hyri në zgjedhje me LSI. Se ska rëndësi ku është logo, tha ai, ka rëndësi ku janë vlerat, e vërteta etj.
Këtu, ai, dhe ata që votuan LSI vetëm pse iu tha Berisha se logoja e Metës vlen më shumë se logoja e PD zyrëtare, e vranë vetë me duart e tyre shenjtërinë e logos së PD.

Kjo ishte diçka shumë e rëndë sepse relativizoi dhe zhvlerësoi partinë si organizatë e si institucion: tha ska parti, partia është aty ku jam unë, krejt personale dmth.

Tani ska më shenjtëri logoje. Tani skanë të drejtë morale t’i thërrasin të tjerët nën logo e flamur. Nuk ka më një simbol përbashkimi sepse e vranë vetë simbolin duke e personalizuar. Ta mendosh edhe në shtëpi nëse baba e mban pultin e televizorit 24 orë e sheh veç lajmet apo filmat e vet, pra e personalizon, ka sherr dhe ndarje, jo më në një parti.

Tani edhe partitë e tjera, Agron Shehaj, Basha, Alibeaj, po iu thonë njerëzve se ska rëndësi ku është logoja, rëndësi ka ku janë vlerat dhe e vërteta. Dhe te e Djathta, si të djathtë, apo edhe tek e drejta, kanë më shumë moral e legjitimitet këta 3 të tjetët, Shehaj, Basha, Alibeaj, sesa ai që ka qenë vetë komunist e sekretar partie qysh kur ishte Krushovi në pushtet.

Se produkti i stadiumit që medemek do bashkonte demokratët është ky: nga 1 parti që ishte, u krijuan edhe 3 të tjera. Pra jo që nuk bashkoi asgjë por e ndau edhe më keq. Sepse llogariti që do ikin disa demokratë por ska problem, do i kompesojë me njerëz të LSI. Me datë 11 do shihet se sa kompeson LSI-ja.

Për më tepër vazhdon i akuzon të gjithë si “paterica të Ramës” pse nuk iu bashkuan atij, se ai është shumica. Opozitë që vepron dhe operon me konceptin e shumicës, vetëm ky është. Opozitat bazohen “te e drejta dhe morali i pakicës” sepse shumicë është qeveria. Ky thotë kam të drejtë se jam shumicë (në bajrakun e vet). Nëse populli ecën me konceptin e këtij se shumica ka të drejtë, duhet të votojnë gjithmonë qeverinë sepse qeveria është shumica.

Një person si Berisha e ka ditur shumë mirë se ato veprime që bëri, ngritja me dhunë për të marrë partinë, futja e Ilir Metës në luftën e brendshme në PD, dhuna e përgjjthëshme deri edhe fizike, shpallja tradhëtar e kujtdo, do e shkatërronin PD dhe partia sdo mundej të ishte konkuruese dhe pretendente për pushtet. Mirëpo i ka interesuar më shumë ta marrë e ta zaptojë copën më të madhe të partisë sesa ta mbajë partinë konkuruese e pretendente reale për pushtet.
Pra më mirë e shkatërruar por pronë e imja sesa konkurese por jo pronë e imja. Kjo automatikisht la Edi Ramën në pushtet, sepse ska konkurent. Tani gati akuzën dhe justifikimin.

Next Post
“Hapja e aeroportit gjeneron ekonomi dhe vende pune”, Gjiknuri: Më 11 maj synojmë 9 mandate në qarkun e Vlorës

“Hapja e aeroportit gjeneron ekonomi dhe vende pune”, Gjiknuri: Më 11 maj synojmë 9 mandate në qarkun e Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In