• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ia argumentoi diktaturës nevojën për muzikë të huaj? Flet Mjeshtri i Madh, Zhani Ciko

by A R
29/04/2024 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhani Ciko, ish-drejtor i suksesshëm i Teatrit të Operës dhe Baletit në Shqipëri, dirigjent i shumë veprave, një nga emrat që u hapi dyert shumë artistëve, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, me moderatoren Pranvera Borakaj, ku tregoi shumë nga jeta e tij personale dhe profesionale ndër vite.

Në vitin 1970 në moshën 24-vjeçare Ciko u emërua Drejtor Artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1973 kur iu ndalua dalja në skenë nga regjimi diktatorial i kohës dhe u dërgua për të punuar si mësues i thjeshtë muzike në Patos.

Tregon se nuk është penduar kurrë që mori drejtimin e Teatrit në moshë të re dhe thotë se ka bërë e propozuar gjëra të mira. E kujton si një periudhë të bukur sepse ka realizuar ato që ka dashur dhe i është dhënë besim. Megjithatë, ka pasur dhe vështirësi, pasi në vitet kur Zhani Ciko drejtonte Teatrin e Operas dhe Baletit shumë vepra ishin të ndaluara. Megjithatë ai ia arriti që të vërë në skenë “Simfoninë e 9-të të Beethovenit” dhe rrëfen në Vizion Plus se si ia argumentoi regjimit nevojën për muzikë të huaj.

Zhani Ciko: Ëndrra ime që përpara ’90 ishte që…kjo më shqetësonte mua, pse ne të jemi të mbyllur, pse mos kemi mundësi…në një moment ishte hequr dhe muzika klasike. Kur unë u bëra udhëheqës artistik në moshën 24-vjeçare, u bëra pikërisht për këtë. Do ndikoj që kultura jonë të hapet. Dhe vërtet, arrita të vë në skenë atëherë “Simfoninë e 9 të Beetheovenit”, të argumentoj në instancat më të larta që pse duhet ta bëjmë ne, në një kohë që gjithë veprat e huaja ishin ndalur këtu te ne. Nuk mund të kishte zhvillim të muzikës shqiptare pa marrëdhëniet me kulturat botërore.

Pranvera Borakaj: Ishte e vështirë për të lobuar për të hapur këto dyer?

Zhani Ciko: Unë mendoj se duhet të gjeje argumentin “pse”. Dhe argumenti im në këtë rast ishte se Shqipëria përpara ka pasur disa artistë të mëdhenj, siç janë ky brezi i parë. I pari ka qenë babai im në moshë…gjithë ky grup ka merita të mëdha. Kishim disa artistë, kurse në vitet ’70 kur unë rezlizova “Simfoninë e 9-të”, ne në Tiranë kishim tre orkestra simfonike, kishim kore, të shkollës, të Teatrit të Operas, pra kisha në atë kohë 500 artistë që punonin në Teatrin e Operas. Unë më i riu në moshë isha drejtuesi artistik i tyre, ishte një mundësi e madhe. Arrita të argumentoj që ne do ta vëmë Beethovenin për të treguar se kush është Shqipëria sot. Ky argument i pëlqente atyre sepse tregonte një realitet në fund të fundit. Atëherë thanë “Po”. Kështu dhe të tjera gjëra.

/a.r

Next Post
“Koha do ta tregojë kush janë tradhtarët”, Braimllari i përgjigjet Metës: Monika ka një…

“Koha do ta tregojë kush janë tradhtarët”, Braimllari i përgjigjet Metës: Monika ka një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga dalin anekdotat e PD për marrëdhënien Rama-Trump?

February 20, 2026
Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

February 20, 2026
Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

February 20, 2026
Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

February 20, 2026
U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

February 20, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

February 20, 2026
Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In