• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si ia del Usain Bolt të jetë më i shpejti, zbulohet sekreti

by
31/08/2015 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si ia del Usain Bolt të jetë më i shpejti, zbulohet sekreti

Usain Bolt shfaqi dominimin e tij në sprintin e shpejtë për burra në Kampionatin Botëror të Atletikës në Pekin gjatës javës që u mbyll. Ai fitoi në 100 dhe 200 metra. Por cili është sekreti i tij? A është lëvizja më e shpejtë e këmbëve ajo që të jep përparësi ndaj rivalëve?

Që nga Lojërat Olimpike në Pekin në vitin 2008, Bolt ka fituar çdo garë ku ai ka hyrë, qoftë nëpër Kampionate Botërore apo në Lojëra Olimpike, me përjashtim të një rasti, ku ai u skualifikua për një gabim në start.

Kur joatletët duan të vrapojnë shpejt, ata janë të vendosur t’i lëvizin këmbët sa më shpejt që të munden, ndaj ne mund të mendojmë se ky është edhe sekreti i Usain Bolt. Por atleti duket se nuk i ka vendosur rekordet e tij me këtë teknikë. Në fakt, mund të jetë e kundërta.

“Vrapuesit elitë nuk i lëvizin këmbët më shpejt sesa vrapuesit e tjerë”, thotë doktor Sam Allen nga Universiteti Loughborough.

Ndryshimi qëndron në faktin se një vrapues i nivelit të lartë, bën hapa më të gjatë dhe më të fuqishëm. Kërkimi tregoi se një vrapues amator shpesh ka nevojë të kryejë 50 deri në 55 hapa për të plotësuar një 100 metërsh. Një vrapues elite, nga ana tjetër, bën vetëm 45 hapa.

“Atletët elitarë gjenerojnë shumë më tepër fuqi, kjo për shkak se kanë për nga natyra fibra më të shpejta muskulore. Këta atletë për këtë arsye shpenzojnë më pak kohë për të kryer të njëjtën lëvizje, gjë që i bën ata të çajnë përpara më shpejt”, thotë Allen.

Studimet e udhëhequra nga kërkuesi me bazë në SHBA, Peter Ueyand, kanë zbuluar se këmba e një vrapuesi profesionist shpenzon zakonisht 0.08 sekonda në kontakt me tokën në fillim të çdo hapi të madh, krahasuar me rreth 0.12 sekonda të një atleti amator.

Sam Allen thotë se vrapuesit më të shpejtë kalojnë rreth 60 për qind të kohës në ajër, pa asnjërën këmbë në tokë, ndërsa atletët amatorë kalojnë 50 për qind të kohës.

Por edhe mes vrapuesve më të shpejtë, Bolt bën dallim, dhe kjo është pjesërisht prej peshës së tij.

“Bolt është një i fiksuar pas faktit që të qenët 1.95 centimetra i gjatë, nuk e lejon atë të rrisë shpejtësinë, për shkak të gjatësisë së këmbëve”, thotë ish-vrapuesi i Britanisë së Madhe, Craig Pickering.

“Në fillim të një gare, duhet të bësh hapa të vegjël që të shpejtosh, por për shkak se ai është aq i gjatë, nuk mund ta bëjë këtë. Por kur arrin shpejtësinë maksimale, ai ka një avantazh shumë të madh mbi këdo tjetër, sepse bën më pak hapa”, shpjegon ish-atleti.

Bolt zakonisht e përmbush një garë 100 metra me rreth 41 hapa, tre ose katër hapa më pak se kundërshtarët.

“Gjatësia e hapit është faktori vendimtar mes një vrapuesi të mirë që mund të vrapojë nën 10 sekonda për 100 metra dhe atyre vrapuesve që nuk ia dalin”, thotë Pickering.

Megjithatë, “një stërvitje e mirë mund të ndihmojë që atletët të jenë më të shpejtë”, thotë Sam Allen. Vrapuesit më të mirë shpesh përfitojnë nga talenti natyral. Varet e gjitha nga sasia e tolerancës së natyrës për atë që mund të bëni me këmbët tuaja, kur ato janë në kontakt me tokën.

Një studim i vitit 2013, zbuloi se Usain Bolt është në gjendje të prodhojë rreth 2600 vat energji për vetëm 100 metra, e gjitha kjo në 9.58 sekonda. Ky në fakt përbën një rekord që i ka magjepsur shkencëtarët, të cilët thanë se shumica e fishekëve kanë shpejtësi më të vogël.

Si të vraponi më shpejt?

Për të vrapuar më shpejt duhet të bëni dy procese që janë krejt të kundërta. Duhet të shtoni peshë muskulore që të keni më tepër fuqi në lëvizje dhe të dobësoheni në zonat jomuskulore.

Gjithashtu, mos konsumoni ëmbëlsira, pasi do t’ju ngadalësojnë shumë gjatë vrapit. Studimet e fundit kanë provuar gjithashtu se biçikleta ju bën një vrapues më të shpejtë.

Mbajeni kokën lart dhe jo të ulur apo të kthyer. Përqendrohuni te destinacioni. Përpiquni të lëvizni sa më lehtë për të pasur një vrap më të shpejtë. Mos i mëshoni shumë terrenit ku vraponi.

Përqendrohuni që të mos vraponi shumë shpejt për një periudhë të shkurtër dhe pastaj të mos keni më fuqi për të vazhduar.

Konsumi i kafesë përpara vrapit mund t’ju ndihmojë gjithashtu. Stabilizimi i frymëmarrjes do të rezultojë një avantazh shumë i madh, pasi do t’jua mbajë muskujt të furnizuar me oksigjen për një kohë më të gjatë.

Next Post

Berat, konflikti për vijën e ujit, vritet 28-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In