• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si i shkeli Lulzim Basha procedurat për rrugën Levan-Vlorë, ja raporti

by Java News
03/12/2018 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë zënë llogoren prej disa javësh në përpjekjen për të sulmuar qeverinë dhe dështuar projektin e Unazës së Madhe të Tiranës, rehabilitimi nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja. Argumentet e Partisë Demokratike janë luhatur çdo ditë nga dega në degë por thelbi i tyre ishte akuza se ky projekt ka kaluar përmes një procedure jo të rregullt ligjore dhe se kostoja është e fryrë. Për të kuptuar se çfarë përfaqëson Lulzim Basha në raport me veprat infrastrukturore të gjithëve u mjafton shembulli i famshëm i rrugës Durrës-Kukës. Përfundoi në gjykatë si i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme por shpëtoi me procedura, me akrobaci dhe raporte mjekësore duke mos u gjykuar asnjëherë.

Sot është momenti për të kujtuar edhe një tjetër episod të Lulzim Bashës Ministër i Transportit dhe Punëve Publike. Në fund të Dhjetorit 2006, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe një nënkontraktor i një filiali serbo-shqiptar i kompanisë “Alpine Bau” u shfaqën në media duke njoftuar fillimin e punimeve për aksin Levan-Vlorë. Ceremonia e bërë me ngut në fakt i shërbente vetëm fushatës elektorale të 2007.

Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes një auditi të kryer kohë më vonë konstatoi shkelje të frikshme dhe flagrante të kryera nga Lulzim Basha. Segmenti Levan-Vlorë, do të ndërtohej me një kredi të dhënë nga BERZH, termat teknikë të cilës Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar në 26 Dhjetor 2007, pra gati një vit fiks pas përurimit të fillimit të punimeve nga Berisha dhe Basha. Lidhja e kontratës mes kompanisë Alpine Bau dhe qeverisë shqiptare gjithashtu rezultoi se ishte bërë më 31 Maj 2007, pra 7 muaj para vendimit të Kuvendit.KLSH konstatonte se rruga është tenderuar pa u ratifikuar marrëveshja e huasë në Kuvend, madje punimet nisën pa para.

Prokurimi i rrugës ka nisur në Korrik të vitit 2006 pas urdhrit Nr.7582, dt.19.07.2006 të nxjerr nga ministri i asaj kohe, Lulëzim Basha. Në bazë të kontratës së punimeve të ndërtimit, Drejtoria e Rrugëve duhet t’i paguajë firmës së ndërtimit vlerën prej dhjetë përqind të projektit, i cili ishte i gjithi 42 milionë euro. Pra, firma nënkontraktore ku ishte administratore kunata e Fahri Balliut duhet të merrte 4.2 milionë euro paradhënie. Këtu lind dhe problemi pasi kontrata për fillimin e punimeve është nënshkruar 7 muaj para ratifikimit nga Kuvendi të kësaj kredie me BERZH.

Berisha është investuar personalisht përmes një VKM, nr. 621, datë 24.09.2007, për pagesën e nënkontraktorit me vlerën dhjetë për qind të projektit. Pra, tre muaj para ratifikimit të kredisë, janë paguar paret nga qeveria shqiptare. Kjo është një vepër penale për të cilën Kontrolli i Shtetit gjente fajtor Lulzim Bashën, ministrin e atëhershëm të Transportit. Manovrat e Bashës dhe Berishës bënë që kompania jo vetëm të zvarriste punimet por kostoja deri në auditin e KLSH të kishte arritur në 60 milion euro nga 42 që duhet të ishte në fillim. Natyrisht, njësoj si për Durrës-Kukës, Lulzim Basha nuk është hetuar as ndëshkuar nga drejtësia ndaj sot ai i jep vetes kompetencën të bëjë jo vetëm ekspertin e rrugëve por edhe të akuzojë për shkelje afatesh, mosrespektim procedurash, fryrje kostosh etj etj./lexo.al

a.çupaj

Next Post
Një spanjoll gënjeu 28 vjet si i verbër, për të qëndruar vetëm

Një spanjoll gënjeu 28 vjet si i verbër, për të qëndruar vetëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In