• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si i legjitimoi përfundimisht 13 tetori, zgjedhjet e 30 Qershorit

by Alfred Peza
14/10/2019 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë jo vetëm të Shqipërisë, por të asnjë demokracie tjetër funksionale të botës së qytetëruar, ajo që është konsumuar në dëm të saj, nga Kreu i Shtetit tonë. E diela që ai kishte paralajmëruar se do të ishte një ditë zgjedhjesh, u shndërrua në një ditë të qeshurash pafund dhe humori në rrjetet sociale, kundër tij.

Pasi kishte çdekretuar me firmën e vet zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 Qershorit, Ilir Meta firmosi një dekret tjetër për të cilin deklaroi publikisht se “zgjedhjet e ligjshme shtetërore, kushtetuese janë vetëm më 13 tetor 2019”!

Arësyet që ai ofroi në konferencën e posaçme për shtyp, ishte se ajo ishte data më e afërt, duke respektuar të gjitha procedurat kushtetuese dhe ligjore, që mund të garantonte përfshirjen e të gjitha forcave opozitare që do të kishin dëshirë të merrnin pjesë në zgjedhje.

Fakt është se pas kësaj, përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim, partisë që udhëhiqet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, asnjë parti tjetër nuk u regjistrua qoftë edhe formalisht në KQZ për tu bërë pjesë e këtij procesi. Madje, dekretin e Ilir Metës nuk e mori seriozisht edhe në konsideratë, as partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike e Lulzim Bashës.

Arësyeja për këtë bojkot masiv të këtij procesi të paqenë është fare e thjeshtë: Ndryshe nga sa deklaroi Ilir Meta, procesi tregoi që nuk kishim të bënim as me zgjedhje të ligjshme shtetërore më 13 tetor, e as me një ditë votimesh kushtetuese.

Këtë e konfirmuan pak ditë më parë edhe konkluzionet e ekspertëve të Komisionit të Venecias. Ata legjetimuan si të vetmin proces të rregullt për këtë, 30 Qershorin. Legjitimitet të cilin e kishin konfirmuar më parë jo vetëm OSBE/ODIHR por edhe BE dhe SHBA. Të gjitha këto rrëzuan jo vetëm 13 tetorin. Por vetë kjo e dielë, dëshmoi se sa të gabuara ishin të gjitha vendimet, sjelljet, dekretet dhe deklaratat e Ilir Metës në raport me 30 Qershorin vetë.

Një arësye të dytë për dekretimin e 13 tetorit si datë zgjedhjes, Ilir Meta e lidhi me qenien e kësaj dite pranë 18 tetorit, kur pritet edhe vendimi përfundimtar për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sesa i shqetësuar ka qenë Kreu i Shtetit për këtë mjafton që të risjellim në vëmendje dy fakte të thjeshta:

E para, deklarata e tij kur i dha gjithë shqiptarëve “ZERO” shanse për çeljen e negociatave me BE.

E dyta, “ZERO” përpjekjet që ai vetë ka bërë për negociatat, pasi ka zhvilluar “ZERO” takime lobuese nëpër shtetet anëtare të unionit.

Kjo do të thotë se “argumentat” që Ilir Meta paraqiti për ta dekretuar këtë të dielë si datë zgjedhjesh, nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën që qëndron pas gjithë kësaj historie. Për ta bërë të kuptueshme edhe për më skeptikun rreth seriozitetit të Presidentit për dekretimin e 13 tetorit si datën “e vetme për zgjedhje të ligjshme shtetërore e kushtetuese”, mjafton të shihni postimet e tij të kësaj fundjave në rrjetet sociale, ku pozon vetëm me rroba plazhi dhe duke luajtur futboll në rërën e Gjirit të Lalzit.

Të gjitha këto dhe shumë të tjera që kanë ndodhur nga dita e dekretimit e deri në mbyllje të 13 tetorit, tregojnë se sa të drejtë ka patur mazhoranca e Kryeministrit Edi Rama në qëndrimet e saj për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Humbësi i 30 Qershorit nuk është vetëm Ilir Meta por edhe opozita e rrugës që u mbështet tek ai. E sigurtë është se se fituesit e vërtetë të 13 tetorit janë qytetarët shqiptarë. Sepse institucionet e sistemit demokratik të këtij vendi dhe shenjtëria e votës, triumfuan mbi çdo lojë, skenar dhe manovër të errët politike për qëllime personale, të cilat elita e vjetër politike e këtij vendi tentoi që ti realizonte në emër të tyre, përgjatë 2019!

Next Post
Moti/A keni plane për fundjavën? Ja si parashikohet të jetë moti

Diell dhe ftohtë, ja parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In