• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ia dolën operatorët e komunikimeve elektronike në kohën e Covid-19?!

by Ilir Beqaj
14/06/2020 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ilir Beqja*
Situata e pandemisë së COVID-19 duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të shohim se çfarë duhet përmirësuar edhe nën optikën e pandemisë. Janë gjëra që as kishim menduar se do të ndodhnin, qoftë për mirë e qoftë për keq.
Përmbledhtazi, unë do të vlerësoja se operatorët e komunikimeve elektronike ia dolën të mbështesin shoqërinë tonë, ekonominë, familjet, individët, ofruesit e shërbimeve publike. Është ende shpejt për të vlerësuar se sa mirë ia dolën, por të paktën nuk ka rezultuar të ketë krijuar vështirësi shtesë. Kështu që besoj se operatorët, sidomos punonjësit e këtyre operatorëve, meritojnë një falenderim të veçantë publik.
Megjithatë duhet të shohim nga e ardhmja. Po rendis disa shqetësime me kërkesën për kolegët se çfarë prej këtyre shqetësimeve mund të bëhen pjesë e rezolutës që do të paraqesim për miratim në seancë plenare.
Në vitet e fundit kemi disa ngjarje jo fort të këndshme sipas meje.
• PLUS nuk është më.
• ABCOM u thith nga Vodafone Albania.
• Telekom Albania kaloi nga Deutche Telekom tek disa investitorë më pak të njohur.
Nëse kërkesa për telekomunikacion do të vijë në rritje pse po pakësohen operatorët? A rrezikohemi të kemi cilësi më të ulët dhe çmime më të shtrenjta?
Meqë jemi te kërkesa për telekomunikacion. Dua të ndaj me kolegët një propozim që e kam bërë publik edhe para pak javësh. i kemi ende borxhe shqiptarëve në plotësimin 100 % të nevojave jetike bazë, uji i pijshëm, energji elektrike, administrim mbeturinash të ngurta dhe ujra të zeza e të përdorura. Pandemia na evidentoi se edhe qasja në internet është një nevojë bazë. Le t’ia garantojmë çdo familje shqiptare. Prej botës digjitale të mos krijojmë ndarje të reja në shoqëri. Së pari qasjen në internet. Sipas strukturës familjare, por edhe sipas të ardhurave. Së dyti, edhe pajisjen smart për lundrimin në internet ashtu siç garantuam para tre vitesh dekoderin për sinjalin digjital të trasmetuesve televizivë.
Për nevoja të administrimit të biznesit të tyre, operatorët e komunikimeve elektronike grumbullojnë shumë të dhëna. Gjatë pandemisë, në disa vende europiane operatorët e telefonisë mobile, bazuar në të dhëna të agreguara dhe anonime bashkëpunuan me autoritetet shëndetësore për t’i paraprirë përhapjes së virusit. “Gërmimi” dhe “nxjerrja” e të dhënave (data mining) mund të ofrojë njohuri të çmuara për vendimmarrjen e autoriteteve publike lidhur me flukset e lëvizjes së njerëzve në larmi fushash, qoftë në infrastrukturë të transportiti rrugor, qoftë në infrastrukturë mjedisesh shkollore, qoftë në nevojën e mjediseve shplodhëse. Dikur duhet të numuronim makinat për të kuptuar ngarkesën le të themi tek një rrethrrotullim në orare të ndryshme, ndërsa sot (meqë pothuajse të gjithë kanë një aparat telefoni celular) mjaftojnë të dhënat e agreguara dhe anonime 24/7 të sinjalizuara në antenën më të afërt të operatorit cellular me rrethrrotullimin që analizohet. Ose, sot është shumë më e lehtë për të parashikuar nevojën për shërbime bazë në plazhet e Ranës së Hedhun, Karaburunit apo Kakomesë bazuar në sa aparate celularë janë të sinjalizuar në anetenat përkatëse të operatorëve celularë. Përmbledhtazi, eksperienca e kësaj pandemie mund të ndriçojë autoritetet publike të përdorin më gjerësisht edhe këtë oportunitet digjital, më bën të mendoj për të provuar nëse mund të vendosim një marrdhënie afatgjatë me operatorët celularë për mbledhur sistematikisht të dhëna anonime dhe të agreguara. Ashtu siç mund edhe të tentojmë të identifikojmë, gjithmonë në mënyrë anonime, ato raste kur një aparat celular sinjalizohet që po përdoret dhe kalon nga zona e mbulimittë një antebne në një tjetër me një shpejtësi që mund të arrihet vetëm me automjet.
Ka një ndjeshmëri të shtuar në publik për teknollogjinë 5G. Qoftë për arsye të sigurisë kombëtare, por edhe qoftë për arsye të shëndetit publik. Duhet të jemi të vëmëndshëm për të komunikuar sa më qartë me publikun. AKEP duhet të shtojë bashkëpunimin me Komitetin Kombëtar të Rrezatimit për të eleminuar frikën që mund të mbillet tek njerëzit nga lëvizje anti-teknollogji.
