• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si i ka kompleksuar opozitarët Erion Veliaj me “vilën e pestë”?

by Mero Baze
17/01/2021 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Erion Veliaj përsëriti sot se nuk do të firmosë leje për “vilën e pestë” të Kunatit të Lulzim Bashës.

Siç është e qartë, kjo është një deklaratë politikisht shumë e rëndë, që në çdo rast do të shërbente për të kryqëzuar nga opozita një kryetar bashkie kaq të rëndësishëm.

Dhe nuk është deklaratë e thënë pa mendje, por e përsëritur. Pra tregon që Veliaj është gati të marrë kosto për të.

Por për çudi, opozita që proteston ndaj Veliajt dhe kur bën kënde lojërash dhe kur jep leje pallatesh, dhe kur bën koncerte, dhe kur zbukuron Tiranën, nuk ka reaguar.

Po të shikosh komentet që shoqërojnë një shkrim timin të djeshëm e shikon se më shumë ka dhe të majte të revoltuar me deklaratën e Veliajt se sa nga selia e opozitës.

Arsyeja duket se është më e rëndë se deklarata e Veliajt. Opozita është aq e kompleksuar nga ideja që kunati i Lulëzim Bashës po kërkon një leje për vilën e pestë sa është gati të heshtë për deklaratën e Veliajt dhe t’i japë atij mundësinë ta përsërisë si sfidë sa herë të ketë takim me organizatat e partisë.

Pra rëndësia që ka për opozitën vila e Kunatit të Lulëzim Bashës është më e rëndësishme se parimet e një opozite, e cila duhet të bëhet e besueshme duke mbrojtur shtetin ligjor dhe të drejtat bazike të qytetarëve.

Vetëm që vilat e Lulzim Bashës të mos jenë objekt debati, opozita bën sikur nuk e dëgjon Erion Veliajn që e kërcënon përmes një qëndrimi, i cili nëse shtrihet pastaj dhe tek qytetarët e tjerë, është një problem serioz. Por me sa duket jo aq serioz, sa të shqetësojë opozitën.

Për t’u dukur sikur nuk ka lidhje me vilat, Basha ka bërë një deklaratë se e ka çuar çështjen në SPAK, a thua se Erion Veliaj i ka vjedhur vilat.

SPAK heton për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, jo për gënjeshtrat e zyrtarëve të lartë. Për rastin në fjalë, Veliaj në rastin më të keq nuk i ka vjedhur ndonjë vilë, por i ka shtuar.

Kështu që çuarja në SPAK është një mënyrë që kjo çështje të mos sqarohet dhe të mos ketë një pastrim të kësaj historie.

Është njësoj siç po ndodh me kompleksimin që kanë nga deklaratat e Veliajt, të cilat në vend që t’i sulmonin dhe ta kthenin në betejë të drejtën e një qytetari për të aplikuar dhe zhvilluar pronën e vet, ulin kokën dhe bëjnë sikur nuk i tremben kërcënimit.

E dimë që Lulzim Basha i ka gjithë mundësitë ta marrë atë leje në rrugë ligjore dhe nëse e pengon Veliaj, por ai është në politikë për të dhënë siguri dhe shpresë tek qytetarët, jo për të dhënë siguri se nuk e pengon dot njeri për leje. Atë e dimë të gjithë. Madje dyshimet janë që jo vetëm lejet, por dhe paratë për lejet, ja jep pushteti.

Next Post
Veliaj akuza Bashës: A ka emër kush i çoi në Hagë drejtuesit e UÇK?

"Erdha në Kavajë me tram", Veliaj ironizon Bashën: Një 'meme' kërkon të bëhet kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In