• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si i sheh takimet e Bashës në terren? Patozi: Paradoksale që del tani! President? Diversion për ta kompleksuar!

by Java News
04/04/2022 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demorkat Astrit Patozi, ka komentuar situatën politike që po ndodh sot në PD.

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Patozi komentoi edhe takimet e Lulzim Bashës me demokratët në terren.

Ai tha se e sheh mjaft të vonuar lëvizjen e Bashës, e cila nuk do të sjellë asgjë.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Si e shihni lëvizjen e Bashës?

Patozi: Lulzim Basha është në të drejtën e vet të bëjë politikë, të godasë Berishën, të shpalli platformën e tij, por është i vonuar edhe në kohë dhe hapësirë. Është paradoksale që Basha sa kohë i rrezikohej pozicioni në PD nuk doli në fushatë, tani që doli ka humbur betejën.

Unë nuk dua të flas për Bashën jo thjeshtë se e konsideroj kartë të djegur por nuk është edhe etike që ta shkelim të gjithë me këmbë. Nuk gjykoj se Basha ka të drejtën, cilësitë dhe mundësitë për drejtuar qoftë dhe një korrentë të PD-së.

Xhokaxhi: Pret dalje emrash të rinj?

Patozi: Nuk është e nevojshme, ajo varet nga instikti politik dhe projekti që mund të kenë ata që nuk e identifikojnë veten me foltoren. Berisha nuk e do bashkimin, do të mbyllë këtë cikël, do të marrë fuqinë legale dhe strategjia e tij është kjo që në Shqipëri pranohet ai që ka forcën, dhe thotë që këta që teprojnë, do lodhen dhe do kthehem një nga një tek ati i tyre shpirtëror dhe politik.

Nuk e ka menduar keq, por jo të gjithë do 6të kthehen. Unë them se një pjesë e tyre ose do asgjësohen ose do të rigrupohen në rast se kanë vërtetë forcë dhe arsye për të vazhduar rrugëtimin politik.

Lulzim Basha president? Patozi: Institucion i parëndësishëm

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Ai tha se pavarësisht s epo trajtohet si një moment solemn, institucioni i presidentit është kthyer i parëndësishëm.

I pyetur nga Xhokaxhi nëse do të jetë Lulzim Basah presidenti i ri, duke iu referuar deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, Patozi tha se ky është një diversion.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Jemi në situatën kur nis procesi për përzgjedhjen e presidentit të ri, ju keni bërë dhe një status për këtë?

Patozi: Presidenti është kthyer në një hallkë të parëndësishme, edhe kur sillesh si Ilir Meta. Dua të them se nuk ka ngelur ky shtet te presidenti. Edhe sikur ne të kemi presidentin më dinjitoz që mund të kishim, nuk do të ishte ndonjë krenari e madhe, nuk do kishim ndonjë çlirim të madh. Procesi që po ndiqet është aq qesharak aq dhe butaforik, se po sillen në një mënyrë shumë solemne, proces që vetë mazhoranca e prishi kur zgjodhi Ilir Metën 5 vjet më parë, kur e futi në ‘burg’ politik.

Xhokaxhi: A mund të jetë Lulzim Basha president? Të themi atë që ka thënë Sali Berisha?

Patozi: Ai është një diversion që bëhet për të kompleksuar këta që po bëjnë rezistencë ndaj Sali Berishës. E fusin sikur Basha ka bërë ‘deall’, po ja u fut Basha i mori votat, do futet në zyrë të vrasë mizat. Por nuk besoj se do e bëjë këtë gjë, nuk do zgjidhet. PS po të dojë të njohë edhe Komisionin e Rithemelimit duhet të thërrasë Belind Këlliçin, jo Sali Berishën./m.j

 

Next Post
“Historia përsëritet dy herë”/ Stalini dhe Putini, ngjashmëritë dhe dallimet midis 2 diktatorëve

"Historia përsëritet dy herë"/ Stalini dhe Putini, ngjashmëritë dhe dallimet midis 2 diktatorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati i Popullit zhvillon takim me Koordinatoren e OKB-së në Shqipëri

Avokati i Popullit zhvillon takim me Koordinatoren e OKB-së në Shqipëri

February 20, 2026
Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve

Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve

February 20, 2026
Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

February 20, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliaj për shpalljen e pavlefshmërisë të veprimeve hetimore të SPAK

February 20, 2026
Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

February 20, 2026
Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

February 20, 2026
EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

February 20, 2026
Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

February 20, 2026
Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

February 20, 2026
Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In