AKEP duhet të shtojë bashkëpunimin edhe me AMA. Është e vërtetë se komunikimi nëpërmjet internetit në vetvehte as nuk nuk e cënon lirinë e fjalës, as nuk shpërdoron të drejtën për lirinë e fjalës. Por mbi internet funksionojnë platformat si Facebook, Instagram, etj. Një lajm i rremë, një foto apo video e manipuluar, një kërcënim apo fyerje, qoftë nga një përdorues i vërtetë qoftë një profil i rremë me shumë lehtësi mund të çorodisë apo turbullojë mendjen e miliona njerzve me një klik të vetëm. Ashtu si një çisternë nafte e cila kur shpërthen ndot të gjithë detin. Janë dukuri të reja edhe në botë, por pandemia na tregoi, veç të tjerash, se duhet t’i qajmë vetë hallet tona.
Ne nuk i ndalojmë makinat të ecin në rrugë meqë ndodhin aksidente. Apo nëse e kemi shpejtësinë maksimale të lejuar në rrugët tona 110 km, nuk e ndalojmë importin e automjeteve me shpejtësi më të madhe. Nëpër rrugë e gëzojmë të drejtën tonë për lëvizur, por sjelljen në rrugë e kemi të rregulluar me një kod rrugor, pastaj kemi edhe sigurim të detyrueshëm për dëme ndaj palëve të treta, pastaj kemi edhe polici rrugore, pastaj kemi sinjalistikë rrugore vertikale e horizontale, etj, etj. Të drejtën për të lëvizur e kemi të trashëguar edhe nga evolucioni darvinian, por me automjete në rrugë vetëm 120 vite kemi e gëzojmë këtë të drejtë. Pse i kemi të gjitha këto? Për të bashkëjetuar sa më paqtë. Po e drejta për fjalën e lirë dhe për t’u informuar a duhet të gëzohen në mënyrë sa më të paqtë. Edhe në kushtet e një infrastrukture të re të përhapjes së fjalës. Është koha për të reflektuar thellë.
Flitet shumë për privatësinë. Po çfarë garancie ka secili prej nesh që pyetjet që bëjmë në Google, like dhe share që bëjmë në Facebook nuk përdoren për të krijuar profilin konsumator të secilit prej nesh dhe më tej të na “bombardojnë” me informacione tregëtare! Çfarë garancie ka secili prej nesh që përgjigja e një kërkimi në Google nuk është e manipuluar! Mund të thuhet ç’hyn interneti këtu? Nëpëmjet internetit ndodh e gjithë kjo.
Nëpërmjet internetit, platforma të ndryshme botërore si Airbnb, Amazon, Facebook, Google, etj edhe gjatë pandemisë vazhduan të pasurohen vrullshëm. Edhe nga shqiptarët. Qoftë si prodhues të dhënash, qoftë si konsumatorë të dhënash. Asnjë taksë nuk paguhet këtu. Ç’ hyn AKEP këtu? Po të paktën volumin e datave që transferohen në këto të dhëna mund ta masë. A mund të përdoret volumi të dhënave si një metrikë për modelin e taksimit? Anjëherë nuk i dihet.
Do të ftoja edhe drejtuesin e AKEP të bëhej pjesë e këtij diskutimi i cili pa dyshim nuk shteron sot, për të vendosur bashkërisht se çfarë mund të përfshijmë në projektrezolutë që do të përcjellim për diskutim dhe miratim në seancë.

*Fjala në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese gjatë debatit për aktivitetin vjetor të AKEP për vitin 2019.

Next Post
Mirditë/Pranga qytetarit 45-vjeçar që goditi policin

Pranga dy hajdutëve me precedentë të mëparshëm penal, tetë vjedhje vetëm në muajt e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

Gjin Gjoni: Ja tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

January 14, 2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

January 14, 2026
“Operojnë nga Ekuadori”, Venezuela zbulon dy raste ku u godit mafia shqiptare: U kapën 6850 kg drogë

“Operojnë nga Ekuadori”, Venezuela zbulon dy raste ku u godit mafia shqiptare: U kapën 6850 kg drogë

January 14, 2026
SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

January 14, 2026
Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

January 14, 2026
“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

January 14, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

LDK duhet të pyesë veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?

January 14, 2026
“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

January 14, 2026
“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

January 14, 2026
Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In